DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Author: tirana
Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një vend të veçantë zënë ato të zhvarrimeve të kufomave të vdekjeve të mëparshme, që mund të kryhen për arsye të ndryshme, në radhë të parë për ekzaminimin e kufomave, për vdekje që dyshohen të kenë ardhur si pasojë e vrasjeve, të cilat nuk janë ekzaminuar më parë, ose kur këqyrja e parë ka qenë me të meta serioze etj. Por zhvarrimet mund të kryhen edhe për arsye të tjera që s’kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore, p.sh., kur do të bëhen transferime të varrezave, apo…
Ka hapur dyert Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë. Emisioni ‘FactCheck’, solli pamje dhe intervista nga ambientet e brendshme të muzeut, ku janë ekspozuar mjete ushtarake, armë, veshje që janë përdorur nga Forcat e Armatosura për vite me radhë. Drejtori i Komunikimit dhe Edukimit, z.Karafil Celibashi, bën të ditur se ky muze është një dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare dhe ndahet në pesë pavione të veçanta. Interesimit të këtij muzeu, në ditë i ofrohen rreth 70 persona. Ky është holli i Muzeut, në qendër të hollitë është i vendosur Raketa e famshme SAM-2, raketë e prodhimit sovjetik dhe…
Një 40-vjeçar nga Shkodra është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Vasil Shanto”. Shtetasi i identifikuari me inicialet M. A. dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti informoi sot policia. Aktualisht 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pasi dorëzimit të fëmijës 3-vjeçar, i cili mbahej i fshehur nga gjyshërit për afro një javë. “Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së PolicisëDurrës”, shkruan Balla. Fëmija u dorëzua në Policinë e Durrësit nga gjyshja Barie Gjuni. Ajo ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vëllai u arrestuan nga Policia si të përfshirë.
Dueli Iran-Izrael ka pesë rrathë, fronte të ndryshme që sapo të bashkohen shndërrohen në konflikt total. Varet nga vendimi i drejtuesve, nga momenti dhe nga ngjarje që nuk janë gjithmonë të parashikueshme. Lufta e hijeve Është ajo e kryer në të kaluarën me efektivitet të madh dhe rezultate domethënëse. Izraeli ka eliminuar shkencëtarët, ka sabotuar objektet, ka penguar rrjedhën e armëve/teknologjisë në favor të Republikës Islamike dhe milicive shiite. Këtu ka prita, bastisje bazash, autokolona kamionësh. Teherani u përgjigj me sulme dhe bombardime, duke përdorur celula – për shembull Hezbollahun libanez – të akuzuar për sulme hakmarrëse. Lufta në det Anijet tregtare,…
Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë e Durrësit. Ajo fillimisht ka qëndruar në Kukës, por pas kontrolleve të shumta të policisë është zhvendosur në Tiranë të disa të afërm të saj.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ka thënë se shteti që ai përfaqëson do të abstenojë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në fazën përfundimtare të këtij procesi, pra votimit në Këshillin e Ministrave të Jashtëm në maj. Këto komente, kryediplomati grek i ka bërë pak ditë pasi që Kosova kaloi suksesshëm edhe fazën e dytë për anëtarësimin në KiE, pasi që Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi me shumicë dërrmuese pro raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, i cili sugjeron që Prishtina zyrtare të pranohet në këtë organizatë, pasi…
Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare janë ndaluar nga policia zviceriane më 13 prill dhe u mbajtën në Komisariat për 48 orë. Ndër emrat e përmendur ishin Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu. Ishte këngëtari Labinot Rexha, i cili konfirmoi në një farë mënyre lajmin e arrestimit pasi tha për mediat në Kosovë se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend. Ai tha se është i pajisur me nënshtetësi zviceriane.Ndërkohë së fundmi, Soni Malaj ka bërë një InstaStory krah Don Phenom ku shkruan…
Teksa mungon thuajse një muaj nga përfundimi i “Big Brother”, fansat tashmë janë pozicionuar duke mbështetur të preferuarin e tyre. Shifrat në rrjetet sociale ndryshojnë në varësi të dinamikave, duke na zbuluar shpeshherë se ku shkon vëmendja e publikut. Edhe këtë javë, “Top Albania Radio” ka bërë një përmbledhje të 10 personazheve që kanë pasur më së shumti trafik në “Instagram”. Ai është një nga banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë është rritur me 1 mijë ndjekës, nga 449 mijë ka shkuar në 450 mijë. Një rritje kjo që duket ndër…
Nacho Fernandez ka luajtur gjithmonë me vetëm një skuadër: Realin e Madridit. Mbrojtësi ka dalë nga akademia e “Los Blancos”, teksa prej vitit 2012 është pjesë e skuadrës së parë. Periudhë gjatë së cilës ka fituar 23 trofe, ku bien në sy pesë medaljet e Champions League. 34-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin e jetës. Rinovim nuk do të ketë, me mbrojtësi që ka njoftuar drejtuesit e Realit që do të largohet në fundin e sezonit. Pasi dëshiron të provojë një tjetër eksperiencë në karrierën e tij. Disa klube nga La Liga janë gati t’i plotësojnë…
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë “mea cupla”, teksa tregoi “gabimin e tij të madh” që duke mos ndërtuar një sistem meritokratik brenda partisë. “Njoh edhe gra që i kemi bërë ministre, deputete, që i kemi mbështetur shumë apo jo dhe thonë ‘çfarë ka bërë Ilir Meta për mua, duhet të kishte bërë më shumë’,”- shprehet Meta, i cili theksoi se askush s’merr më poste për shkak se është mik i tij.