Author: tirana

Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, ka thënë të hënën se në veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe. “Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”. Ai i ka bërë këto deklarata në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të…

Read More

Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, sherret nuk kanë të sosur. Romeo dhe Liami po vazhdojnë me përplasjet e vazhdueshme, duke filluar nga pretendimet e Liamit se Heidi e kishte ngacmuar dhe provokuar. Sot, kur po qëndronin në oborr, Liami u përfshi në një debat me Françeskën, në të cilin ka ndërhyrë Romeo. Duket se shkaku i debatit ishte fakti se sot Egla dhe Liami janë përqafuar, duke lënë pas ofendimet, ndërsa Françeska reagoi duke i thënë që Egla të ka quajtur manjak, e ti shkon e përqafon. Françeska: Për Eglën e kam parasysh se sa manipuluese është,…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar me homologun e tij Saif Bin Zayed Al Nayan, në Abu Dhabi me të cilin ka diskutuar lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, por edhe të fortët që strehohen në këtë shtet. Gjatë takimit ministrat u dakordësuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, nëpërmjet ngritjes së Task Forcës së përbashkët që do të adresojë të gjitha çështjet e përbashkëta, ku përfshihet lufta kundër krimit, edhe asistenca që mund të përfitojë policia shqiptare nga qeveria e EBA. ”Dua të ndaj me ju edhe faktin që kemi diskutuar…

Read More

Lulzim Basha ka një ftesë zyrtare për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nismës së re për hartimin e programit të ri qeverisës dhe listët së deputetëve që do të përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet parlamentare të 2025. Në videomesazhin e publikuar në rrjetet socialei Basha thekson se çdo shqiptar e di që kjo qeveri është e korruptua dhe për këtë arsye presin një alternativë të re. “Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re.…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesi i Përhershëm rus në Këshillin e Sigurimit në OKB janë ankuar. Ata janë kundër pranisë së grave të mbijetuara të luftës në Kosovë që presidentja Vjosa Osmani i mori si pjesë e delegacionit të Kosovës. Fjala është për Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin. Përfaqësuesi rus Vasily Nebenzya ka thënë se gratë nga Kosova edhe nëse janë lejuar të hyjnë ati duhet të ishin ulur më larg. “Kjo është shkelje e procedurës pavarësisht kush e ka bërë”, ka thënë Nebenzya. Ndaj kësaj ka reaguar Osmani duke thënë se Hoti, Krasniqi,…

Read More

Çfarë bëjnë shqiptarët në Dubai? Përveçse për biznese e shkollim, një numër i konsiderueshëm janë edhe vajza “eskorta”. Gazetës zvicerane në gjuhën shqipe ”LeCanton27” ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat. Në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta. Numri i shqiptarëve në Dubai besohet se arrin deri 5 mijë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe deklaron se shqiptarët janë prezantuar…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur menjëherë akuzave të liderit serb, Aleksandër Vuçiç, në tryezën e Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, se komuniteti i serbëve në 4 komunat veriore po diskriminohet. Po ashtu Osmani foli për vitet që Serbia kreu krime lufte në Kosovë. Kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i quajtur disa herë ata si terroristë. Ai u shpreh se “gjithçka është toleruar për ekstremizmin shqiptar në këto 25 vitet e fundit dhe ideologjia për persekutim të serbëve nuk janë izoluar, e dënuar, por janë shpërblyer”. Osmani: Zhdukja me forcë e qytetarëve tanë,…

Read More

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya, është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj, Arben Ulbrich. Në një vendim gjyakte që mban datën 19 mars 2024, bashkëshorti i Mayas (Fatbardha Ulbirch) urdhërohet t’i qëndrojë 200 metra larg. Nuk përjashtohet mundësia që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti ka pasur. Përveç vilës në Mullet, Maja dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy vila në zonën e “Rolling Hills”. Në një intervistë të dhënë 6 vite më parë për vilën, këngëtarja ka…

Read More

Vijon mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve. Osmani thotë se këto të arritur i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House. “Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës”. Ajo i është përgjigjur Vuçiçit në raport me trajtimin e Serbëve…

Read More

Gjatë vizitës këtë të hënë në shkollën “Demokracia” në Valias të Kamzës, kryeministri Edi Rama bëri batuta me qytetarët duke u thënë se investimi i tyre në votë për socialistët u përkthye në investim për rindërtimi e shkollës 9-vjeçare “Demokracia’. Madje një prej tyre ishte dhe demokrat. “Juve në Kamëz e keni bërë tuajën dhe ne do ua kthejmë. Vota është investim. Vija këtu më përpara u thosha investoni një herë ndryshe se ngelët duke investuar gabim. Jo, Dy gishta. Investuat një herë, ja urdhëro. Këtu tek kjo rruga ecin të majtë e të djathtë me parti pa parti. Kurse…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informon se në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 700 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri. Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim. Çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një…

Read More