Author: tirana

Policia Rrrugore në Tiranë ka publikuar bilancin bilancin e një jave, në lidhje me masat administrative dhe arrestime të bëra në kuadër të shkeljeve të qarkullimit rrugor. Nga data 14-20 prill, policia ka arrestuar 16 persona për disa shkelje, ku: Ndërkaq, gjatë javës, në total janë vendosur 12.315 gjoba për shkelje të ndryshme të kryera, konkretisht: Janë bllokuar edhe 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara

Read More

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacionet, në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. S., dhe shtetasi me inicialet S. M., 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes. NJOFTIMI I POLICISE Brenda 24 orëve, finalizohen 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacionet, në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”. Në kuadër…

Read More

Në 85-vjetorin e lindjes, Bes Kallaku ka organizuar një festë për gjyshen e tij që siç thot edhe në urimin e tij, Ija është e të gjithëve. “Ija, jo vetem e imja por Ija e t’gjithve bon 85 vjece sot. Zoti na i rujt gjysherit, duart e tyre qe na rriten, dashuria e tyre trendafil dhe lule dele. Urime o Trendafile (ky eshte emri ivertete i Ijes) “, shkruan aktori krah një video shkëputur nga festa e ditëlindjes. View this post on Instagram A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Read More

Janë të shumtë ata që e njohin Mit’hat Havarin si ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, veçanërisht për vendosmërinë e tij për të luftuar bandat e kohës dhe zbatimin e ligjit. Por Havari ka dhe një anë tjetër, atë të përballjes me regjimin komunist të kohës, me të cilin ka pasur jo pak andralla për shkak të sjelljeve të tij liberale dhe shprehjes së mendimit ndryshe. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, Mit’hat Havari rrëfen ish-Sigurimi i Shtetit i hapi dosje dhe përballjen me ish-drejtuesin e lartë komunist pas rënies së regjimit. “Unë fillova të agjitoja…

Read More

Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që t’i mirëmbante partneritetet dhe t’i forconte lidhjet me rëndësi strategjike, sidomos me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s, thotë eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni. “Siç u pa në rastin e Izraelit, partneritetet dhe koalicionet janë jetike për mbrojtjen e vendit”, thotë studiuesi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, me bazë në Uashington. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Shtuni i referohet kështu përgjigjes që i dha Izraeli bashkë me aleatët e tij sulmit të Iranit me raketa dhe…

Read More

E veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin është i paparashikueshëm, duke thënë se nuk mund të përjashtohet që një ditë ai mund të përdorë armë bërthamore. “Ne nuk e dimë se çfarë të presim prej tij,” tha Yulia Navalnaya. Navalny e krahasoi pyetjen me pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se ajo nuk priste që Putin të shkonte në ofensivë atëherë, duke pasur parasysh lidhjet e forta midis dy vendeve. Ajo komentoi gjithashtu arrestimet e fundit të disa spiunëve të dyshuar rusë në Europë, duke thënë se ato janë një tjetër…

Read More

ITALI – Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ardhshëm. Media pranë milanezëve bëjnë me dije se me këtë çështje po merret ekskluzivisht Zlatan Ibrahimovic, i cili ëndrrën e madhe ka të sjellë në stolin e Milanit teknikun e mirënjohur italian Antonio Conte. Ibra është takuar disa herë me këtë të fundit, por problem krahas konkurrencës me Napolin, mbetet fakti që Conte kërkon garanci të shumta financiare, për të investuar në merkaton e verës dhe ndërtuar një skuadër…

Read More

Me llogaritjet për tatimin mbi të ardhurat K.E., me profesion psikologe do të duhet të paguajë rreth 1 mijë euro tatim në muaj për shtetin. Ajo pohoi për “Monitor” se masa e detyrimit tatimor është shumë e lartë dhe rrezikon ta çojë drejt falimentimit. Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari 2024 dhe profesionistëve u kanë ardhur tashmë faturat e kripura, ndërsa paqartësitë për mënirën si po zbatohet ligji janë të shumta. “Mënyra e llogaritjes për parapagimin e tatimit jo vetëm që është e padrejtë, por edhe është në masë të lartë.…

Read More

Lidi Delia, ishte banori i cili ndërpreu garën mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP’, pas një nominimi ‘kokë më kokë’ me Liam Osmanin. Pas televotimit të hapur të martën, Lidi ka lënë shtëpinë, të cilës iu bashkua pak ditë më parë. Garën e vijoj Liami, i cili pas këtij vendimi i shpreh duke thënë “ndihem shumë mirë”. Kujtojmë se Lidi vinte ka Kosova dhe ishte babai i dy fëmijëve. 32-vjeçari punonte si animator dhe moderator, ndërsa vijonte dhe studimet për gazetari. Po ashtu, nga BBV mbrëmjen e djeshme është larguar edhe Jetmir Salaj, i cili fillimisht tha se ka…

Read More

Në një kohë që SHBA dhe BE duan sanksione të reja kundër Teheranit, vetë vendi do të bjerë në sy me lajme suksesi, si psh. lajmi se Irani ka arritur të shesë naftë më shumë se kurrë më parë në gjashtë vitet e fundit. E kjo megjithë sanksionet e SHBA, që vendosi në vitin 2018 presidenti Trump. Ministri iranian për Naftën, Javad Ovji bëri të ditur në mars, se eksportet e naftës kanë sjellë më shumë se “35 miliardë dollarë” në arkën e shtetit iranian. “Armiqtë e Iranit” duan të ndalin eksportet tona të naftës, por sot ne mund të eksportojmë naftë ku të duam, dhe…

Read More

Në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët votojnë sot nëse duan apo jo të largojnë kryetarët komunalë shqiptarë. Procesi mbahet mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në konferencën e parë për media, bëri të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur. Ato do të mbyllen në orën 19:00. Elezi tha se “mund të ketë pasur ndonjë vonesë teknike në hapjen e ndonjë vendvotimi”, por shtoi se kjo është gjë e zakonshme. Ekipi i Radios Evropa e Lirë, që gjendet në…

Read More