Pas kërkesës për interpelancë në lidhje me dokumentarin e Rai 3, Rithemelimi ka kërkuar që të zhvillohen diskutime edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Ministrja Elisa Spiropali publikon kërkesën e bërë nga deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa. ”Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson”. Postimi i plotë Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes…
Author: tirana
Ministria e Arsimit dhe Sportit përmbyll ciklin e marrëveshjeve për programin e Kartës së Studentit, për studentët e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, me nënshkrimin e marrëveshjes nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Karta e Studentit do të sjellë favore të shumëfishta për studentët e Universitetit të Vlorës, pas atyre të Universitetit të Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës, Gjirokastrës dhe Kamzës, duke përmbyllur kështu ciklin e marrëveshjeve të Kartës së Studentit në çdo bashki që ka universitet në territorin e saj, që ofron mbështetje me shërbime për studentët në të gjithë…
Prej disa ditësh, Françeska në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” ka shprehur fjalë ofenduese, që më parë nuk i nxirrte gjatë debateve. Egla dhe Françeska kanë pasur një tjetër përplasje mes tyre në oborrin e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, teksa kanë marrë vëmendjen disa fjalë me të cilat Françeska ka krahasuar banoren. Egla: Disa njerëzve duhet t’u flasësh vetëm me gjuhën që janë mësuar, të kenë mbi supe, në gjuhën e dhunës. Françeska: Unë Egla do të të flas me gjuhën që ti je mësuar, me fjalët që ti ke thënë nëpër shtëpi, unë do…
Aleatët e NATO-s nuk i kanë ofruar Kievit mbështetjen e premtuar! Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake gjatë një interviste në vizitën e tij në Berlin. Mes vonesave dhe hezitimit në dërgimin e ndihmave, Ukraina po përballet me humbje në fushëbetejë, teksa Rusia ka supermacinë në tokë dhe ajër. Shefi i NATO-s thekson se nuk është shumë vonë për një fitore të Ukrainës teksa, më shumë ndihma pritet të dërgohen së shpejti. “Është përgjegjësia jonë t’i përkthejmë premtimet në furnizime reale të armatimeve me municione dhe që ta bëjmë këtë sa më parë”, ishin fjalët e Stoltenberg.…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur i veshur kuqezi dhe duke puthur macen e tij Sashën, lutet edhe për Konventën Kombëtare që do të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve. Nesër në orën 10:00 Meta ka thirrur Konventënme objektivin për të pastruar partinë nga tradhtarët dhe nepotizmi. Nuk do të mungojnë notat patriotike. Vëmendjen kryesore pritet ta ketë pikërisht grupi ”Kryemadhi”, ndaj të cilit Meta ka pasur jo pak kritika dhe madje, akuza të forta duke i cilësuar si tradhtarë e të infiltruar të Edi Ramës. Përballjen e parë Meta-Kryemadhi e patën në Komitetin Politik Drejtues, por…
Artisti Olsi Bylyku, pas gjithë kunjave dhe thumbave kundrejt produksionit të “Big Brother Albania Vuip 3” dhe Top Channel-it, ka publikuar dje në Instastory një dokument, përmes të cilit njoftoi se media e kishte hedhur në gjyq. “Gabim i madh shumë”, shkroi aktori i humorit, më pas, publikoi këngën e tij të re dhe bëri një reagim të gjatë në llogarinë e tij në Instagram. “Në drekë u zgjova me një mesazh nga prindërit e mi, të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u…
As 24 orë nuk zgjati liria e përfituar nga Amnistia Penale. Ardian Isufi vodhi një automjet, dhe është arrestuar sërish nga Policia e Pogradecit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në qytetin e Korçës, foli edhe për Isufin. Balla tha se ata e dinë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për t’iu rikthyer aktivitetit kriminal. Nga ana tjetër, Balla nënvizoi se kërkon t’i rikujtojnë personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi, por si një mesazh që…
Deputeti i Rithemelimit në PD, Tomor Alizoti ka reaguar për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi interpelancën në Parlamentin e Shqipërisë e thirrur nga Gazment Bardhi. Për është për të ardhur keq që institucionet e drejtësisë nuk po reagojnë për akuzat e ngritura nga opozita dhe nga emisioni investigativ i Rai3. “Reagimi ekstrem i Ramës në mbrojtje të mikut të kartelit të kokainës së Xibrakës dhe ish-avokatit si vëllezërve të tyre, duket se po zbulon një të vërtetë që pëshpëritej prej kohësh. Rama nuk po sillet si kryeministër i zgjedhur, por si i përzgjedhuri i krimit në krye…
Për herë të katër, edhe këtë të premte poshtë zyrës së kryebashkiakut të majtë, kundërshtarët e Erion Veliajt i kërkuan SPAK të hetojë edhe Veliajn për dosjen 5D, çështje për të cilën drejtësia ka çuar pas hekurave disa ish-zyrtarë të institucionit. Skenari nuk ndryshoi, pas fjalimeve u hodhën fruta-perime dhe mjete pirroteknike ndaj godinës së bashkisë së kryeqytetit. I vendosur edhe nën presionin e mbështetësve që kërkonin çarjen e kordonit të policisë, Tedi Blushi i partisë së Ilir Metës arriti që me një flamur në dorë të kalonte vetëm barrierën metalike. Në një dyluftim me policinë u hoqën kangjellat e…
Prej disa ditësh është hedhur për konsultim publik projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues ku do të merren mendimet e profesionistëve të fushës, grupeve të interesit si dhe organizatave jofitimprurëse. Deputetja e Rithemelimit në PD, Ilda Dhori e cila është kundër projektligjit, thotë se gratë shqiptare do të kthehen në skllave moderne, ndërsa fëmija do të shndërrohet në mall. ”Para një muaji, një kolegia jonë e PS kërkoi një informacion zyrtar nga MSH sesa janë procedurat e kryera të fertilizimit invitro nga spitalet private dhe përgjigja ishte se nuk kemi një regjistër për këto procedura. Hidhet një projektligj në konsultim…
Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Lushnje, të cilin e konsideroi tregues të partneritetit të prodhuesve shqiptarë me ata të huaj, si dhe arritje të konkurrueshmërisë së produkteve tona në tregjet ndërkombëtare. Begaj bisedoi me fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes tyre dhe aktorëve kryesorë të këtij sektori, me synim zhvillimin e bujqësisë edhe ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së produkteve. ”Produktet bujqësore Made in Albania duhet të jenë edhe krenari kombëtare. I kemi të gjitha mundësitë. Tashmë, duhet vendosmëri për të vijuar punën e nisur dhe dashuri për këtë…
Në popullsinë shqiptare përgjatë 5 viteve të fundit, janë dyfishuar kërkesat për kryerjen e testeve gjenetike. Veçanërisht pas pandemisë, jo vetëm çiftet e reja që planifikojnë të sjellin në jetë fëmijë, por edhe individë që kanë histori familjare, gjithnjë e më shumë po kërkojnë të dinë nëse do të preken nga sëmundjet që vuajnë familjarët e tyre. Mjekësia po i referon testet gjenetike për një diagnostikimin më të mirë të sëmundjeve. Por ende për pjesën më të madhe të analizave të tilla, qytetarët vijojnë t’i drejtohen laboratorëve jashtë vendit, pasi nuk ofrohen në Shqipëri. Referuar testeve që kryhen në Shqipëri,…