Author: tirana

Arsimi Profesional dhe tërheqja e të rinjve në përzgjedhjen e tij, si një rrugë alternative e sigurtë për ta, për t’u integruar në tregun e punës, vijon të mbetet një nga objektivat e qeverisë në fushën e arsimit. Në Podcast-in e sotëm, me tre mësuese në gjimnaze të ndryshme të vendit, dy Matematike dhe një e Gjuhës Shqipe, kreu i qeverisë përsëriti sërish nevojën për arsimin profesional. ‘Detyra jonë është të nxjerrim në pah talentin e fëmijëve. Të gjithë nxënësit janë shumë të mirë. Nxënësit janë më mirë se kur kemi qenë brezi jonë. Kanë më shumë burime informacioni dhe…

Read More

Një protestues është ndaluar nga policia pasi hodhi lëndë piroteknike dhe molotov gjatë tubimit para Bashkisë së Tiranës. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin: – M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse…

Read More

Bruksel, 27 prill 2024 – Me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit me bizneset dhe fuqizimit të rolit të tyre në integrimin ekonomik rajonal, Sekretariati i CEFTA-s dhe Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF) sot nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MM) në Bruksel. Kjo marrëveshje hedh themelet për bashkëpunim të zgjeruar dhe shkëmbim të informacionit që do të nxisë krijimin e një tregu të përbashkët rajonal nën ombrellën e Procesit të Berlinit. Në këtë mënyrë, të dyja organizatat demonstrojnë përkushtimin e tyre për promovimin e rrjedhave efikase tregtare ndërmjet Palëve të CEFTA-s dhe nxitjen e integrimit ekonomik…

Read More

Jeta private e Erjola Doçit ka qenë gjithnjë në sytë e publikut. Kur moderatorja u bë pjesë e “Big Brother”, ajo nisi të fliste për herë të parë në lidhje me ndjenjat dhe historitë e saj. E historia më e rëndësishme ka qenë pikërisht një raport toksik për të. Vetë konkurrentja zbuloi se ishte dhunuar nga ish-partneri. Me lot në sy, konkurrentja tregoi se nga dhuna e partnerin e ka gjetur veten te dyert e spitalit. Erjola gjithashtu dha një mesazh për të gjitha gratë e dhunuara, duke thënë që as një burrë dhe askush nuk ka të drejtë që…

Read More

Industria bankare gjermane shpalli gati 40.000 vende të lira pune në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që është më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por paraqet edhe një reagim ndaj të gjithë ekonomisë në të cilën numri i vendeve të hapura të punës është ulur. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar ka një ndikim të madh në sektorin financiar. Numri i pozicioneve të shpallura publikisht nga bankat, institucionet e kreditit dhe bankat e kursimeve në Gjermani ishte 39.846 në tremujorin e parë të 2024-ës, një rritje prej 4 % krahasuar me të njëjtën…

Read More

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar mëngjesin e së shtunës se të paktën 22 avionë kinezë kanë fluturuar për disa orë rreth ishullit të Tajvanit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes në Taipei. “Ne kemi arritur të zbulojnë të paktën 22 avionë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, të cilët kanë fluturuar rreth ishullit në orët e para të së shtunës”, thuhet në njoftim. Më herët, liderit kinez Xi Jinping, është shprehur se ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm, duke përsëritur në këtë mënyrë qëndrimin e mbajtur prej kohësh të Pekinit për demokracinë e ishullit të vetëqeverisur. Partia Komuniste…

Read More

Ditën e sotme, në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Konventa është thirrur nga kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, i cili synon të rithemelojë partinë dhe ta shkëpusë nga nepotizmi. Në Konventë do të marrin pjesë mbi 2000 të ftuar dhe 900 delegatë. Mes të ftuarve do të jenë edhe kryetarë të partive aleate  edhe përfaqësi të trupës diplomatike në Tiranë. Përballjen e parë Meta-Kryemadhi e patën në Komitetin Politik Drejtues, por në Konventë Meta përballet për herë të parë edhe me të tjerë të besuar të Kryemadhit, si…

Read More

Dashi Këtë ditë të lindurit e kësaj shenje do të tregohen shumë të zgjuar për sa i përket përfshirjes në një projekt të ri. Ky projekt duket se do t’ju hajë shumë kohë. Nëse jeni ende në kërkim të personit me të cilin do të ndani jetën, yjet do të jenë mjaft favorizues për juve Demi Sot juve do të pranoni aftësitë e bashkëpunëtorëve tuaj duke i vëzhguar me shumë kujdes. Por ajo që duhet të keni parasysh është të mos i ngatërroni gjërat duke i dhënë shumë hapësirë. Nëse po jeton një marrëdhënie në çift, duhet të tregoheni të…

Read More

Autoritetet kanë nisur një aksion mbrëmjen e sotme në ambientet e Kadastrës, teksa raportohet se janë lëshuar dy urdhër arreste. Dy persona kanë përfunduar në pranga me urdhër të SPAK. Ata akuzohen për ushtrim ndikimi, ndërsa mësohet se prokuror i rastit është Ened Nakuçi. Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni.

Read More

Deputeti i Rithemelimit, Dashnor Sula thotë se Sali Berisha duhet të distancohet nga gjuha e rrugës me sulmet për SPAK e Ilir Metës. “Shpreh keqardhje për opozitën, të isha në vendin e Berishës, apo opozitarët e tjerë SPAK do e kritikoja, se e kam thënë që hetimi ndaj Berishës për një VKM lë shteg dhe interpretime të forta, por kjo s’do të thotë, Berisha dhe të tjerët të thotë, po e vuajmë këtë persekutim, jemi në një hetim politik. E mbështetim SPAK sepse akuzat që ka ngritur opozita do mbeteshin retorikë politike nëse nuk do materializoheshin nga SPAK, fakti që…

Read More

A po shoqërohet apo jo me dritëhije ligji i amnistisë penale që u bë i zbatueshëm prej 24 prillit dhe që solli lirimin e përmbi 730 të burgosurve? Kësaj pikëpyetjeje po përpiqet t’i japë përgjigje inspektori i lartë i drejtësisë, Artur Metani, i cili përmes kësaj shkrese ka kërkuar informacion nga burgjet nëse gjyqtarët i kanë dorëzuar apo jo në kohë vendimet e zbardhura, dhe nëse prokurorët i kanë deleguar urdhrat e ekzekutimit për lirimin e të burgosurve. Top Channel mëson se dy të burgosura, Dhurata Saliaj, e dënuar për sigurim mjetesh për vrasjen e ish-bashkëshortit dhe Anxhela Kaca, ndonëse…

Read More

Fondacioni “Dyrrah City Football Academy” ka përzgjedhur “Futboll Club Dinamo City” si fituesin e procedurës për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit në Durrës. Pas një vlerësimi të propozimit të “Futboll Club Dinamo City”, ai u vlerësua si i favorshëm, duke përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet e kualifikimit. Kontrata mes Fondacionit “Dyrrah City Football Academy” dhe Football Club Dinamo City parashikon që klubi do të rimbursohet nga të ardhurat e përfituara nga transferimi dhe huazimi i lojtarëve të Akademisë së Fondacionit, kompensimet për trajnim dhe solidaritet, në përputhje me rregulloren e FSHF dhe FIFA, si dhe të drejtat…

Read More