Author: tirana

Projekti i studios së arkitektit Steven Hall, u shpall fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e “Expo Albania”, ku garuan 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore. 5 skuadrat finaliste u përzgjodhën mes afro 60 konkurrentësh nga e gjithë bota, ndërkohë që juria ndërkombëtare shpalli sot fitues projektin e studios së arkitektit amerikan, Steven Hall. “Këto projekte kanë një dimension kulturor, janë projektet më të mira në portofolin tonë. Të gjithë jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë”, u shpreh arkitekti i studios fituese. ”Expo Albania” është qendra multifunksionale e Tiranës moderne të së ardhmes, projekti për të cilën…

Read More

Dashi Prapavija e Mërkurit ka sjellë një ndikim të madh në shenjën tënde, sidomos gjatë sezonit të Dashit, duke e mbushur jetën tënde me kaos dhe mungesë komunikimi. Në njëfarë mënyre, ke qenë me nerva gjithë këto kohë. Në këto javët kur të marrësh veten, duhet të përqendrohesh tek ushtrime fizike, që të pastrosh mendjen. Demi Shumë Demë kanë kaluar në prapavijën e Mërkurit deri diku të pandikuar. Si një shenjë shumë pragmatike, nuk e ka pasur të vështirë të vazhdojë me sipërmarrjet e veta dhe të mos panikoset. Planeti që të udhëheq, Afërdita, të ndihmon që të ruash qetësinë…

Read More

Nga Amnistia Penale ka përfituar edhe Theophilus Solomon, ish-sulmuesi i Partizanit që u arrestua në muajin shkurt për “dhunë në familje” ndaj ish-të dashurës. Ai doli të mërkurën nga burgu. Futbollisti që aktualisht luan te skuadra e Dukagjinit në Kosovë ishte pjesë e mes 780 të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia për vepra të ndryshme penale. Solomon ishte arrestuar dy muaj më parë viti në Kosovë, ndërsa ishte ekstraduar në Shqipëri për një rast për dhunë në familje në vitin 2021.

Read More

Këtë të enjte, punonjësit e Task Forcës janë kërcënuar nga një person i armatosur në fshatin Buzaishtë të Pogradecit. Punonjësit shkuan në fshat për verifikimin e personave me ndihmë ekonomike, por janë përballur me një situatë aspak të zakontë. Spartak Çela u ka dalë përpara dhe i ka kërcënuar me armë. Çela si fillim ka debatuar me shoferin e Task Forcës dhe më pas kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë por fill pas konfliktit Çela ju ka kërkuar falje(duke u shprehur se i ka keqkuptuar dhe i mendonte persona të tjerë(polici) dhe është larguar në drejtim të paditur. 40-vjeçari Çela…

Read More

Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të ”Big Brother Albania Vip 3”, si për lojën e saj ashtu edhe për lidhjen me Romeo Veshaj. Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në Grande Fratello, Heidi pati një romancë të shkurtër me aktorin italian Massimiliano Varrese. Romanca e tyre nuk u pranua nga familja e saj dhe për këtë babai i Heidit vendosi të hynte në shtëpi për ta larguar nga formati. Heidi hoqi dorë nga edicioni dhe disa muaj më vonë u bë…

Read More

Grupi i ”Rithemelimit” është kundër idesë për një sistem zgjedhor me prim që i jep partisë më të madhe fituese një numër shtesë mandatesh në tavolinë veç për faktin se ka fituar zgjedhjet. Ata kërkojnë jo vetëm lista të hapura, por edhe prekjen e Kushtetutës për rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë, por për socialistët kjo çështje është mbyllur njëherë e mire në 2020. Edhe pse akuzojnë SPAK-ut për arrestim e paligjshëm të Sali Berishës, kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e një Task-Force të përhershme për ndëshkimin e parregullsive në zgjedhje. “Nuk i besojmë tek SPAK zgjedhjet, por i…

Read More

Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, kanë miratuan të vetëm, pra pa opozitën që e kërkoi këtë komision nisjen e hetimit parlamentar. Me 8 vota, u miratuan edhe kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucioneve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës. Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa më herët u ndërpre nga kryetarja Albana Vokshi.

Read More

Nesër opozita do të jetë sërish në protestë para Bashkisë Tiranë. Policia e Shtetit informon se ka marrë masa për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte, 26 prill 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Policia njofton se nesër në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.…

Read More

GJKKO ka firmosur 9 urdhër arreste për një grup kriminal që merrej me kultivimin e drogës në sasi të mëdha në Berat, ku u zbuluan 8 dynym sera të mbjella me kanabis dy vite më parë. Prej tyre janë ekzekutuar 6 masa sigurie, kurse tre persona janë ende nën hetim. Serat e kanabisit në Berat u zbuluan rreth dy vite më parë, ndërsa procedimi filloi për 11 persona. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të ndjekjes penale të procedimin penal Nr.5, viti 2023, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë…

Read More

Sezoni i ardhshëm mund të jetë vërtet i pafund për Interin dhe Juventusin. Dy klubet italiane do të jenë të impenjuara në Botërorin për Klube, që do të zhvillohet në qershor 2025. Zikaltrit dhe Bardhezinjtë do të jenë të impenjuar për 11 muaj, duke filluar nga 17 gushti, ndërsa finalja e Kupës së Botës është planifikuar për 12 korrik. Merkato do të duhet të jetë thelbësore për të përballuar një sezon të tillë. Juventusi do të duhet të punojë i freskët nga një sezon me vetëm kampionatin dhe Kupën e Italisë. Në 5 kompeticione duhet të zhvillojnë 51 ndeshje. 38…

Read More

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare. Sekretarja për marrëdhëniet me Jashtë në PS, Romina Kuko tregon qëllimin e kësaj lëvizjeje. Takimet me shqiptarët që jetojnë në këto kryeqytete europiane përkojnë me fushatën elektorale të zgjedhjeve për parlamentin europian. Duke konsideruar numrin e lartë të emigrantëve që jetojnë në Greqi, a po synon Rama të orientojë votën e emigrantëve drejt partisë simotër në Greqi? Për ”A2cnn”, Romina Kuko preferon të mos e quajë një “show forcë” të Edi Ramës ndaj homologut grek Mitsotakis, por nuk e mohon se është një përpjekje…

Read More

“Festivali i Verës Merano”, një traditë italiane që daton nga viti 1992 do të zbresë këtë vit në kryeqytetin shqiptar, në fundjavën e 11 dhe 12 majit. Ekspertë nga e gjithë bota, prodhues të verës, degustues, por edhe vizitorë të pasionuar takohen në këtë aktivitet gastronomik ndërkombëtar, për të shijuar dhe vlerësuar verërat, por edhe specialitete të tjera. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në takimin që zhvilloi me organizatorin kryesor të këtij eventi, Helmuth Köcher, vuri theksin te nevoja e promovimit të produkteve vendase dhe bashkëpunimi me institucionet përkatëse, për ta kthyer këtë festival në një histori suksesi…

Read More