Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar edhe sot sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave’. Meta tha se ka gra “skemaxhije”, “me taka të larta, e çanta të shtrenjta” por ka dhe gra “heroina” që nuk kërkojnë favore nga partia. Nga ana tjetër del foto me një grua të PL. Meta shkruan: “Një falenderim të përzemërt për Ines Shehun, Sekretaren për Fuqizimin e Gruas në Partinë e Lirisë për organizimin e shkëlqyer të Tryezës për Fuqizimin e Gruas.
Author: tirana
Një burrë u arrestua në Danimarkë, pasi një kërcënim me bombë u regjistrua në aeroportin Billund, i dyti më i madh në vend. Aeroporti u evakuua dhe mbetet i mbyllur pas kërcënimit. “Evakuimi vazhdoi me qetësi dhe siç pritej, me udhëtarët duke ndjekur udhëzimet tona”, tha inspektori i policisë Michael Weiss në një deklaratë. Policia sqaroi se hetimet për incidentin janë duke vazhduar, duke shtuar se është e paqartë se kur do të rihapet aeroporti.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni e ftuar në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi të pathëna rreth ngjarjeve të fundit në jetën e saj, por jo vetëm. Lajmi se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër, ka qenë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit. E megjithatë, historia e tyre sa vjen e bëhet më e bukur, teksa ka ardhur edhe propozimi për martesë i artistit për partneren e tij. Sara ka zbuluar se unaza me të cilin Bardhi i propozoi live në emision, ishte e zgjedhur nga Bora Zemani. Bora gjithashtu ishte edhe personi që u bëri…
Real Madrid përgatit për një tjetër ndeshje të madhe. Skuadra e Carlo Ancelotti do të luajë në Santiago Bernabeu ndaj rivalëve të Barcelonës, ku synohet një fitore për të hedhur një hap të sigurt drejt titullit të LaLiga. Trajneri italian i madrilenëve në konferencën për shtyp, theksoi se nuk i interesojnë kritikat për mënyrën se si u kualifikua skuadra e tij ndaj Cityt, ndërsa shtoi se Valverde është i pazëvendësueshëm. Valverde? E vështirë të thuash se çfarë mund të përmirësojë ai, është lojtar për ekipin dhe është vendimtar. Është gati të luajë në çdo pozicion dhe për këtë skuadër është…
Ish-presidenti slloven Borut Pahor ka treguar pikëpamjen e tij se dialogu “ka ngecur për shkak të mungesës së besimit” dhe tha se ai ofron planin e tij për ta rikthyer besimin e tij. I pyetur nga Kosovo Online se çfarë do të ndryshojë në dialog në rast se merr pozitën e synuar dhe ku e sheh zgjidhjen, Pahor është përgjigjur se nuk mund ta thotë këtë tani, por se është i interesuar për postin e të dërguarit special të BE-së. “Nuk mund ta them këtë tani, derisa të fillojë procesi. Unë kam vendosur të shkoj në atë proces dhe pastaj,…
Adriana Kalaja nga selia e Rithemelimit bëri thirrje për lirimin e të arrestuarve për protestën para Bashkisë së Tiranës, duke thënë se ata janë ndaluar nga patronazhistët civilë me urdhër të kryeministrit Rama dhe ministrit Balla. “Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe terrorin policor ndaj të rinjve protestues dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre. U shprehim atyre solidaritetin e plotë të PD dhe mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen në betejën pa kthim kundër kryehajdutit të Tiranës Veliaj, dhe për qëndrimin e tyre burrëror e të pamposhtur para falangave te krimit me uniforme të krerëve te narkoshtetit Rama-Balla.…
Do të nisë asfaltimi i rrugës që lidh Gramshin me Beratin, duke i dhënë zhvillim turizmit malor, ku destinacioni kryesor është ujëvara e Sotirës. Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi teksa promovoi resurset natyre të zonës. Ujëvara e Sotirës është një nga vendet më të bukura natyrore të Shqipërisë, e cila në periudhën e pranverës tërheq mjaft turistë. Vizitorët e parë të këtij viti, shprehen se është një destinacion i mrekullueshëm. “Është një destinacion ndoshta që nuk është promovuar aq shumë sa duhet, por sot është momenti që ne ti bëjmë thirrje sa më shumë të vijnë ta vizitojnë, sepse është…
Fifi dhe Sara Gjordeni ndanë me publikun detaje të reja dhe intriguese për strategjitë e tyre gjatë qëndrimit në Big Brother. Të udhëzuara nga moderatoja Bora Zemani, dy ish-konkurrentet e Big Brother zbuluan se si kishin vendosur paraprakisht me anëtarët e familjeve të tyre kode dhe sinjale për të komunikuar gjendjen e tyre emocionale dhe strategjike brenda lojës. E pyetur në lidhje me metodat e ndërveprimit me të afërmit, Fifi tregoi se kishte zgjedhur një metodë të zgjuar përmes çorapeve të saj. “E patëm përcaktuar që ata do të më dërgonin çorape. Çorapet blu do të thotë ‘qetësohu’, të kuqet…
Nga Lorenc Vangjeli Është e pamundur t’i shpjegosh një “alieni” që vjen për herë të parë në Tiranë, se çfarë po ndodh me politikën në vend. T’i rrëfehet atij ai lëmsh pa fill e fije të bëra lëmsh të marrëdhënieve mes aktorëve kryesorë të saj; t’i dëshmohen të gjitha dashuritë e aleancat e njëkohshme, të kthyera në urrejtje dhe armiqësi të egra të përkohshme, qëndrimet që zëvendësojnë rregullisht katranin me dëborën, të vërtetën me gënjeshtrën, lodrimin prej pehlivanësh nga njëra apo ana tjetër e ylberit politik të secilit personazh dhe mbi të gjitha, t’i justifikohet jetëgjatësia në politikë që protagonistët…
E ëma e 3-vjeçarit nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen” atë me qëllim për ta mbajtur vetë. “Shumë faleminderit policisë dhe mediave”, tha gruaja. E pyetur nga gazetarët nëse do t’i lejonte gjyshërit ta takonin sërish fëmijën, Ile Gjuni nuk pati ndonjë përgjigje konkrete. “E di prokuroria, e di gjykata!”, tha ajo.
Pas marrjes së nënshtetësisë, 13 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj tha se marrja e pasaportës është bashkimi me një kauzë për të çuar vendin përpara. “Ky moment solemn nuk është thjesht marrja e një pasaporte, por bashkimi me një kauzë, me një skuadër që ka një mision. Ky mision ka qenë shumë i vështirë në vitet ’90, kur të gjithë donin ta linin pasaportën shqiptare, të largoheshin nga vendi. Nëse shumica…
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi një një makinë që nuk ishte e tija iu gjetën tufa të ndryshme kartëmonedhash, me vlerë 64800 euro. Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte banues në Bullgari, ndërsa u ndalua në Martinengo. Pas arrestimit i riu nuk ishte në gjendje të justifikonte bindshëm efektivët as për makinën e cila dukej se ishte e regjistruar në një kompani në Villongo dhe as për paratë e gjetura brenda saj. Ndërsa më vonë ai tha se makinën ia kishte dhënë hua një mik, kurse paratë i kishte fituar duke luajtur në një faqe bastesh…