Klubi i futbollit Tirana ka dalë zyrtarisht në ankand për 66% të aksioneve që i ka në pronësi Refik Halili. Përmbaruesi privat ka njoftuar shpalljen e ankandit për blerjen e këtyre aksioneve. Sipas këtij dokumenti, shoqëria “Halili” i ka një detyrim prej 1.5 milionë euro Darlin Prezës, trashëgimtar i një testamenti ligjor. Ky detyrim është konfirmuar edhe me dy vendime gjykate të shkallës së parë dhe të dytë në vitet 2015 dhe 2017. “Detyrimin e palës së paditur shoqërisë “Halili” të paguajë në favor të paditësit Abedin Treza (Preza) shumën prej 1.541.835 euro si dhe detyrimin e palës së paditur…
Author: tirana
Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet i ditur prej burimeve diplomatike pranë kryeministrit Shqiptar. Sipari i takimeve të Ramës do të nisë në 12 maj me Athinën, ku pritet të zhvillohet një takim me pjesëmarrje të gjerë. Për këtë qëllim në Athinë u ndodh edhe Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS të cilët patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jeton në Athinë.
Prokuroria Shkodër ka sekuestruar pasuritë e një personi të dënuar në Itali me 13.5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. Me anë të një njoftimi zyrtar, Prokuroria thotë se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K.N allias K.J. Personit i janë sekuestruar tokë me sipërfaqe 420 m2, nga të cilat 139 m2 ndërtesë si dhe njësi tregtare, me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500,000 (pesëqind mijë) euro. “Është krijuar dyshimi i arsyeshëm se blerja e tyre nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme të tij apo të familjarëve të tij. Gjithashtu, ka rezultuar se pjesa më e madhe…
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën. Ky ndryshim ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok. Në tekstin e ri të kornizës negociuese si kusht është vendosur kjo fjali: “Serbia zbaton plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt…
Një ditë para rimbledhjes së Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, mazhoranca ka hartuar tashmë një Plan më të detajuar Hetimor të cilin do ta prezantojë nesër në mbledhjen e koordinuar të komisionit. Ndonëse opozita pretendonte për bojkot të komisionit, ekspertët e thirrur nga mazhoranca kanë punuar intensivisht për të pasur gati draftin që pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së nesërme. Dokumenti është një plan shumë i detajuar që përcakton qartë hapat parlamentarë që duhen ndjekur për hetimin e kontratave të partneritetit publik privat në sektorin e shëndetësisë. Struktura organizative e Planit Hetimor ka…
Mediat italiane kanë nxjerrë detaje të tjera në lidhje me ish-kreun e mafias italiane Matteo Messina Denaro. Sipas tyre, ai kishte profile të rremë në Facebook dhe Instagram. Bosi i mafies u arrestua më 16 janar të vitit të kaluar në një klinikë private në Palermo, ku po trajtohej nga kanceri, pas 30 vitesh në arrati dhe vdiq më 25 shtator 2023, në spitalin San Salvatore në Coppido. Mësohet se pseudonimi i tij ishte Francesco Averna. Në Facebook ai kishte 4 miq, duke përfshirë tre gra nga Campobello di Mazara (qyteti ku jetonte) dhe një dyqan veshjesh sportive nga Partanna. Ndërsa në Instagram ndiqte…
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, në dalje të RSh-së, dhe një rast të mosdeklarimit të parave, në hyrje. Për këto raste, veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori…
Një sherr banal mes dy 15-vjeçarve ka ndodhur në një stadium të Oropos në Greqi ku njëri prej të miturve mbeti i plagosur me thikë. Mediat greke shkruajnë se dy adoleshentët janë përplasur me njëri tjetrin pas mësimit dhe shkak është bërë një xhaketë. Më tej shkruhet se ka qenë 15 vjeçari shqiptar ai që ka sulmuar dhe plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij. I mituri i plagosur në krahun e majtë, është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa 15 vjeçari shqiptar është arrestuar së bashku me prindërit e tij të cilët akuzohen për neglizhencë…
Grevat janë një dukuri e rregullt në Europë, pasi punonjësit e ndalojnë punën e tyre për të luftuar për paga dhe kushte më të mira. Shëtitjet ndonjëherë planifikohen muaj përpara, por të tjerat shpallen në minutën e fundit, duke treguar se ia vlen gjithmonë të kontrollosh përpara se të udhëtosh. MB: Punonjësi i Forcave Kufitare Heathrow greva në prill dhe maj Punonjësit e Forcave Kufitare në Aeroportin Heathrow të Londrës planifikojnë të largohen nga 29 prilli deri më 2 maj për shkak të planeve për të pushuar stafin. Kjo mund të shkaktojë ndërprerje të mëdha për fluturimet ndërkombëtare. Një grevë…
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër të arrestuarit pas protestës tek Bashkia e Tiranës ku u hodhën bomba molotov të premten. Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit Kevin Vidricën, Bernard Metaliajn, Franc Kaloshin dhe Artan Muçmatën. Gjithashtu, gjykata vendosi që atyre u ndalohet pjesëmarrja në protesta të tjera. Prapa kafazit prej xhami, para nisjes së seancë, protestuesut janë shprehur se kanë marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov. “Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”, tha një nga protestuesit. “Unë jam arrestuar nga policia…
Rreth 150 punonjëse të një fasonerie ( prodhim këpucësh) në Vlorë kanë dalë sot në protestë, pasi kanë mbetur pa punë. Punonjëset e fasonerisë kanë mbetur pa punë, për shkak se pronari i kësaj fasonerie është arrestuar nga SPAK, pasi ka marrë disa punonjës emigrantë nga Bangladeshi. Që prej ditës që pronari i tyre është arrestuar, punonjëset e fasonerisë kanë mbetur në mes të katër rrugëve. Ato kërkojnë zgjedhje nga shteti. Punonjëset protestojnë para fasonerisë dhe kërkojnë që pronari i tyre Italian të hetohet në arrest shtëpie ose në gjëndje të lirë, pasi qëndrimi i tij në burg mbyll dhe…
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi ka reaguar pas investigimit të medias italiane RAI3, që e konsideron atë si personin kyç në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Në një reagim ai thotë se do të padisë për shpifje kundër programit në televizionin shtetëror italiane, pasi po i dëmton reputacionin. Ai thotë se burimet para se të publikohen duhet të verifikohen, ndërsa thekson se prej 10 vitesh e ka lënë detyrën e tij ligjore. “Kam lënë detyrën ligjore 10 vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv “Report” është shumë i dëmshëm për reputacionin…