Gjykata Kushtetuese ka pranuar për shqyrtim padinë e opozitës për tatimin e profesioneve të lira. Në njoftimin e siguruar nga Shqiptarja.com, thuhet se Kushtetuesja ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë publike, ndërsa gjatë procesit të gjykimit do të thirren edhe palët e interesuara, deputetët e opozitës si edhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave. Nëse palët kanë argumente të tjera mbi këtë çështje, kanë afat për t’i depozituar deri më datë 21 maj. Më datë 28 shkurt, 37 deputetë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë depozituan një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për tatimin mbi të ardhurat,…
Author: tirana
Nesër 27 prill do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kreu i PL-së, Ilir Meta njofton se Konventa do të mblidhet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00. “Pranvera nuk ndalet! Nesër në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve mbledhim Konventën historike Kombëtare për 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus! “, shkruan Meta krahas nje pikture që ka publikuar në Facebook.
Një 36-vjeçar shqiptar dhe një tjetër 46 vjeç kanë rënë në prangat e policisë në Milano. Efektivët gjetën në garazhin e tyre 5.2 kilogramë heroinë. Disa blloqe droge ishin mbuluar me soppressata kalabreze dhe të mbushura me vakum. Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dy të dyshuarve dhe ka gjetur kartëmonedha me vlerë prej 70 mijë eurosh. Shqiptarët u arrestuan me akuzën e posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Agronomi Zef Gjeta i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka zbuluar për konsumatorët disa nga masat që duhet të marrin për t’u mbrojtur nga pesticidet te frutat dhe perimet. Gjeta u bëri thirrje fillimisht konsumatorëve që të mos kërkojnë produkte të cilat nuk janë të stinës. Sipas tij, sjellja e konsumatorit, shërben si nxitës për fermerin në kultivim dhe përdorim të stimuluesve të ndryshëm për bimët. “Janë një grup që përdoren për stimulimin e bimës, për ta mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe janë ehe këto të tjerat që në popull quhen hormone. Janë kimikate. Janë gjerë që natyralisht trupi…
Artan Hoxha ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga SPAK. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha foli për hetimet për çështjen CEZ-DIA, për të cilat Meta ka sulmuar personazhe konkretë. Bëhet fjalë për Rome Karaj dhe Elvis Mata, ky i fundit një person dikur i afërt i Metës, por sot mendohet se është dëshmitar i SPAK. “SPAK-u ka intensifikuar veprimet, sepse ka edhe afate. Çështjet kanë ardhur drejt fundit. Nga 9 kallëzime, 6 janë refuzuar, 3 kanë mbetur në lojë. Në dy është Kryemadhi dhe Meta për CEZ DIA. Zoti Meta e…
Kompozitori i njohur Enver Shengjergji ka reaguar ashpër ndaj këngëtares shqiptare, Rovena Dilo, për një këngë që kjo e fundit ka kënduar dhe hedhur në youtube disa vite më parë. Bëhet fjalë për këngën ‘Nën kurorën e ullirit’. Kompozitori i kthehet këngëtares, duke e pyetur ku e gjen kjo e fundit të drejtën për të risjellë dhe ndryshuar melodinë e këngës. Mes të tjerash ai thekson se këngëtarja nuk i ka marrë leje. Postimi: KJO ËSHTË E PATOLERUESHME SE SI MUND TE KËNDON KËNGA IME NËN KURORËN E ULLIRËT, KU E GJEN KËTË TË DREJTË Megjithë respektin dhe konsideratën time…
Një nga pyetjet e përmuajshme në sondazhin që zhvilloj për Report TV është: “Për cilin nga 4 politikanët kryesorë keni opinionin më pozitiv?”. Në sondazhin e kësaj të mërkure përgjigjet ishin 42% për Ramën, 16.5% për Berishën, 3.8% për Bashën, 2.5% për Metën, dhe 35.2% për asnjërin nga këta të katërt. Me një ekstrapolim të përafërt statistikor, këto përqindje përkthehen në rreth 840 mijë simpatizantë të Ramës, rreth 330 mijë simpatizantë të Berishës, rreth 76 mijë simpatizantë të Bashës, rreth 50 mijë simpatizantë të Metës, dhe rreth 704 mijë që nuk simpatizojnë asnjërin prej tyre. Po si janë të shpërndarë gjeografikisht këta…
Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të Tiranës, është shënuar rritja më e fortë e çmimeve të shitjes së apartamenteve. Tendencë në rritje ka pasur edhe te pronat në zonat qendrore. Por ky çmim a është në raport të kërkesës për këtë treg? Për SCAN ndërtuesi Artur Roshi ka thënë se kosto për 1 metër katror ndërtim varion nga 700-850 euro, prandaj nuk duhet të abuzohet me çmimet. “Kostua varion nga 700-850 euro/m2, duke përfshirë pronarë, taksa e çdo gjë. Ti nuk mund…
Partia e Lirisë, Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajnë sot një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Për shkak të protestës, Policia e Shteti ka njoftuar se nga ora 09:45 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. “Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti ideja e arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, që u përzgjodh një ditë më parë në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO Albania. Kreu i qeverisë shkruan se do të jetë një kompleks modern për organizimin e evenimenteve të ndryshme dhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë në Tiranë. “Mirëmëngjes dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme,…
Ilir Meta iu ka kthyer përgjigje deklaratave të Lulzim Bashës se Meta është “kartë e djegur dhe përfituesi më i madh i pushtetit”. Sipas Metës, Basha është gënjeshtar i lindur dhe këtë e bën edhe kur fle gjumë. “Edi Rama tha nuk është më kryeministër tha, apo jo? E tha edhe e mbajti fjalën. I dashur Blendi, ky jo vetëm për orën që të gënjen, por ky edhe kur fle gënjen, pale kur flet. Edhe kur fle ky gënjen. Është gënjeshtar i lindur dhe 24 orë pa ndërprerje”, tha Meta në “Opinion”. Një përgjigje e pati edhe për deklaratat e…
DASHI Afërdita vazhdon kalimin e saj në shenjë, forcon idealin tuaj të dashurisë dhe ju lejon të rifitoni pak qetësi pas muajsh trazirash. Për sa i përket punës, jeni në pritje të lajmeve. Do jeni pak nervoz sepse ndonjëherë duhet të prisni përgjigje që nuk vijnë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 26 prill 2024), marrëdhëniet e krijuara së fundmi ndikohen nga disa reagime, madje mund të jetë vetëm një moment largësie i shkaktuar më shumë nga faktorë të jashtëm sesa nga motive psikologjike ose emocionale. Lajmet e punës, ndryshimet e nevojshme, mendoni të ndryshoni nëse nuk jeni…