Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social “X” lidhur me interpelancën urgjente të kërkuar nga Gazment Bardhi për dokumentarin e RAI 3, në të cilin hidhen akuza mbi qeverinë. Përmes një postimi të gjatë, Rama akuzon opozitën duke thënë se kërkon interpelancë urgjente në Kuvend, ndërsa ata vetë janë autorë të investigimit që hedh “baltë” mbi Shqipërinë. Rama thotë se është vetë opozita ajo që ka nxjerrë shpifjet ndaj tij, të cilat më pas ia ka “shitur” televizionit italian, për t’i përdorur tashmë se akuza që vijnë nga jashtë e për të kërkuar tashmë…
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur ish-zyrtarin e Urbanistikës Sarandë, Ariel Balani dhe ish-zyrtarin e IKMT Julian Preni, të akuzuar përkatësisht për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Sofia Doda dhe Foti Doda, ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite më parë kishin ndërtuar një objekt. Balani duke qenë punonjës në Zyrën e…
Mediat spanjolle kanë raportuar se qeveria e Spanjës ka synim të ndërhyjë në Federatën Spanjolle të Futbollit për të zgjidhur kaosin që ka kapluar institucionin duke qenë se ende nuk ka asnjë president të ri. Kandidati kryesor është pezulluar përkohësisht nga kandidimi pas akuzave të vazhdueshme për korrupsion që janë ngritur në organin kryesor të futbollit spanjoll. Ndërkohë, UEFA nuk është shumë e lumtur për situatën dhe sipas mediave spanjolle, mund të pezullojnë klubet spanjolle nga garat europiane nëse konfirmohet ndërhyrja politike nga qeveria spanjolle, gjë që bie totalisht në kundërshtim me statutin e institucionit.
Policia e Vlorës është vënë në kërkim të një 26-vjeçareje, pasi dyshohet se i ka vjedhur paratë bashkëjetuesit të saj para dhe është larguar. “Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetases A. S., 26 vjeçe, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, bashkëjetuesit të saj”, njofton policia. Po ashtu Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Gj., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Stjar, Delvinë, i ka vënë zjarrin një autobusi të parkuar, për…
Ka përfunduar protesta e thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në protestat e radhës, protestuesit hodhën molotov, fruta dhe vezë në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë.
Tedi Blushi, këshilltari i bashkisë së Tiranës nga Partia e Lirisë, ka temtuar që të futet brenda ambienteve të bashkisë. Me një flamur kombëtar në dorë, Tedi Blushi është hedhur mbi efektivët e policisë për të çarë kordonin e policisë.
Dy protestues janë ndaluar gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Burime bëjnë me dije se u janë gjetur lëndë piroteknike. Të dy ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë. Ndonëse ishin në kërkim, ata morën pjesë sërish në protestën e sotme, por u ndaluan nga policia për mbajtjen e lëndëve piroteknike.
Protestuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë gjatë protestës kanë hedhur moltovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe në këtë foto , molotovët shpërthyen në flakë para dyerve të Bashkisë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin.
Ndryshe nga herët e tjera, sot opozita ka kërkuar leje që protesta të zgjasë deri në orën 20:00. Për këtë arsye në afërsi të godinës së bashkisë, shihen forca të shumta sigurie për të garantuar rendin. Kujtojmë se një protestën e mëparshme opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vendin tonë.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro zhvilloi një inspektim në bashkinë Mat për të parë nga afër zbatimin e projektit pilot që bën të mundur ndarjen e mbetjeve në burim dhe mbledhjen e tyre nga ekipet e bashkisë direkt nga subjektet dhe banorët duke larguar nga përdorimi koshat e mëdhenj urbanë në qytet. E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, ministrja Kumbaro ndaloi në qytetin e Burrelit ku u takua edhe me banorë të cilët ndanë këtë përvojë të menaxhimit të mbetjeve urbane. “Që të bindësh një komunitet të tërë që jeton në lagje të ndryshme, që jeton në…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Corriere Della Serë-n në lidhje me emisionin e ‘Report’ në Rai 3 i cili trajtoi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar për median italiane se ka kërkuar që të flasë për emisionin Report, për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë si dhe për të folur në lidhje me marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët. Intervista e plotë Kryeministër Edi Rama, nuk ndryshuat qëndrim, pasi telefonuat Rai-n për emisionin e Report për marrëveshjen Itali-Shqipëri? Rama: ‘Fatkeqësisht nuk mund ta fshij atë fjalë. As inteligjenca artificiale nuk mund…
Fredi Beleri nuk rezulton aspak i votuar në sondazhet e bëra në Greqi sa i takon kandidatëve për eurodeputetë në listën e partisë “Demokracia e Re”. Në një lidhje skype për emisionin “Breaking” me Dafina Hysën në Top News, gazetari Artur Bibe tha se vetë deputetët e partisë së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis e kanë pranuar se futja e Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë, u bë me qëllim marrjen e votave të ekstremit të djathtë në Greqi. “Pjesa politike është transferuar në Athinë ku është bërë pjesë e një arene brutale mes forcave të majta dhe të djathtave.…