Author: tirana

Një telefon është gjetur në ambientet e brendshme e burgut të Drenovës. Burime thanë se telefoni është kapur në sektorin e paraburgimit të këtij institucioni gjatë një kontrolli të ushtruar nga drejtoria e burgut të Drenovës në bashkëpunim me sektorin e policisë, të cilët pasi kanë marrë informacion kanë ushtruar kontroll në dy prej dhomave të dyshuara. Gjatë këtij kontrolli të paraburgosurit F.A. rreth të 30-ave i është gjetur një telefon i markës “IPhone”. Pas konstatimit të telefonit i paraburogusuri është izoluar ndërkohë që çështja i ka kaluar për shqyrtim prokurorisë së Korçës por edhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm…

Read More

Partia e Lirisë ditën e sotme po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për vendin”. Kreu i PL, Ilir Meta tha se në konventën e 27 prillit do të afrohen shumë gra të tjera, pasi shumica e të ftuarave dhe gjysma e pjesëmarrëseve do të jenë gra e vajza. Meta u shpreh se pa ndihmën e tyre nuk ndalohet dot shfarosja e Shqipërisë dhe zhbërja e identitetit tonë kombëtar. “I dua gratë që janë burra në karakter. Nuk ka më të rrezikshme se gratë që janë xheloze…

Read More

Mark Marku aktualisht është pedagog në departmentin e gazetarisë në Tiranë, por në zgjedhjet parlametare të 2021 u angazhua në politikë duke kandiduar për deputet në krah të PD-së. Edhe pse fitoi në Lezhë, disa muaj më pas hoqi dorë nga mandati duke u tërhequr nga politika.Marku tregoi pse u angazhua mendimet e tij për Partinë Demokratike, çfarë i tha Lulzim Bashës dhe më pas tërheqja pasi në politikë nuk ka garanci se kur mund të ndodhë një ndryshim, sot, nesër, shumë vite më pas apo asnjëherë. Edi Rama: Si mund t’i besoje ti dikujt që shumë kohë më pas, edhe…

Read More

Policia e Tiranës informon se ka arrestuar tre persona për dhunën dhe hedhjen e shisheve me molotov dje në protestën para bashkisë së kryeqytetit. Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan dje për herë të tretë para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Dhjetëra koktejl molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, zjarr që rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, përplasje dhe dhunë ishte rezultati i protestës së djeshme të disa militantë të opozitës të udhëhequr nga Flamur Noka i Rithemelimit dhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë.

Read More

The Economist Në disa fusha të mjekësisë, siguria për një rezultat është e mundur. Testet dhe skanimet zbulojnë shkakun e një shtrëngimi ose dhimbjeje. Trajtimet zakonisht funksionojnë, pavarësisht nëse përdoren për të luftuar një infeksion ose për të rivendosur ekuilibrin e një hormoni. Përjashtim këtu janë sëmundjet mendore. Merrni shembull depresionin, një nga çrregullimet mendore më të zakonshme. Ekzistojnë 227 kombinime simptomash që mund të çojnë dikë që të diagnostikohet me depresion. Ilaçet e përshkruara për të funksionojnë më mirë se placebo për vetëm 15% të të sëmurëve. Kjo ka bërë që disa shkencëtarë të hedhin poshtë idenë se depresioni…

Read More

Këtë të shtunë, ish-deputet i Partisë Demokratike, Mark Marku, aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për ‘sulmet elektorale’, gjatë fushatës zgjedhore të 2021.“Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar. Ndjesë se në një moment barrikadimeve gjatë fushatës së fundit në mos gabohem, ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku, por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot”. Mark Marku tregon dhe historinë e emrit të tij. “Gjyshi im ka pasur emrin Mark. Një…

Read More

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi F. N. (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K.…

Read More

IKMT ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në plazhin e Velipojës ku do të nisë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kryesisht janë bazamente betoni të ‘beach bareve’ dhe ndërtime të tjera të evidentuara nga ky inspektoriat. Aksioni vjen një ditë pas mbledhjes që zhvilloi ministrja Kumbaro me prefektët ku la detyra specifike për secilin prej tyre. Era

Read More

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, organizoi ditën e sotme në Berat Panairin e Edukimit,Trajnimit dhe Punësimit me praninë e shkollave të mesme dhe ato profesionale, biznese lokale e kombëtare, organizata dhe ofrues shërbimesh për të rinjtë. Përsa i përket pjesëmarrjes së të rinjve në panair, Ministrja Bora Muzhaqi shprehet: – “Berati ka të rinj kaq aktiv dhe kaq të interesuar për të mësuar çdo mundësi që është në dispozicionin e tyre”. Në panair u eksposuan punimet më të mira të nxënësve të shkollës profesionale, të punuara me metal dhe materiale elektrike, për të nxitur kështu bashkëmoshatarët e tyre…

Read More

Në bashkëbisedimin pyetje përgjigje të improvizuar në podcast me pedagogun e gazetarisë Mark Marku kryeministri Edi Rama nuk mund të mos përgjigjej për sjelljet e tij për të delegjitimuar median në punën e saj për të bërë transparecë. Rama e pranon se është problem dhe foli për një betejë të brendshme me veten mes ‘atij që dikur ka qenë gazetar’ dhe tani prej vitesh në anën tjetër si kryeministër i Shqipërisë. Mark Marku: Raportet me median, një lloj agresiviteti diskursiv flas nga medias, përpjekje për të de legjitimuar mediat si aktorë shumë të rëndësishëm për transparencën e qytetareve, informimin etj. Nga…

Read More

 Në podcastin e kësaj të shtune “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar pedagogun dhe shefin e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Makun. I pyetur nga Mark Marku se ‘çfarë do u thuash shqiptarëve për një mandate të katërt’, Rama renditi arsyet. Mark Marku: Do të shfaqesh pas një viti në zgjedhje, 3 mandate, me të mirat e të këqijat e tij. Në një qeverisje të gjatë disa probleme themelore rëndojnë, korrupsioni, emigracioni i gjeneratave të reja. Çfarë do tu thuash shqiptarëve për mandatin e katërt. Kështu jemi mirë e vazhdojmë kështu. Apo do u thuash do bëjmë çfarë…

Read More

Jetëgjatësia në BE pritet të bëhet një pikë kyçe e politikës ndërsa kontinenti lufton me një popullsi të plakur. Jetëgjatësia mesatare e një europiani në lindje është 80.1 vjet sipas shifrave të vitit 2021, megjithatë është mashtruese të zbatohet kjo në të gjithë kontinentin. Statistikat e fundit të publikuara këtë javë nga databaza zyrtare e Europës, Eurostat tregojnë ndarjen midis rajoneve të ndryshme të Europës kontinentale, me jetëgjatësi mesatare që varion nga 69 në 85 vjet. Nga 242 rajonet NUTS 2, sistemi i BE-së për ndarjen e territorit ekonomik Severozapazen i Bullgarisë kishte një jetëgjatësi mesatare prej 69.7 vjetësh, ndërsa…

Read More