Author: tirana

Turi i takimeve me diasporën që do të mbajë kryeministri Edi Rama në muajin Maj, për Partinë Demokratike zyrtare është një propagandaë, pasi për ta, qeveria ka penguar votën e emigrantëve. Sipas zëdhënëses, Mirela Karabina shqiptarët janë larguar nga keqqeverisja. ”Shqiptarët nuk joshen dhe nuk bien pre e propagandës së Edi Ramës! PD me propozimet e saj prej muajsh kërkon që të gjithë shqiptarët jashtë vendit kudo ndodhen, të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës përmes votimit elektronik në ambasada apo konsullata në vendet ku jetojnë e punojnë”,-tha Karabina në një deklaratë për mediat. Deklarata e plotë Edi Rama prej…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, nga Zagrebi ku ndodhet për një vizitë zyrtare, tha se duhet të bëhet maksimumi që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun kroat, Gordan Grlić-Radman, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Hasani u shpreh se e ardhmja e rajonit është BE-ja. “Ka vetëm një të ardhme për Shqipërinë, anëtarësimi në BE. Qeveria, faktori politik dhe e gjithë shoqëria shqiptare nuk kanë asnjë mëdyshje mbi këtë të ardhme dhe ne mund të jemi ndër rastet unike, ku…

Read More

Edhe këtë të martë vijojnë debatet në Komisionin e Shëndetësisë, teksa anëtari i mazhorancës, deputeti i PS-së Ilir Metaj i është përgjigjur me ironi kryetares Albana Vokshi. Ai u shpreh se nuk mund të pranojnë rolin e statistikës të shkruar në skenarin e opozitës, duke shtuar se nuk ndodhen në “Albana Vokshi Func Club”, por në Komisionin e Shëndetësisë. “Për fat të mirë apo të keq jemi në komisionin hetimor të shëndetësisë, dhe jo në Albana Vokshi Fun Club. Nuk pranojmë rolin e statistikës në skenarin e shkruar nga ju. Mund të doni që koha e komisionit të mos ketë…

Read More

UEFA ka zbuluar sot listën e arbitrave që do të jenë në Europian. Pjesë e saj do të jetë dhe një asistent shqiptar. Bëhet fjalë për gjyqtarin Bekim Zogaj nga Deçani, i cili e ka dhënë vetë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, shkroi Zogaj në rrjetin e tij social në Facebook. Kampioni Europian do të nisë më 14 qershor të këtij viti, premiera po pritet me padurim nga tifozët, pasi pjesë e 24 vendeve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria. Sa i përket listës së gjyqtarëve spikasin emra…

Read More

Në garë për president të Maqedonisë së Veriut janë 7 kandidatë, mes të cilëve edhe dy përfaqësues të shqiptarëve. Rreth 1.7 milionë qytetarë do të votojnë për kandidatët, Stevo Pendarovski i mbështetur nga partia qeverisëse LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga koalicioni GROM. Stevo Pendarovski, presidenti që kërkon një mandat të dytë, ka bërë një fushatë ku bazohet në proceset e integrimit të vendit. Kandidatja e opozitës e ka bazuar fushatën te denoncimi i korrupsionit të…

Read More

Protesta disa ditore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka prodhuar veç pezullim të pedagogut Xhevat Krasniqi nga detyra në Fakultetin e Mjekësisë. Ai akuzohet nga studentët për ngacmim seksual, është pezulluar nga detyra. Krasniqi u akuzua nga 27 studentë për ngacmim seksual. Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht protestoi para rektoratit të Universitetit. Aktivistët kërkuan shkarkimin e pedagogut, duke cituar fjalët, që sipas tyre ka thënë profesori “Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh”. Një nga studentet tregoi në protestën e një ditë më parë para Këshillit të Etikës…

Read More

Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, thotë se qeveria do ti kursejë kohë dhe para qytetarëve që duan të ndërtojnë një shtëpi banimi në zonat rurale. ”Do t’i kursejmë kohë dhe para qytetarëve që duan të ndërtojnë një shtëpi banimi në zonat rurale. Leja e ndërtimit do të merret me shumë më pak procedura dhe Bashkitë do të ndihmojnë në bërjen gati të dokumenteve”,-shkruan Mazniku.

Read More

Të financuar nga qeveria për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarët e përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit.Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit shprehet se kjo nismë është pjesë e projekteve të qeverisë për të rritur përfshirjen financiare, ulur numrin e transaksioneve me para fizike në ekonomi, dhe më e rëndësishmja, për të reduktuar kostot e transaksioneve për bizneset dhe konsumatorët.“Sot dua të ndaj me ju një hap transformues që vendi ynë po ndërmerr për…

Read More

Prokuroria ka kërkuar informacione nga partnerët ndërkombëtarë lidhur me ekzekutimin e Gentian Bejtjas. Kjo pasi informacionet e mbërritura kanë shkuar deri në Dubai aty ku dhe dyshohet se është dhënë porosia për ekzekutimin e tij. Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtjes marsin e këtij viti në Larushk të Fushë Krujës kane ngecur në Dubai, ndërsa të gjitha informacionet të çojnë drejt Emirateve të Bashkuara lidhur me porosinë për ekzekutimin e tij. Të dhënat e mbërritura, por edhe mosgjetja e disa personave me rëndësi për hetimin për t’i marrë në pyetje kanë ngritur dyshime tek prokuroria për të cilat është kërkuar…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar me deklaratat e tij në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Në fjalën e tij, ai u kërkoi kolegëve te PS dhe PD që të ulen dhe të bëjnë një produkt dhe të vazhdojë normalisht puna. Korreshi ironizoi planin e PS për punën e Komisionit Hetimor si “Plan Marshall” “Shkurt si i ndjeri Fadil Hasa, a ulemi bëjmë një produkt?! Bëni ca të doni se na plaset! E dyta na kurseni pjesën e planeve, se ne vijmë nga plani 120%. Sa për planin që na keni sjellë, na thoni dhe ku do…

Read More

Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të banuar me shumicë shqiptare. Deri në zgjedhjet lokale, Presheva do të menaxhohet nga Autoriteti i Përkohshëm i emëruar nga Qeveria e Serbisë, pasi e shpërndau Kuvendin lokal. Me shpërndarjen e Kuvendit i ka përfunduar mandati edhe kryetarit të komunës dhe anëtarëve të tjerë të pushtetit lokal. Kryetari i fundit i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar autoritetet në Beograd për largim “të dhunshëm” dhe diskriminim të shqiptarëve. “Mënyra e zgjedhjes së Autoritetit të Përkohshëm është krejtësisht e paligjshme dhe antikushtetuese”, thuhet në përgjigjen me shkrim të…

Read More

Nën moderimin e prezantuesit, Ledion Liço, mbrëmjen e sotme do të transmetohet ‘live’ spektakli maratonë i “Big Brother Vip”, ku do të diskutohen gjithë dinamikat që kanë ndodhur në gjatë javës që lamë pas. Që me nisjen e këtij formati prezantimi i të cilit, ju besua Liços, ky i fundit ka qenë një ndër personazhet më të komentuar. Disa momente të tij nga transmetimi i “Big Brother Vip” madje po bëjnë xhiron e rrjetit në rrjete sociale, kjo për shkak të disa shprehjeve tipike të tij, që u ngjasojnë shumë edhe atyre të zhargonit të përditshëm që përdorim ne qytetarët,…

Read More