Author: tirana

Kolegji universitar Bedër në bashkëpunim me programin e Bashkimit Evropian Connecting Theory and Practical Issues of Migration and Religious Diversity (COREnet) dhe institucionin akademik ndërkombëtar ICORECEA, organizon konferencën ndërkombëtare mbi emigrimin dhe diversitetin fetar e kulturor. Kjo konferencë do të mbledhë 110 akademikë dhe studiues nga 31 vende të ndryshme të botës, të cilët përfaqësojnë institucione me famë botërore si Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Winchesterit, Shkolla Ekonomike e Londrës, Universiteti i Barcelonës, Universiteti i Tilburgut, Université de Lausanne, Universiteti Sapienza i Romës, Universiteti i Montrealit, Universiteti i Helsinkit, Universiteti i Bergenit, Universiteti i Nevadas, Universiteti i Fribourgut, Universiteti Lille,…

Read More

Përpos akuzave virtuale, SPAK-u ka vendosur që të mos marrë në shqyrtim kallëzimin penal të vëllait të kryeministrit Olsi Rama ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Në vendim thuhet se kallëzimi i Ramës ndaj Bardhit është pushuar për shkak se Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim në prokurori për implikimin e vëllait të kreut të qeverisë në laboratorin e Xibrakës. ”Gazment Bardhi nuk ka depozituar kallëzim penal në prokurori apo në policinë gjyqsore për shtetasin Olsi Rama. zPërderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji, pasi nuk provohet si…

Read More

Situatat në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, po tejkalojnë çdo normë të lojës. Një skenë me protagonist Liamin ka ndodhur gjatë mëngjesit, dhe komentet në rrjete sociale janë se presin zarf të zi, ose përjashtim të banorit. Pasi vajzat e shtëpisë, kishin si mision nga Vëllai i Madh që të mbanin zgjuar djemtë gjatë natës, duket se Liami e ka marrë personale me Françeskën. Teksa kjo e fundit ishte në gjumë, Liami ka vendosur ta zgjojë duke i hedhur ujë në fytyrë, ndërsa më pas modelja ka filluar të kollitet. Nuk dihet nëse “Vëllai Madh” do të marrë…

Read More

Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu shpreson që të kundërshtohet parimisht nga të gjithë dhe të mos dërgohet në Parlament projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues. Për të pas këtij ligji qëndrojnë grupet kriminale mafioze brenda dhe jashtë vendit për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve dhe fetuseve me qëllim përfitimi. “Ky nuk mund të jetë ligj teknik, se lidhet me konceptin e familjes, të drejtën dhe diskriminimin e gruas, së fetusit, të fëmijës, konceptet e prindit në tërësi që familja përbëhet nga nëna dhe babai dhe fëmijët dhe jo nga prindi 1, 2, lidhet me elementë socialë dhe…

Read More

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali u takua këtë të enjte me presidentin Bajram Begajn. Spiropali thotë se bashkëpunimi mes Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, është elementi më thelbësor që garanton avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në proceset transformuese dhe integruese. ”Zhvillimet e standardeve të transparencës, llogaridhënies, debati konstruktiv, edukimi për pjesëmarrjen e qytetarëve në veprimtarinë qeveritare dhe parlamentare dhe trajtimi me profesionalizëm i çdo nisme me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët, është detyrë dhe garanci e shtuar për politika gjithmonë e më të mira”,-shkruan Spiropali. Postimi i plotë Bashkëpunimi mes Institucionit të Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të…

Read More

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temë, dialogu midis rregullatorëve dhe platformave kryesore online, të organizuar nga Rrjeti Frankofon i Rregullatorëve të Medias (REFRAM). Gjatë punimeve të ditës së parë të Konferencës së organizuar në Abixhan, në Bregun e Fildishtë, Krasniqi ka drejtuar panelin me temë, “Iniciativat shumëpalëshe të së ardhmes, për rregullimin e platformave të mëdha”. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të UNESCO-s dhe të përfaqësuesve të lartë të rregullatorit belg, anëtarë të bordit ekzekutiv të rregullatorëve të BE-së dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë në këtë panel, në fjalën e saj Krasniqi është përqendruar…

Read More

Ndonëse surpriza nga “Vëllai i Madh” për çiftin, Heidi dhe Romeo ishte që ata të kalonin çaste intime me njëri-tjetrin dhe të njiheshin më mirë. “Suita” në fakt ka sjellë debate mes tyre. Kjo për shkak se Romeo në përfundim të spektaklit të së martës, ju bashkua banorëve të tjerë në oborr dhe po debatonte me Julin. Kjo gjë e mërziti Heidin e cila po priste e vetme në vaskë, ndërsa banorët e tjerë vinin në pikëpyetje veprimet e të dyve. Gjithë dita e djeshme mes çiftit ka kaluar me debate e tensione, ndërsa situata u përleqësua kur në shtëpi…

Read More

Avokati i këngëtares Maya është përballur me bashkëshortin e artistes, në një lidhje live për “Shqipëria Live” këtë të enjte. Beqiri akuzoi Arben Shuaipin se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij dhe se ka qenë konsumator i alkoolit dhe lëndëve narkotike. Por, vetë arkitekti i mohoi të gjitha këto akuza dhe u ndal te fakti që nuk është lejuar të takojë djalin. Shuaipi: Ka qenë avokat i familjes. Më vjen keq që është bërë pjesë i këtij procesi, se është mik i përbashkët i familjes. Beqiri: I kam të dy miq, por Arbenin e kam mik…

Read More

Këtë të enjte në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës. Gjykata vendosi mospranimjn e rekursit të Fredi Belerit. Ky i fundit ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.

Read More

Skandali te shkolla e Magjistraturës nga ku konfirmohen gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të vendit, ka vënë në lëvizje qeverinë. Listës fituese iu shtuan 52 kandidatë, duke e çuar në 131 nga 79 që ishin parashikuar. Sot në orën 15.00, Bordi i Magjistraturës do të ketë një takim me ministrin e Drejtësisë, Uli Manja lidhur me skandalin e ndodhur me fazën e parë të provimit të kandidatëve për magjistratë. Shkolla e magjistatuës u përshi nga një skandal, pasi për shkak se drejtuesit e saj duke pretenduar se nuk kishte punuar pajisja scantron-i për korrigjimin elektronik të tezave, bëri korrigjime manual…

Read More

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, bashkëshorti i këngëtares së njohur Maya-s, tregon të vërtetën e tij lidhur me konfliktin në çift. Ai shprehet se; “Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe”. “Padinë e ndarjes e kam ngritur 2 vite më parë. Në 2022 kam kërkuar të ndahem, është bërë vetëm seanca e pajtimit, seanca e dytë u bë pardje. Në 14 do të paraqiten provat që kemi bërë ndaj njëri-tjetrit. Në 2022, ka kërkuar të marrë një urdhër mbrojte, unë isha në Itali, pa prova dhe pa…

Read More

Me Kodin e ri të Autostradave, i cili tashmë ka marrë miratimin e Dhomës dhe po shqyrtohet nga Senati, qytetarët italianë duhet të mendohen dy herë para se të braktisin kafshët e tyre në rrugë. Sipas mediave italiane, dispozita parashikon ashpërsim të gjobave, deri në heqjen e lejes së drejtimit. Një vendim që merret pikërisht në një periudhë të vitit kur fenomeni po pëson rritje, me afrimin e sezonit veror. Për momentin, neni 727 I Kodit Penal i dënon ata që braktisin kafshët me do të burgosen me një vit ose gjobë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.…

Read More