Lulzim Basha është një hap para kryeministrit Edi Rama, pasi e ka nisur i pari turin e takimeve me shqiptarët në Diasporë, që kreu i qeverisë do të nis si tur pak më vonë. Ai ka lajmëruar një takim me bashkatdhetarët e zonës së Desia në Itali, ku do të ketë mundësi të bashkëbisedojë me shqiptarët që jetojnë në këtë rajon mbi problematikat e tyre dhe sidomos për propozimin e PD për votën e diasporës. Nga ana tjetër, Basha e ka bërë të ditur këtë takim nëpërmjet një video ku fton qytetarët ti bashkohen në këtë takim. ”Ftesë bashkatdhetarëve tanë…
Author: tirana
Shqiprim Arifi, ish-kryebashkiaku i komunës së Preshevës ka folur hapur dhe ka treguar për herë të parë arsyet pse u shkarkua nga detyra. Më tej, Arifi theksoi se nuk do të vazhdojë më rrugën në politikë, por do të luftojë në nivel tjetër për shqiptarët në Luginën e Preshevës. “Shkarkimi im ka qenë arbitrar. Ka ndodhur në mes të natës së të premtes së kaluar dhe pas kërcënimit publik të Vuçiç në drejtim timin dhe të shqiptarëve. Ka shumë arsye për shkarkimin tim, por 24 orë para tij më vendosën gjobë për vendosjen e flamurit kombëtar. Po shkarkohem për vendosjen…
Dy autorët e vjedhjes së dy televizorëve në një banesë në Divjakë, janë identifikuar nga policia. Mësohet se është arrestuar 22 vjeçari D.C, ndërsa ka nisur hetimi për një 16 vjeçar. Nga ana tjetër, në pranga edhe 25 vjeçari S.Gj i cili ka blerë dy televizorët edhe pse kishte dijeni që ishin të vjedhur. Televizorët e vjedhur u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Qatip Osmani, trajneri i cili u shkarkua nga Vllaznia, ka reaguar duke u shprehur se ky ishte një vendim i papritur për të. Për të ekipi ishte “në rrugë të mirë drejt objektivit që në momentin e firmosjes së bashkëpunimit më kishin vendosur të ishte dalja në Evropë, derisa ne kishim shanse reale për titull”. “Me keqardhje të thellë, dëshiroj të njoftoj se drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës kanë vendosur të ndërpresin para kohe marrëdhënien time si trajner, edhe pse me pak ndeshje deri në fund jemi në garë për titull në kampionatin aktual. Kontrata ime me…
Zv/kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj priti sot një delegacion nga Komisioni për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës. Në nisje të takimit, Felaj vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet. Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë si dhe i njohu anëtarët e delegacionit më nga afër me sfidat dhe reformat e ndërmarra nga parlamenti shqiptar, reformën e pagave dhe mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë ndaj qytetarëve, fermerëve dhe biznesit. “Një ndër gjërat për të cilat kemi luftuar shumë ka qenë…
Pas 5 muajve, Prokuroria e Elbasanit ka dokumentuar shkencërisht se personi i vrarë më 15 dhjetor të vitit të shkuar, me armë zjarri brenda burgut të Peqinit është shtetasi Arben Lleshi. Nevoja për identifikimin e Lleshit lindi për shkak të pretendimit të familjarëve se i vrari nuk ishte i afërmi i tyre. Prokuroria e Elbasanit dhe IML kryen identifikimin përmes gjurmëve të gishtërinjve. Rezultatet i janë bërë me dije edhe familjarëve të Lleshit. Trupi i pajetë i tij vijon të qëndrojë prej më shumë se 5 muajsh në morgun e QSUT, pasi nuk është tërhequr nga familjarët. Gazetari investigativ, Artan…
Deputetja e Rithemelimit, Ina Zhupa teksa flet për Komisionin Hetimor në lidhje me koncesionet në Shëndetësi, theksoi se PS kërkon që të mbyllë një vjedhje galopante prej 200 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Sipas saj mazhoranca po bën gjithçka që anëtarët e saj mos të hetohen. ”Kishim një konferencë për atë që ndodhi dje në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të bëhen 4 orë diskutime. Mazhoranca kërkon të hetojë që nga viti 2006, ndërkohë që koncesionet e Chek Up-it nuk kanë ekzistuar në atë kohë. PS kërkon t’i vërë kapak një vjedhjeje 200…
Modelja Françeska Murati, është një nga banoret më energjike dhe aktive të ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe së fundmi i ka quajtur shkërdhaçka të gjithë banorët. Kaq ka mjaftuar që konkurrentët të shpërthejnë në të qeshura, megjithëse modelja tha se Egla Ceno i ka thënë asaj që shkërdhaçkë quhet ajo pajisje që bën gjalpin. “Bravo shpirti, thuaje me zë të lartë”,-u shpreh aktorja duke qeshur. Françeska: Egla a nuk është ashtu? Juli: Si është? Françeska: Shkërdhaçkë (banorët shpërthejnë në të qeshura) Juli: Leje ça ja fut kot ajo. Romeo: E morët vesh tani. Egla: Shkërdhaçkë është korçare. Françeska: Egla…
Mbreti Charles ka qëndruar larg syve të publikut prej kohësh tashmë, pasi u bë publike edhe diagnoza e tij. Në shkurt, qytetarëve britanikë iu bë e ditur se Mbreti ishte diagnostikuar me kancer. Që prej atëhere, gjendja e tij shëndetësore nuk dihet. “Sigurisht që ai është i vendosur që ta mundë kancerin. Të gjithë po qëndrojnë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë. Më shumë nga ç’po tregohet”, i tha një burim, i përshkruar si mik i vjetër i familjes mbretëore “The Daily Beast”. Pallati Mbretëror nuk e ka zbuluar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë, por u…
Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s, ka thënë ministri i saj i mbrojtjes. Por trupat e NATO-s kanë krijuar kërcënime shtesë për Rusinë duke u afruar më pranë kufijve të saj, shtoi Sergei Shoigu, sipas agjencisë së lajmeve TASS. Ai u citua gjithashtu të ketë thënë se Uashingtoni po e zvarrit qëllimisht konfliktin në Ukrainë duke ushtruar presion të paprecedentë. Lidhur me termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, Shoigu pohoi se sulmet e supozuara të Ukrainës rrezikojnë pasoja katastrofike. Fabrika ka qenë e pushtuar nga trupat ruse që në fillim të konfliktit.…
Tifozët e Shqipërisë dhe të të gjithë skuadrave të tjera pjesëmarrëse në “Euro 2024” duhet që të bëjnë kujdes kur të paraqiten në stadium pasi UEFA ka vendosur rregulla strikte. Nëse keni një biletë për në “Euro 2024” atëherë ditën e ndeshjes duhet të bëni kujdes për sendet, të cilat do të merrni me vete në impiant. Sipas UEFA-s tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme përpara se të futen në stadiume.“Pijet e ndryshme, mbushësit e cigareve elektronike, ushqimet të ç’do lloji duke përfshirë fruta si mollë, banane dhe portokalle”, do të jenë të ndaluara në stadium.
Një 64-vjeçar, i identifikuar si Pëllumb Braçe, i dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” është arrestuar këtë të premte. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet thonë se bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, 64-vjeçari është kapur në Kapshticë, në hyrje, dhe është vënë në pranga. Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, sepse në vitin 2010, ka përvetësuar me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.