Pronari i Milanit, Garry Cardinale ka reaguar pas zërave të shitjes së klubit historik italian. Përpara derbit të së hënës ndaj Interit, kreu i kuqezinjve theksoi se do të jetë për një kohë të gjatë në krye të Milanit. “Sapo kam ardhur dhe as që kam ndërmend ta shes Milanin. Objektivi im është ndërtimi i një realiteti fitues me baza solide dhe të qëndrueshme. Autonomia financiare është kusht për të fituar në mënyrë të shëndetshme kompeticionet ku marrim pjesë. Dua ta sqaroj edhe njëherë se RedBird zotëron 99.93% të aksioneve të klubit. Pjesa e mbetur (0.07%) përbëhet nga investitorë individualë…
Author: tirana
TIRANA- Ministri i Financave Ervin Mete nënshkroi me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani marrëveshjen e financimit të projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”. Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (detëra, lumenj) në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Projekti është i ndarë në tre komponentë, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore. Pjesa e dytë e projektit…
BULQIZA- Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme në shumë zona të vendit. Për shkak të reshjeve mësohet se kanë nisur problematikat në qarkullimin e makinave në Rrugën e Arbrit. Situata më e vështirë paraqitet më së shumti nga Bulqiza në drejtim të urës së Vashës. Intensiteti i reshjeve ka bërë që trashësia e borës të arrijë deri në 5 centimetra, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë gjendur të papërgatitur teksa në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese ndërsa autoritetet vendore ju bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm. Kjo situatë atmosferike do të…
Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme në shumë zona në veri të vendit. Edhe në Rrugën e Kombit kanë nisur reshjet e dëborës, ku për pasojë të prezencës se akullit ka ndodhur edhe një aksident. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona.
KINË- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme, nga 24 deri më 26 prill, për bisedime mbi Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe situatën në Detin e Kinës Jugore, njoftoi sot Departamenti i Shtetit. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se bisedimet kanë për qëllim “forcimin e kanaleve të komunikimit dhe zvogëlimin e rrezikut të konfliktit”. Gjithashtu në nëntor, presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping u takuan në Kaliforni pas një viti pa kontakt. Bisedimet mes anëtarëve të të dy qeverive pasuan në nivelin më të lartë.…
GAZA- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRVA) njoftoi këtë të dielë një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Rripin e Gazës. “Një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Rripin e Gazës. Një numër jashtëzakonisht i madh fëmijësh plagosen gjithashtu nga sulmet intensive dhe shpesh pa dallim izraelite. Armëpushimi aktual është shpresa e fundit e mbetur,” tha UNRWA në një deklaratë në rrjetin X. Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi sot se numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 34,049, pas më shumë se gjashtë muajsh luftë midis Izraelit dhe Hamasit. Ndërsa…
Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Krujë në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”. 36-vjeçari Enes Ara, banues në Dragush, Shkodër, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërkaq ndaj një personi tjetër, Flamur Zala, banues në Fushë Krujë, Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar dënimin me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në kërkim ishte shpallur edhe Ibrahim Gurra, banues në Krujë, pasi Gjykata e…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Konventën që do të mbahet më 27 prill. Në një postim në ‘Facebook’ Meta thekson se zëri i studentëve dhe i të rinjve do të gjëmojë në Pallatin e Kongreseve. Postimi i Metës: Këtu nga Kruja e mrekullueshme ju përshëndesim me Besarën, studenten e Erisa Xhixhos kandidates tonë për zëvendëspresidente të Partisë së Lirisë. Në 27 prill zëri i studentëve, i studenteve dhe i të rinjve do të gjëmojë në Pallatin e Kongreseve. Për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, që do ta bëjnë Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus. Shqipëria…
Princi Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën kur ai dhe Meghan u larguan nga Frogmore Mansion si ditën kur ata filluan zyrtarisht qëndrimin e tyre në SHBA. Çifti mori sendet e tyre të fundit nga shtëpia Windsor, e cila kishte qenë ‘baza’ e tyre në Mbretërinë e Bashkuar që kur u transferuan në Kaliforni në vitin 2020, më 29 qershor të vitit të kaluar. Kjo është edhe data kur Duka i Sussex tha se filloi të jetonte në Amerikë. Të dhënat e publikuara…
TIRANA- Një 53-vjeçar me inicialet A. M., banues në Tiranë është ndaluar nga policia nën akuzën se ka akte dhune gjatë protestës së opozitës më datë 19.04.2024 përpara Bashkisë Tiranë. Sipas njoftimit, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Njoftimi: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë. Materialet i kaluan…
Katër persona janë arrestuar në Kosovë, pasi akuzohen për posedim, shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia e Kosovës bën me dije se në kuadër të operacionit antidrogë është sekuestruar lëndë narkotike me vlerë prej 70 mijë eurosh. Bëhet fjalë për një sasi prej 50.600 kg marijuanë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grekoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim: – Pesë (5) paketime të mbushura me substancë…
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë sjellë disa probleme në rrugët e qytetit të Vlorës. Një nga rrugët që përmbytet sa herë ka reshje shiu është rruga “Rilindja”. Siç edhe shihet në foto, rruga është përmbytur totalisht dhe drejuesit e automjeteve po hasin vështirësi në qarkullim. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë po ashtu me rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit. Ndërkohë, veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës…