Dashi Bëni zgjedhjet që ju duken më të arsyeshme gjatë kësaj dite dhe mos mendoni më sesi do ecin gjërat më vonë. Jetoni momentin dhe argëtohuni sa më shumë. Venusi, perëndesha e dashurisë do ju mbështesë më së shumti ju beqarët. Takimet do jenë interesante dhe personat mjaft të veçantë. Përfitoni sa të mundni. Edhe ju që jeni në çift do ia kaloni mirë dhe mirëkuptimi do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Në punë duhet të tregoheni vigjilentë dhe të keni pak më tepër besim tek vetja juaj. Vetëm kështu do ia dilni. Kujdes duhet të bëni në planin financiar.…
Author: tirana
Shqipëria Kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm; ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit; kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit. Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore…
Këtë Prime të “Big Brother Albania Vip 3”, Jetmiri ndryshoi mendim për 30 minuta, ku u ngrit në këmbë dhe doli përfundimisht nga gara.
Jetmiri tha se ka vendosur që të mos largohet nga shtëpia, por tha se do vazhdojë të rrijë pa folur me banorët, vetëm në dhomën e rrëfimit. “Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.
Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, ka komentuar protestën e një dite më parë para Bashkisë së Tiranës. Berisha foli dhe për shpopullimin e vendit, duke thënë se nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit që nga kombi të largohen 1/3 e qytetarëve. “Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, luftëtarë të lirisë, misionarë të shpresës, besimit dhe dinjitetit, që me protestën tuaj të djeshme tronditët në themele regjimin e kalbur të krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve. Në protestën tuaj të fuqishme dje te bashkia përfaqësuat çdo qytetar të këtij vendi që urren këta hajdutë të…
25 maj do të jetë finalja e madhe e Big Brother VIP 3. Spektakli i natës së sotme (e shtunë) nisi më ndryshe. Një koreografi dhe një këngë të cilat banorët i kishin përgatitur brenda në shtëpi për 100 ditët që kaluan brenda, e sollën si performancë, në studion e Big Brother. Të gjithë banorët u mblodhën në mes të studios, pikërisht aty ku Ledioni zakonisht drejton emisionin, dhe filluan të gjithë duke kërcyer dhe duke kënduar.
Spektakli i sotëm i Big Brother ka nisur krejtësisht ndryshe! Banorët kanë “lënë shtëpinë” dhe kanë mbërritur të gjithë në studio, për të interpretuar këngën e tyre, në kuadër të 100 ditëve brenda në shtëpi. Në një atmosferë elektrizuese ata kanë dhënë spektakël me interpretimin e këngës duke marrë duartrokitje të forta nga studio. Më pas janë rikthyer sërish në shtëpi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën e cila do të mbahet të hënën. Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë. Përgjatë qëndrimit në Nju Jork, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara. Takimi i Këshillit të…
Partizani triumfoi në derbi ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superiore. Të kuqtë, e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli, pas golit të shënuar nga Bintsouka në minutën e 30-të. Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Shehit, kjo edhe për shkak se nga minuta e 47-të, luajtën me një lojtar më shumë, pasi Gudiabi u ndëshkua me të kuq. Keko mbylli llogaritë, duke shënuar edhe të dytin në minutën e 70-të. Partizani mban vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e pestë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mori pjesë në një takim me demokratët në qytetin e Roskovecit, nga ku bëri thirrje që qeveria të tërhiqet nga taksimi i profesioneve të lira. Ai u shpreh më konkretisht se kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi “është me 100 të zeza” dhe se makinat që blihen në emër të bashkisë përdoren si taksi droge. “Pse Edi Rama nuk ka frikë kur rrit taksat fermerëve, rrit sigurimet shoqërore fermerëve, krijon monopole dhe u rrit pesticidet, farat, plehun, etj? Sepse edhe në një zonë që tradicionalisht që e ka quajtur të majtë si Fieri, Rama nuk…
Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar në favor të dhënies së paketës së ndihmës ushtarake për Ukrainën, prej 60.8 miliardë dollarësh. Rezultati përfundimtar ishte 311-112. Ky shënon një moment kyç për Ukrainën, e cila ka nevojë dëshpërimisht për ndihmën ushtarake ndërsa lufton kundër pushtimit të Rusisë. Senati pritet të miratojë masën në ditët në vijim, përpara se të nënshkruhet në ligj nga Presidenti Biden. Zyrtarët u kanë thënë mediave amerikane se disa nga municionet mund të arrijnë në Ukrainë brenda një jave.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot realizimin me sukses të një ndërhyrjeje komplekse dhe të vështirē kirurgjikale në Spitalin Universitar të Traumës. Duke e cilësuar një rast suksesi, Koçiu deklaroi se 5 vjeçari u paraqit në gjendje shoku me dëmtime tepër të rënda nga një mjet bujqësor. Ajo shton se operacioni i vështirë u krye nga një ekip multidisiplinar.. Ministrja Koçiu nënvizon se “falë kushteve të posaçme spitalore dhe aparaturave mjekësore si, imazheria e avancuar, implantet që përdoren në kirurgjinë ortopedike dhe atë vaskulare, pajisjeve të avancuara të anestezisë, u bë e mundur…