Author: tirana

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi, thotë se opozita shqiptare mund të vijë në pushtet vetëm përmes figurave të reja, pasi Lulzim Basha ka humbur në tre zgjedhje. Për të qeveria e Edi Ramës do të mbyllë mandatin në 2025-ën, pasi sipas tij kryeministri nuk ka çfarë të sjellë ndryshe në vend. “Rama është më i dobët se kurdoherë, do të largohet këtë herë. I ka bërë ditët e veta. Besoj se çfarë ka thënë edhe raporti i DASH, mjaft realist, Amerika e njeh mirë politikën shqiptare. E mira e opozitës është të gjejë një grup dhe trajektore të re.…

Read More

Media britanike ”Daily Express” i kushtoi një artikull rasteve të transportit të paligjshëm të parave nga Britania e Madhe nga ana e shqiptarëve që jetojnë aty. Gazetari britanik Zak Garner Purkis, thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për transportin e parave të drogës por edhe për transportin e parave të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që punojnë në punë të ndershme. Ndërsa u shpreh se transporti i parave me furgon mallrash bëhet edhe nga persona individualisht, jo vetëm kompani. “Nuk bëhet fjalë për disa kompani që bëjnë transport nga Britania e Madhe. Unë kam humbur me persona të caktuar që u…

Read More

As nga Shkodra kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka nguruar që të lëshojë akuzat ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta tha se nuk ka frikë nga një prokuror që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria. “Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë…

Read More

Që prej 19 marsit në kishën e Shën Ndout kanë nisur të martat e shenjta. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga Kisha e Laçit, ku sot është e marta e gjashtë e shenjtë e Shën Ndout. Kisha e Shën Ndout në Laç prej vitesh është kthyer në vendin ku bashkohen mijëra qytetarë dhe besimtarë nga mbarë vendi. Deri më 13 qershor, e marta e çdo jave e kthen këtë kishë, që i kapërcen kufijtë fetarë, në epiqendër të lutjeve të qytetarëve nga të gjitha qytetet. Vendi i shenjtë është bërë vendi i unifikimit të besimeve dhe besimtarëve, të cilët…

Read More

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka treguar sesi e ka lexuar raportin e DASH për Shqipërinë. Për të korrupsioni në vendin tonë është madhor, ndërsa e vetmja zgjedhje sipas tij është vullneti i qytetarëve për të reaguar ndaj këtij fenomeni. “Në Shqipëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë. Vota deformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, deklaroi…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në sekuestro pasuritë e Gëzim Çelës, i njohur ndryshe edhe si “baroni i drogës”. Mësohet se në sekuestro do të mbeten rreth 500 mijë euro dhe disa automjete. Gëzim Çela, ish-oficeri i forcave speciale u ekstradua më 7 mars nga Kosova në Shqipëri. 56-vjeçari u arrestua në Ferizaj me 8 dhjetor të vitit 2023, ku autoritetet i sekuestruan edhe një kartë identiteti të dyshuar të falsifikuar me emrin Bekim Bajraktari dhe me shtetësi të Kosovës. Me datë 14 gusht 2023, SPAK zbuloi tentativën për të trafikuar një…

Read More

5 persona janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Për pasojë policia ka nisur hetimet për njërin prej tyre ndërsa 4 të tjerët janë shpallur në kërkim. Ka nisur hetimi për 40 vjeçarin E.E, ndërsa në kërki9m për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” janë shpallur Q. M., 29 vjeç, I. M., 30 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe A. E., 48 vjeç. Bëhet me dije se ka nisur ecuria disiplinore ndaj specialistit të rendit public të komisariatit të Kukësit, nënkomisarit A.E dhe oficerët e patrullës së përgjithshme, inspektorët G.T dhe G.M të cilët dyshohet se nuk…

Read More

Pas rreth 3 orë mbledhje në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi me debate, replika dhe polemika, Partia Socialiste ka refuzuar të kalojë kërkesat për informacion duke votuar kundër. Anëtarët e mazhorancës po ashtu propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës. Mbledhja e radhës e komisionit hetimor do zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00. Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. Po ashtu PS deklaron…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të martë ka shkuar në Bubq, në shtëpinë e gjyshes së aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku, pasi Ija ka datëlindjen. Meta ka publikuar një video në rrjete sociale, ku i ka dhuruar Ijes një buqetë me lule, bashkë me urimin. “Edhe 100 pranvera të reja për Ijen, jo vetëm të Bes Kallakut por të të gjithëve ne! Lumturi, shëndet dhe jetë të gjatë”, shkruan ai.

Read More

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen ku një oficer favorizoi djalin e Tom Doshit në një aksident rrugor të ndodhur më 17 mars të këtij viti. Policia thotë se aksidenti është referuar dhe është pezulluar nga detyra Ismet Sula shef I Qarkullimit në Lezhë. Pezullimi i tij është kryer pasi ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar James Doshin, duke mos sekuestruar automjetin e tij të përfshirë në ngjarje, por duke ia lënë në ruajtje. 24-vjeçari ka përplasur makinën tip ”Benz” që drejtohej nga Lizë Jushi, e cila ka mbetur e plagosur nga aksidenti. Lizë Jushi është…

Read More

Kryesocialisti Edi Rama do të nisë një tur për të takuar komunitet shqiptare në diasporë. Pikënisja do të jetë nga Athina, në 12 Maj. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka udhëtuar drejt kryeqytetit grek, me një pjesë të strukturave të PS. Për shkak të kësaj vizite në Athinë, socialistët kanë zhvendosur më 10-11 Maj zgjedhjet e delegatëve të Kongresit me parimin një anëtar një votë. Dy javë para nisjes së këtij turi, Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit e qarqeve në seli. Të mërkurën, këta të fundit pritet të raportojnë mbi gjithë ecurinë e fushatës së…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u përball të hënën me homologun serb, Aleksandër Vuçiç me krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Dhunimet, krimet dhe masakrat serbe ishin ndër çështjet që Osmani i përmendi në Këshill të Sigurimit. Ajo i kërkoi Vuçiçit që të ndalej për një moment dhe t’i kërkojë falje viktimave të regjimit të Millosheveqit. “Viktimat e atij regjimi janë këtu, ndalu një moment dhe kërkoju falje nëse ke sadopak njerëzillëk në vete”, ishin ndër fjalët e Vjosës drejtuar homologut serb. Ky moment ka zgjuar vëmendjen e shumtë edhe tek figurat e njohura dhe ishte po ashtu edhe…

Read More