Author: tirana

Shumë të rinj, veçanërisht të ardhurit nga rrethet, për të studiuar në Tiranë, iu duhet të punojnë, për të përballuar qiranë, shkollën, ushqimin dhe veshjet. Por të ndodhur nën këtë trysni të përditshme, ata përpiqen të mbajnë lart përqendrimin në shkollë dhe punë. Valentina Asabella, Mjeke Psikiatre thotë: Në fakt vërej tek moshat mbi 18 vjeç, studentë, që tregojnë se për të përballuar edhe shkollën edhe punën, fillojnë të konsumojnë shumë kafe, shumë pije energjike, ka raste edhe 6 kanaçe ne ditë. Kur këto nuk ia japin më energjinë që u duhet, nisin konsumimin e hashashit, apo edhe drogave të…

Read More

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zonën e Dhërmiut, në bashkinë e Himarës, ku inspektoi nga afër zbatimin e aktit normativ për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet hoteliere që operojnë përgjatë bregdetit. Në terren ndodhen inspektorët e Task Forcës, të cilët monitorojnë procesin në çdo hap të tij. Edhe në zonën e Dhërmiut subjektet kanë nisur të instalojnë këto impiante, duke ju përgjigjur pozitivisht këtij vendimi, në prag të nisjes së sezonit turistik. Në zonën e Dhërmiut janë 190 subjektet që preken nga ky akt normativ, i cili ka në fokus, përmirësimin e…

Read More

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi thotë se është shkarkuar nga detyra në mënyrë të “dhunshme” nga autoritetet serbe me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Arifi shkruan se shkarkimi i tij nga kryetar i komunës së Preshevës u bë në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar. Ai akuzon si bashkëautorë të kësaj ngjarje Ragmi Mustafën, Shaip Kamberin, Ardita Sinanin dhe Argjend Sherifin, të cilat përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi. Postimi i plotë Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë…

Read More

Në një “fshehtësi” të plotë, këngëtarja Olta Boka ka treguar sot se është bërë nënë për herë të dytë. Në Instagram, Boka ka publikuar foto nga spitali, duke treguar portretin familjarë, tashmë me katër anëtarë. Olta është bërë nënë e një djali që mban emrin Brel, duke i bërë vajzës së saj një vëlla. View this post on Instagram A post shared by 𝐎𝐋𝐓𝐀 𝐁𝐎𝐊𝐀 (@oltabokaofficial)

Read More

Bahrije Gjuni, gjyshja e 3-vjeçarit të zhdukur, pranoi të dorëzonte sot djalin në polici, ndërsa është arrestuar nën akuzën e rrëmbimit të personit. Para policisë ajo ka dëshmuar edhe se ku ka qëndruar me djalin ditët që ia mori nënës dhe u largua nga banesa e saj. “E kemi vendosur sëbashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka folur për procesin e votimit nesër ku do të votohet për largimin ose jo të katër kryetarëve në komunat veriore. Në katër komunat veriore, në listën votuese janë 46 556 njerëz, apo 1 461 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023. Më 3 prill, KQZ-ja ka miratuar qendrat e votimit, ku kanë qenë 43, por pas raportimeve të Sekretariatit të KQZ-së u bë e ditur se nga 43 qendra, 33 prej tyre, që janë shkolla, drejtorët kanë refuzuar dhënien e tyre në përdorim për procesin e votimit. Sekretari i KQZ-së, Burim…

Read More

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK dhe reagimin e politikës ndaj strukturës së posaçme. Duke komentuar deklaratat e fundit shpërthyese të Metës ndaj këtij institucioni, ajo i cilësoi ato si të papranueshme, teksa theksoi se beteja e opozitës nuk është me SPAK. “Politika ka frikë nga SPAK-u. Zyrtarët sot kanë frikë të firmosin nga frika e SPAK-ut. Ne nuk e kemi betejën me SPAK. Duke besuar te forca e ligjit duhet ta lëmë të bëjë punën e vetë dhe të fokusohemi te ndryshimi i kulturës së korrupsionit. Deklaratat e Metës më janë dukur të…

Read More

Gjatë takimit të tij me liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “një ditë Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen që u bën palestinezëve”. Raportohet se gjatë takimit u diskutua në lidhje me sulmet izraelite në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, çfarë duhet bërë për të siguruar një furnizim të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe arritjen e një procesi paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në zonë. Gjatë takimit Erdogan “tha se Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj shtypjes së palestinezëve dhe se…

Read More

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar zhvillimet e fundit të jetës politike në Shqipëri, si edhe perspektivën e tij për të ardhmen e saj dhe të vendit në tërësi. Mehmeti u shpreh më tej se në Shqipëri nuk ka opozitë, por njerëz që duan pushtetin, ndërsa u shpreh skeptik për të ardhmen e vendit nëse kjo e fundit do të mbetet vetëm në dorën e drejtësisë dhe policisë. ”Në Shqipëri nuk ka opozitë, por njerëz që e duan pushtetin. Synim kanë pushtetin, jo shtetin. Përndryshe do të jepnin një platformë për shtetin. Këtu do të vijë koha kur kam frikë se…

Read More

Egnatia triumfoi në transfertë ndaj Laçit, me rezultatin 2-1, falë një përmbysje në pjesën e dytë. Kurbinasit e nisën mirë ndeshjen, ndërsa e mbyllën pjesëne parë në avantazh, falë golit të William Melo Cordeiro. Megjithatë, pjesa e dytë ishte një tjetër ishte krejtësisht e kundër. Egnatia e nisi në sulm dhe barazoi shifrat në minutën e 62-të me sulmuesin Montenegro. 7 minuta më vonë, ishte Ibrahimoglu, i cili përmbysi rezultatin me golin e tij. Sukses i rëndësishëm për rrogozhinasit, që shkëputen në krye me 60 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e shtatë me 38 pikë.

Read More

Avokatët e shqiptarit 50-vjeçar Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivani 33-vjeç pasi dyshonte se i kishte përdhunuar vajzën, kanë bërë kërkesë për lirim nga burgu.50-vjeçari mbahet në një repart të veçantë në burgjet e Larisës, ndërsa ruan pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij, shkruajnë mediat greke. Pasi ai mësoi nga vajza e tij 18-vjeçare se vëllai i gruas së dytë e përdhunonte vajzën që prej moshës 9-vjeçare dhe së fundmi e shantazhonte se do i publikonte video intime, ai vrau 33-vjeçarin. Pas aktit kriminal autori u vetëdorëzua në polici. “Isha në mbrojtje, u…

Read More