Këtë të enjte, banorët e ”Big Brother Albania Vip 3” kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jetojnë më. Aktorja Egla Ceno ka zgjedhur të telefonojë babain e saj, të cilit mes lotësh i thotë që është mirë dhe se e ka marrë malli për të. ”Alo ba… hë mo, ç’bëhet andej nga ty? Si të shkojnë punët? A qesh a… ë? Je plakur mo? Mos më thuaj… (qesh). Miri është rritur, është bërë me dy fëmijë, Berti ka dy goca. Unë mbahem, mbaj mamin… e di ti, goca e babit pra. Shokët e tu ca më shkruajnë…
Author: tirana
Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi reagoi pas miratimit të njëanshëm të planit të hetimit nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës. Për të vijimi i kësaj mbledhje pa anëtarët e tjerë ishte një veprim i paligjshëm teksa e cilësoi aktin si një uzurpim të dhunshëm. “Mbledhja e vazhduar nga PS, pas mbylljes së saj nga Kryetarja e Komisionit, është e paligjshme, është një vetgjyqësi politike mafioze dhe vendimet e saj janë të pavlefshme pra nul. Edhe plani hetimor i njëanshëm i votuar nga kjo vetëgjyqësi politike është i paligjshëm dhe me zero vlere ligjore. Akti i…
Ikona e sportit të xhodës në Kosovë, Distria Krasniqi ka shkëlqyer në kampionatin Europian të xhudos, i cili është mbajtur në Zagreb të Kroacisë, aty ku ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë. 28-vjeçarja, e cila garoi në peshën deri në 52 kilogramë, mposhti në finale xhudisten italiane Odette Giuffrida. Krasniqi shfaq formën e saj të jashtëzakonshme para Lojërave Olimpike, të cilat do të mbahet gjatë kësaj vere në Paris, aty ku pretendohet medalja e artë nga Kosova.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmet që përfshijnë vëllain e tij, Olsi Ramën dhe Gazment Bardhin. SPAK-u sot vendosi të mos marrë në shqyrtim kallëzimin penal të Olsi Ramës ndaj Bardhit dhe kreu i qeverisë thotë se kemi të bëjmë me një nivel të ri pafytyrësie që po i bëhet publikut shqiptar, dhe se i është shitur si sapun për djathë italianëve. ”“Kam bërë kallzim” po kallzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallzimit inekzistent të…
Kryeministri Edi Rama është kryelajm në mediat italiane, kjo pas disa reagimeve lidhur me emisionin ”Report” në RAI 3, i cili duke trajtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, sipas kreut të qeverisë hodhi baltë mbi Shqipërinë. Rama e konsideron sulm ndaj kryeministres së Italisë, Melonit dhe që po bëhet në kurriz të Shqipërisë. “Baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar Melonin! Po sillen si komunistët e vjetër“,-është titulli i intervistës së kryeministrit Rama publikuar në faqe të parë të gazetarës italiane “Il Giornale”. Dje Rama dha një intervistë për ”La Repubblica” e cila korrigjoi gabimin për atë që e…
Kryeministri Edi Rama do të nisi së shpejti turin e takimeve me shqiptarët në diasporë. Edmont Guri, përfaqësues i diasporës shqiptare në Greqi, thotë se pret që shteti shqiptar ta kthejë më shumë vëmendjen nga kjo shtresë. Ai foli për takimin e planifikuar nga Rama me shqiptarët në Greqi. Për të diaspora shqiptare në Greqi kërkon të ngrejë marrëdhënie të shëndetshme me shtetin shqiptar dhe një gjë shqetësuese sipas tij, është edhe vota e diasporës, e cila nuk është mundësuar ende nga politika në vendin tonë. ”Greqia ka diasporën e saj. Është një moment shumë i përshatshëm për të dy…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pohon se Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, luftës ndaj narkotikëve dhe kapjes së personave në kërkim. Balla thekson edhe se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona. “Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale”, shkruan Balla. “Përgëzime Policisë së Shtetit në Korçë, Dibër, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tiranë, Hani i Hotit dhe Vau i Dejës, për…
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka lëshuar një tjetër deklaratë kërcënuese për Ukrainën, por edhe Perëndimin dhe këtë e ka bërë duke përmendur armët bërthamore. Ai është shprehur se me dhjetëra koka bërthamore janë vendosur tashmë në Bjellorusi. “Në rast të një sulmi ndaj Bjellorusisë, Minsku dhe Moska do të përgjigjen menjëherë me të gjitha llojet e armëve”, shtoi Lukashenko. Edhe pse ukrainasit janë në vështirësi në përballjen e tyre në lindje me forcat ruse, presidenti theksoi se 120 mijë ushtarë ukrainas janë vendosur tashmë në kufirin me Bjellorusinë dhe se mundësia është e lartë për provokime të armatosura nga…
Ardian Isufi dje la qelinë e burgut të Drenovës, pasi përfitoi nga Amnistia Penale, por sot ai kërkohet nga policia për vjedhje. I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti. Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi. Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë vendim për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e bërë nga vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ndaj deputetit Gazment Bardhi për “kallëzim të rremë” me arsyetimin se nuk provohet që Bardhi të ketë kryer një kallëzim ndaj tij. “Nuk rezulton që nga ana e shtetasit Gazment Bardhi apo ndonjë përfaqësues i tij të jetë depozituar kallëzim penal pranë prokurorisë apo oficerit të policisë gjyqësore që të konsiderohet se është paraqitur kallëzim…” – thuhet në vendimin datës 17 prill të prokurorit Elvin Gokaj. “Në këto kushte, përderisa nuk…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizite të shkurtër në Hollandë, ku është takuar me kryebashkiakun e Roterdamit, Ahmed Aboutaleb. “Është gjithmonë kënaqësi të takoj mentorin, kryebashkiakun Aboutaleb, gjatë një vizite gjysmë-ditore në Roterdam për WEC2024 (Këshillin Botëror të Energjisë). Kompanitë arkitekturore lider në Rotterdam si MVRDV, jo vetëm që po e ndihmon qytetin e Tiranës me super dizajne, si Piramida dhe qendra TUMO, por gjithashtu po e bëjnë atë në mënyrë të qëndrueshme për një qytet të sigurt për të ardhmen”, shkruan Veliaj.
Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother Albania Vip 3” nga i vëllai Romeo që është banor në BBV3. Një helikopter lëshoi karafila sot mbi shtëpinë e Big Brother, si surprizë për Romeo Veshajn nga vëllezërit e tij. “Të dua, vëlli im përgjithmonë. Më ka marrë malli, të dua”, është shprehur Romeo mes lotësh teksa në shtëpi binin karafilat. Këto ditë kanë qenë aspak të lehta për Romeon, i cili përpos debateve të shumta me banorët, ka pasur diskutime të forta edhe me Heidin për shkak të një droni që i thoshte…