Endrit Braimllari ishte “koka e parë e prerë” nga ristrukturimi i Partisë së Lirisë i nisur së fundmi nga Ilir Meta. Ndaj tij janë hedhur akuza të rënda, e ndërsa Meta flet për “tradhti”, “flirte me qeverisë” apo “çimka”, Braimllari thotë se në këto deklarata nuk ka asgjë të vërtetë. I ftuar në “Debat” në A2 CNN nga Alba Alishani, Braimllari u shpreh se ai nuk ka bashkëpunuar me Engjëll Agaçin apo Erion Veliajn, siç është akuzuar. “Nëse Endrit Braimllari akuzohet si bashkëpunëtor i Engjëll Agaçit apo i Erjon Velisë, nxirrni faktet. Nuk kam bashkëpunuar, zero, zero bashkëpunim dhe koha…
Author: tirana
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar Zona Zero, ka komentuar reagimet agresive të javëve të fundit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe gjuhën e ashpër të tyre ndaj institucioneve të drejtësisë dhe kreut të SPAK. “Kush e di se çfarë ka bërë ka arsye sot të jetë në panik. Nuk do futem në aspekte teknike hetimi, por dhe sikur mos kishim SPAK, është një aksiomë e vjetër e kriminalistikës, që kush ka kryer një krim nuk e bën gjumin e qetë. SPAK i ka trazuar politikanët e korruptuare”, tha Basha ndër të tjera. Më tej Basha tha:…
Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ndërsa edhe struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është vënë në hetim nga prokuroria. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorit Sabri Kastrati, e cila ka nisur hetimet në lidhje me një aksident të ndodhur pak javë më parë në superstran Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush, ku sipas burimeve është përfshirë në aksident djali i ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi. Teksa po lëvizte me makinë, ai ka përplasur një automjet ku lëviznin një çift bashkëshortësh. Nga hetimet ka rezultuar se…
Kreu i PASOK-ut, Nikos Androulaqis, ka sulmuar sërish Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për përfshirjen e kandidaturës së Fredi Beleris në listën e kandidatëve për eurodeputetë të partisë “Demokracia e Re” që do të garojnë në zgjedhjet që do të mbahen nga data 6-9 Qershor. Duke folur në emisionin “MEGA Ëeekend”, Nikos Androulakis thotë se arsyet e kandidimit nga Mitsotakis të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës nuk janë kombëtare dhe aq më pak europiane, por vetëm kalkulim i pastër elektoral. “Minoriteti grek i Vorio Epirit është një çështje kombëtare. Motivet e zotit Mitsotakis nuk janë as kombëtare e as evropiane, janë…
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi hodhi akuza të forta ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit. Në një intervistë për “Breaking’, Murrizi i quajti teatër të shëmtuar qëndrimet e ndryshme që Meta dhe Kryemadhi kanë mbajtur së fundit. “Kjo pjesa e ndarjes së familjeve në subjekte të ndryshme politike ose debate të mëdha parimore me atë që ndan krevatin, janë një teatër i pështirë. Edhe kjo është pjesë e pisllëkut, e qelbsillëkut dhe e palaçllëkut që kanë luajtur 5, 6 apo 10 aktorë. Nuk dua të merrem fare me marrëdhëniet e tyre burrë-grua…
Gjiganti mediatik amerikan“Forbes” e ka përzgjedhur Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv. “Forbes” propozon një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting në Vjosë përshkruar përmes mikpritjes së përzemërt, përvojës mes barinjve, fermerëve, verërave e ushqimit tradicional në një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë. Këtë postim e ka ndarë në rrjetet sociale edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është arrestuar 65-vjeçari me iniciale K.E., banues në Elbasan. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. T. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B.. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë.
Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka ndodhur rreth moshës 15-vjeçare teksa udhëtonte me autobus të linjës në Tiranë. Gjatë rrëfimit të saj, gazetarja dha një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë pasur dhe kanë situata të ngjashme, të cilat vënë në provë çdo grua! “Unë nuk isha as grua, isha fëmijë. Më kujtohet gjithmonë momenti më i vështirë i atyre viteve. Kam qenë në autobus, isha 14-15 vjeçe. Në këmbë afër vendit të shoferit në autobusin e linjës në Tiranë. Një burrë më preku nga…
Akademiku Artan Fuga deklaron se zgjedhjet për akademikët e rinj u bënë në shkelje flagrante të ligjit dhe të Statutit të Akademisë së Shkencave në Republikën e Shqipërisë. Në një letër publike profesor Artan Fuga i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, duke vënë në pah shkeljet që sipas tij janë bërë. Sipas Fugës shtimi i asamblesë me anëtarë të rinj është bërë në shkelje të ligjit dhe duke “krijuar pabarazi, privilegje, trajtime të diferencuara për trupën profesionale të mbarë vendit”. “Fatkeqësia është se këtë proces të paligjshëm e drejton vetë kryesia, dhe konkretisht kryetari i saj z. Skënder Gjinushi, si edhe…
Partia “Demokracia e Re” në Greqi shpalli javën që lamë pas 42 kandidatët e saj për eurodeputet për zgjedhjet e përgjithshme evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor. Mes kanditatëve për eurodpuetet ishte edhe emri i kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për blerje votash. Lidhur me kandidaturën e Belerit folën sot në emisionin e mëgjesit “7 pa 5” avokatët Skerdjan Dhuli dhe Redi Ramaj. Avokati Redi Ramaj tha se kandidatura e Belerit për eurodeputet nuk ndryshon asgjë për drejtësinë shqiptare. Sakaq ai tha se çështja Beleri është taktikë e njohur për…
Ka degraduar bebati televiziv në emisionin e Erla Mëhillit në Euronews. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sjell në studio një frazë fyese për shqiptarët e Çamërisë, por edhe grekët. “Çam i m*tit, grek i m*tit…”, deklaroi Manjani duke u justifikuar se kjo nuk është e veta, por një shprehje që thuhet rëndomë nga një pjesë e opinionit. Deklarata e Manjanit ka revoltuar kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili ka reaguar ashpër dhe i kërkoi Manjanit ta tërhiqte e të mos binte pre e stereotipeve apo shizmave të krijuara nga regjimi i Enver Hoxhës për të trajtuar shqiptarët e…
Pasditja e sotme ka qenë tepër emocionuese për banorët e ‘BBV3’. Ata kanë marrë mesazhe nga personat e tyre të zemrës nëpërmjet ‘Big Love’, që Vëllai i Madh e solli sërish dhe në këtë edicion të formatit. Meritoni ka marrë një mesazh emocionues prej vëllait të tij, Rinorit, e teksa ky i fundit ka përmendur Ilnisën në mesazh duke u shprehur se ajo është shumë mirë, Meritoni nuk mundi ti mbante dot më lotët. “Jeta ime, ti je personifikimi i ‘BBV3’. Na ke bërë të mos flemë për 100 ditë. Zgjohemi me ty, flemë me ty, ti je sinonimi i…