Author: tirana

Gjatë vizitës këtë të hënë në shkollën “Demokracia” në Valias të Kamzës, kryeministri Edi Rama bëri batuta me qytetarët duke u thënë se investimi i tyre në votë për socialistët u përkthye në investim për rindërtimi e shkollës 9-vjeçare “Demokracia’. Madje një prej tyre ishte dhe demokrat. “Juve në Kamëz e keni bërë tuajën dhe ne do ua kthejmë. Vota është investim. Vija këtu më përpara u thosha investoni një herë ndryshe se ngelët duke investuar gabim. Jo, Dy gishta. Investuat një herë, ja urdhëro. Këtu tek kjo rruga ecin të majtë e të djathtë me parti pa parti. Kurse…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informon se në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 700 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri. Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim. Çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ankohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se Kosova që 11 vjet nuk po e bën Asociacionin e komunave serbe. Vuçiç tha se sot kanë kaluar mbi 11 vite nga marrëveshja e firmsur mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve, teksa pretendoi se Kosova nuk ka përmbushur deyrimet e saj pasi Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është në horizont. ”Më lejoni para se të lëviz te raporti, çka po flasim sot është t’ju kujtojmë që më 19 prill, para njëmbëdhjetë viteve prej marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, diçka që gjithashtu…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shprehur mbështetjen për institucionet drejtësisë. Ai shkruan në një postim në rrjete sociale, se puna e tyre është çelësi për të çrrënjosur korrupsionin nga vendi. “Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët. Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Në komitetin drejtues të projektit EU4Justice, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre. Dhënia në kohë, efektive dhe transparente e drejtësisë është çelësi për rikthimin e…

Read More

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm, Caroline Ziadeh në fjalimin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit ka shprehur pakënaqësinë për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ziadeh ka thënë se janë bërë shumë përpjekje për të gjetur zgjidhje për shqetësimin e serbëve në katër komunat veriore të Kosovës. “Së fundmi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se nuk janë pjekur kushtet për të marrë pjesë në votime. Procesi dje ka shkuar mirë por për fat të keq shumë pak qytetarë kanë dalë në votime dhe kjo do ta vazhdojë problemin”. Ajo tha se UNMIK-u do të ndihmojë në gjetjen…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën e cila ka nisur në New York. Atje është edhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiç. Osmani dhe Vuçiç do të ballafaqohen në këtë seancë, ndërsa Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”. Ajo u tha se do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”. Në një raport të publikuar në web-faqen e OKB-së,…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Balla ka ndarë një video ku është pritur në një takim nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Bin Zayed Al Nayan. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit. Gjatë takimit, Balla i ka dhënë homologut Al Nayan fanellën e kombëtares shqiptare. “Abu-Dabi-I nderuar nga mikpritja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Saif Bin Zayed Al Nayan, me të cilin do të diskutojmë mbi forcimin e bashkëpunimit”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Read More

Edhe pse në Kuvend janë të qetë, mazhoranca nuk ka asnjë synim të bëjë një ujdi me PD për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, ashtu si këta të fundit kërkojnë për Reformën Zgjedhore. Në kushtet kur PD, e konsideron si një pikë kyçe, kjo kërkesë pritet të jetë vija ndarëse e palëve, që mund të sjellë një ngërç të punës së këtij grupi për dialog. Po ashtu ndryshimi i formulës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke e rikthyer në modalitetin e vjetër, kolegjial. Në këtë pikë, socialistët janë të gatshëm të shkrijnë vetëm komisionin rregullator, duke lënë të pandryshuar Kryekomisionerin dhe…

Read More

Bahrije Gjuni, gjyshja që rrëmbeu nipin 3-vjeçar, është lënë në masën ”detyrim paraqitje” nga Gjykata e Durrësit. Seanca për gjyshen që rrëmbeu nipin u mbajt me dyer të mbyllura. Pasi dorëzoi nipin, ajo dëshmoi se vendimin për të rrëmbyer nipin e kishte marrë bashkë me bashkëshortin e saj. Sipas dëshmisë, ajo ka thënë se nipin kanë dashur që ta rrisnin vetë dhe jo familja e nuses. “E kemi vendosur sëbashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u…

Read More

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani” në Laprakë iu bashkuan fushatës së Bashkisë Tiranë për mbjelljen e 159 pemëve, në vijim të rritjes së gjelbërimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i falenderoi nxënësit që iu bashkuan nismës, ndërsa përcolli një mesazh për ata që merren me fjalë, të kontribuojnë për qytetin duke mbjellë pemë. “Është një kënaqësi e veçantë që, nxënësit e shkollës “Andrea Stefani”, të cilët sot mësojnë në një shkollë super të re – një nga 40 shkollat e reja që kemi hapur gjatë fushatës së shkollave – dhe na janë bashkuar në fushatën e mbjelljeve.…

Read More

Avokati i njohur Spartak Ngjela komenton deklaratat e Monika Kryemadhit dhe sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani. Duke komentuar sjelljen e Kryemadhit dhe Metës, avokati tha se të dy janë në një lojë aktoriale për të bindur publikun se janë të pafajshëm përkundër akuzave që mund të rëndojnë ndaj tyre. ”Ata janë në lojë aktoriale. Sepse akuzës nuk kanë çfarë i bëjnë. Ata kërkojnë të bindin opinionin publik se jemi të pafajshëm. Kjo është esenca e të gjithë personave që kalojnë në një process penal por që kanë afekt në opinionin publik”,-tha Ngjela. Për të dy…

Read More