Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për rrugën e re në fshatin “Gurrë të Vogël”, nga ku komentoi edhe protestën e djeshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë. Rrugën e re është pajisur me kanalizime për ujërat e bardha e të zeza, mure mbajtëse e ndriçim LED, sheshe rekreative për fëmijët e të moshuarit, çka do të sjellë më shumë zhvillim, por edhe rritje të vlerës së pronës për banorët. Veliaj u shpreh se është më e vështirë të punosh në shërbim të komunitetit, se sa të hedhësh një shishe me molotov, pasi në fund…
Author: tirana
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë transparente votën e saj për president të Partisë së Lirisë, ku duket që ka shënuar me X emrin e Ilir Metës. Pavarësisht fërkimeve këto kohë brenda partisë, Kryemadhi nuk e tradhton bashkëshortin e saj. I pyetur në lidhje me votën e Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe njëherazi bashkëshortes së tij, Meta tha se ajo ka gabuar rëndë duke bërë publike votën e saj. “Tek Bulevardi i shpresës në mbrëmje. Ka rregulla në shtëpinë e tjetrit, do respektohen rregullat e tyre. Gabim i rëndë që Kryemadhi deklaroi votën për mua hapur,…
Në dosjen hetimore të prokurorisë së posacme rrezulton se nga zbërthimi i aparateve telefonike grupi i trafikantëve të kanabis sativës kishin komunikime të shuma më njeri-tjetrin. Madje bisedat mes tyre zhvilloheshin në aplikacone si Whatsapp dhe Signal. Disa prej tyre përdornin numra të huaj si anglez dhe malazes. Këto numra i aktivizonin me qëllim aksesin në këto aplikoacione. Nga verifikimi ka rezultuar se ata nuk e shënonin emrin e kontaktit me emrin e vërtetë të personit që flisnin, po ashtu as në userat e tyre. Sipas të dhënave rezulton se nofkat që i kishin vendosur në aparate telefonike janë “Flaka…
Banorët e “Big Brother Vip” kanë shfrytëzuar mesditën e sotme për të marrë rreze dielli dhe për t’u relaksuar në pishinë. Megjithatë përplaset nuk kanë munguar. Egla ka shpërthyer në ofendime ndaj banorëve, pas një veprimi që Meritoni bëri duke u hedhur në pishinë, ku ajo po relaksohej. Me tona të larta, ajo i thotë se piu ujë pishine për fajin e tij, ndërsa ka shpërthyer në ofendime. Meritoni është munduar t’i kërkojë ndjesë, por nuk ka funksionuar. Egla: Nuk u bëtë njerëz.. nuk u bëtë rob zoti! M’u hiq qafe, mos më fol fare Meritoni: Të kërkoj ndjesë Egla:…
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se punimet në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe Tiranë, po vijojnë me ndërtimin e rrugëve dytësore pjesë e këtij loti edhe të viaduktit me gjatësi 420m. ARRSH ndau në rrjete sociale pamje nga punimet që po kryen në këtë vepër të rëndësishme të infrastrukturës, që po merr formë dita ditës deri në realizimin e plotë. “Në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe Tiranë – aty ku po vijon puna për ndërtimin e viaduktit me gjatësi 420m dhe ndërtimin e rrugëve dytësore pjesë e këtij loti”, shkroi ARRSH. Unaza…
Oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, Klement Bello, 63 vjeç, është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte. Mesa duket ka qenë një defekt në ashensor, që ka mundësuar hapjen e portës por pa qenë ashensori në vend. Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63 vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra. Është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka paraqitur para delegatëve në Konventën e PL dy propozimet e saj që lidhen me buxhetin për fushatën egrave kandidate dhe për nepotizmin. Kryemadhi theksoi se asnjë anëtar i PL nuk ka të drejtë të propozojë për poste në parti sot dhe në qeveri nesër pjesëtarë të tjerë me të cilët ka konflikt interesi. “Unë nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha vendosur në agjendë, ju qëndroj fort dy propozimeve, e para për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate të PL, nuk është diskriminim pozitiv, por diçka e domosdoshme për të gjitha…
Teksa jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”? Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë është rritur sërish me 1 mijë ndjekës, nga 450 mijë ka shkuar në 451 mijë. Roza Lati nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke numëruar sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj. Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe…
Një 65-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale, është arrestuar në Durrës. Asjan Buçeza alias Hasan Buçeza është dënuar nga Gjykata e Milanos me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale. 65-vjeçari akuzohet se nga viti 2004 deri në muajin prill 2005, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë drejt Italisë. Ai u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.
Salla e Pallatit të Kongreseve ku po zhvillohet Konventa e Partisë së Lirisë është bosh në gati gjysmën e saj. Konventa nuk është një forum i vogël partiak permanent, por një organizëm që thirret, duke zgjedhur delegatë nga të gjitha degët.
Analisti Arion Sulo në ndërhyrjen e tij tha se kur flasim për PL duhet të kujtojmë se Meta ka ndërhyrë dhe ka prishur bipolarizimin e dy partive të mëdha. “Kjo është merita e Ilir Metes” tha ai. Por Sulo kujtoi se maxhoranca e kryeministrit Rama është forcuar shumë dhe situata e Ilir Metës është vështirësuar shumë. Për më tepër ai kujtoi se si Meta ashtu dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi janë rrezikuar nga SPAK. PL është më keq se Berisha tha analisti Sulo në vlerësimin e tij.
Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të arrestohet pas Konventës së kësaj force politike që do të mbahet ditën e nesërme. Sipas Curit, Meta ka dhënë disa mesazhe të koduara me akuzat në drejtim të SPAK-ut dhe kreut të saj Altin Dumani. Për këtë arsye, sipas Curit, Meta ka informacione se do të arrestohet nga SPAK, ndërsa shtoi se kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm në Shqipëri. “Thashethemet e politikës dhe SPAK-ut janë që Ilir Meta pas Konventës arrestohet…