Author: tirana

Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të banuar me shumicë shqiptare. Deri në zgjedhjet lokale, Presheva do të menaxhohet nga Autoriteti i Përkohshëm i emëruar nga Qeveria e Serbisë, pasi e shpërndau Kuvendin lokal. Me shpërndarjen e Kuvendit i ka përfunduar mandati edhe kryetarit të komunës dhe anëtarëve të tjerë të pushtetit lokal. Kryetari i fundit i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar autoritetet në Beograd për largim “të dhunshëm” dhe diskriminim të shqiptarëve. “Mënyra e zgjedhjes së Autoritetit të Përkohshëm është krejtësisht e paligjshme dhe antikushtetuese”, thuhet në përgjigjen me shkrim të…

Read More

Nën moderimin e prezantuesit, Ledion Liço, mbrëmjen e sotme do të transmetohet ‘live’ spektakli maratonë i “Big Brother Vip”, ku do të diskutohen gjithë dinamikat që kanë ndodhur në gjatë javës që lamë pas. Që me nisjen e këtij formati prezantimi i të cilit, ju besua Liços, ky i fundit ka qenë një ndër personazhet më të komentuar. Disa momente të tij nga transmetimi i “Big Brother Vip” madje po bëjnë xhiron e rrjetit në rrjete sociale, kjo për shkak të disa shprehjeve tipike të tij, që u ngjasojnë shumë edhe atyre të zhargonit të përditshëm që përdorim ne qytetarët,…

Read More

Kryeministri Edi Rama hedh poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në median italiane ‘La Repubblica’ se ai ka pasur një telefonatë ‘të tërbuar’ me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin investigativ “Report” transmetuar nga ky ekran. Kryeministri Rama thotë se u skandalizua nga emisioni me ‘qasje kriminale’ ndërsa La Repubblica ka fshirë shkrimin për ‘telefonatën e tërbuar’. Rama thotë se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report.“Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më…

Read More

Arrestohen 8 policë malazezë të doganës Bozhaj-Hani i Hotit. Policët kufitarë Nikola Janiçiç, Zoran Radonjiç, Igor Zhivkoviç, Enver Dresaj, Momo Popivoda, Ivan Boljeviç, Vaso Radunoviç dhe Dragoman Millosheviç janë arrestuar të martën. Sipas informacioneve jozyrtare nga Vijesti, ata janë arrestuar në pikën kufitare Bozhaj. Sipas të njëjtave informacione, oficerët e policisë kufitare dyshohen për marrje ryshfeti.

Read More

Lideri famëkeq i një grupi kriminal, i cili planifikonte të vriste trashëgimtaren e fronit në Holandë dhe kryeministrin Mark Rute (o. Rutte) i ka shpëtuar burgut për shkak të një ngatërrese gjyqësore në Spanjë. Karim Boujakriçan (o. Bouyakhrichan), kreu i mafies marokene, e njohur si “Mocro Maffia” në Holandë, u arrestua në Marbela të Spanjës janarin e shkuar, pasi po hetohej prej pesë vitesh për pastrimin e parave. Pas arrestimit, autoritetet holandeze kërkuan ekstradimin e tij në Gjykatën Kombëtare të Spanjës, për t’u përballur me akuzat që lidhen me trafikun e drogës. Gjykata Kombëtare në Madrid i dha dritën e gjelbër kërkesës, por…

Read More

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2030. Referuar planit, procesi i prokurimit për projektin hekurudhor që lidh Shqipërinë me Malin e Zi është parashikuar të vazhdojë deri më dhjetor 2024, me nënshkrimin e kontratës së punimeve, që do të duhet të nisin në dhjetor të këtij viti e të zgjatin 6 vjet. Gjithcka bëhet me dije në relacionin, që shoqëron marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimit të mbërritur në Kuvend për miratim. Dokumenti jep detaje edhe për projektin që parashikohet të zbatohet për këtë linjë hekurudhore.…

Read More

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar paraditen e sotme aktivitetin “Panairi i Punës”. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhe ka thënë se duhet një reformë për pensionet. “Ne do të bëjmë ç’është e mundur sivjet të hapim sytë dhe mendjen sa i takon një reforme të plotë për pensionet. Pensionet nuk mund të jenë në këtë gjendje. Ne do të duhet të ndërhyjmë fort sepse pensionet janë një motivator i rëndësishëm për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi, marrin…

Read More

Xhensila Myrtezaj është një nga artistet më të përfolura të momentit, teksa këngëtarja i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me aktorin Bes Kallaku. E ftuar në një nga club-et në fundjavë, teksa Xhensila ishte duke performuar hitin e saj në bashkëpunim me këngëtarin Bardhi, ‘Mashtruese’, fansat i kanë përmendur emrin e Bes Kallakut. @tteutaalushi @Xhensila Myrtezaj #viral #fyp #tiktok #perty #tiktok #perty #foryoupage #albania #shqipe #xhensilamyrtezaj #beskallaku #fypシ゚viral ♬ suono originale – Tea✨

Read More

Prokuroria e Posaçme kundërshton pafajësinë e Alqi Bllakos për inceneratorin e Elbasanit dhe rënien e akuzës së shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, teksa ky i fundit u dënua vetëm për korrupsion. SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Bllakos dhe Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencën e organit hetues, përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon. Por ky i fundit vijoi të qëndrojë në qeli për shkak të dënimit të tij për inceneratorin e Fierit me 2.8 vite burg. Gjithashtu ndaj tij vijon të jetë në fuqi një tjetër masë sigurie…

Read More

Këngëtarja Rovena Dilo ka rrëfyer se ka pasur çdo vit kërkesë për t’u bërë pjesë e reality show “Big Brother Vip”, por theksoi se i ka refuzuar. Artistja u shpreh se ka zgjedhur të mos jetë pjesë e këtij formati, pasi nuk dëshiron që të bëhet kurrë “Rovena e Big Brother-it”. Ajo theksoi se emrin e saj do e shiste vetëm për 10 mln euro, por shtoi se kaq para nuk t’i jep askush. “Unë nuk është se s’kam pasur kërkesë për të hyrë në Big Brother VIP. Kërkesa ka qenë e përvitshme për të hyrë në Big Brother VIP,…

Read More

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte (23 prill) në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier. Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë menjëherë nga automjeti, fatmirësisht pa lëndime. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të makinës si pasojë e një defekti teknik, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Read More

Pas një përpjekjeje të dështuar në vitin 2013, Milano po përpiqet sërish të largojë nga rrugët e tij ngrënësit e akulloreve gjatë natës. Pushteti vendor vendor propozoi një ligj të ri që mund të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm. Për shumë njerëz, një akullore natën vonë është pjesë e kulturës italiane, por kjo është në rrezik, sipas një ligji të ri që mund të miratohet, me argumentin se prishet qetësia e banorëve. Marco Granelli, nënkryetar i bashkisë, tha: “Qëllimi është të kërkojmë një ekuilibër midis shoqërimit dhe argëtimit si dhe dhe paqes dhe qetësisë së banorëve”. Qytetarët kanë afat…

Read More