Author: tirana

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se përveç SPAK dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani është edhe një tjetër strukturë shumë e rëndësishme, Byroja Kombëtare e Hetimit. Spahiu tha se çelësi i të gjitha sukseseve në hetime kundër subjekteve të rëndësishme, është kryetarja e Byrosë së Hetimti, Aida Hajnaj. “Përveç debatit që zhvillohet apo sulmeve që këta bëjnë ndaj SPAK-ut dhe Dumanit, është edhe një strukturë pas gjithë këtij hetimi, që është Byroja kombëtare e hetimit, e cila është një makineri shumë e madhe pas gjithë këtyre hetimeve. Në krye të saj është një juriste me shumë eksperiencë. Aida Hajnaj, e…

Read More

Sali Berisha ka folur për sulmet qeveritare që kanë përfshirë Partinë Demokratike dhe qëllimin nga 2021 e deri më sot për një Shqipëri pa opozitë. Në mbledhjen me drejtuesit e departamenteve, Berisha i cili është në izolim në banesë që prej 30 dhjetorit 2023, theksoi se ”u synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë, por nuk ja dolën, ne korrëm fitore”. Pjesë nga fjala që e mbajti online nga banesa Sot rotacioni politik de fakto është i bllokuar. Mekanizmat që ka krijuar narkoshtetit e ka shndërruar rotacionin në një…

Read More

Partia e Lirisë po zhvillon këtë të premte pasdite mbledhjen e Komitetit Drejtues, ndërse me interes është parë takimi i Ilir Metës me Monika Kryemadhi si dhe Elona Gurin, kjo e fundit e njohur si numri tre i partisë. Kryemadhi dhe Guri janë shfaqur së bashku sot, në mbledhjen e partisë, teksa nuk kanë nguruar as të bëjnë selfie, të përzemërta së bashku, si për t’i bërë karshillëk Metës, pas përplasjeve dhe akuzave të këtij të fundit për tradhti në parti.

Read More

Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, banorët bëjnë edhe biseda për jetën e tyre jashtë për marrëdhëniet e tyre. Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur me Argjirën, e ndërsa banori la të nënkuptohej se diçka nuk shkon mes tyre. Graciano: Nuk di për çfarë po flet Egla. Por jo.. Egla: E paske qelb muhabetin. Graciano: Jo. Egla: Po sigurisht që e ke qelb. Graciano: Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e merr…

Read More

Bashkimi Europian përsërit rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve. Zëdhënësi Peter Stano, konfirmoi se të gjitha dokumentet e pranuar nga Kosova dhe Serbia janë të vlefshme dhe duhet të zbatohen. Fokusin e vendosi tek formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, por si gjithmonë, duke harruar shkeljet e shumta që ka bërë Serbia, si në rastin e fundit me ndalimin e shtetasve të Kosovës. “Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga më thelbësoret dhe urgjentet. Bashkimi Europian, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, kemi qenë shumë të qartë me Kosovën për nevojën që kjo duhet zbatuar. Dështimi…

Read More

Partia e Lirisë ka mbledhur këtë të premte pasdite Komitetin Drejtues Kombëtar. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mbërritur njëri pas tjetrit. I fundit ka shkuar Ilir Meta i cili i ka takuar të gjithë me radhë, në fund Kryemadhin dhe Elona Gurin, anëtare e kryesisë së PL-së. ”O paskemi mysafire”, tha Meta teksa takoi Elona Gurin, një bashkëpunëtore shumë e afërt e dyshes Meta-Kryemadhi, por që së fundmi përflitej se është përjashtuar nga partia. Po ashtu Meta është takuar edhe me Kryemadhin e cila nuk ka nguruar që t’i tregojë bluzën ku shkruhej ”Ja ku jam”.

Read More

11,5% e të huajve që vizituan Shqipërinë për pushime në fillimvit zgjodhën të pushojnë të paktën 1 natë në strukturat tona akomoduese. Nga 480.539 të huaj që hynë në territorin shqiptar, vetëm 55.163 prej tyre fjetën në një bujtinë, hotel, apo apartament me qira. Ku po flenë turistët? Hapësirat për kampingje, parqe, çadra ose rulota argëtimi u përdorën vetëm nga 70 turistë gjithsej. Duket se interesi i të huajve tranzit për të vizituar vendin ka qenë më i lartë në këtë periudhë të vitit sesa turistët që qëndrojnë për më shumë se 1 ditë në Shqipëri. Akomodimi në strukturat shqiptare…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të saj, Ilir Metës, pak orë para mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj force politike. Kryemadhi bën thirrje për rigjallërimin e partisë përmes meritokracisë dhe mendimit ndryshe. Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Kurse teksa u pa duke ardhur në mbledhje, Kryemadhi dha një mesazh me bluzen e saj. ”Here I Am”. Në krahun e saj shihet edhe Elona Guri, e edhe flitet se do të jetë ”kurbani” i radhës nga Meta. ”Ja ku jam”, është…

Read More

Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka në një intervistë televizive ka thënë ndër të tjera se shumë shpejt do të zgjidhet Avokati i Popullit. Procesi u vonua sipas saj, për shkak të përplasjeve në Kuvend nga opozita. ”Ne e kemi shqetësim shumë të madh dhe është një nga prioritetet më të mëdha. Për efekt të konfliktualitetit në Kuvend ka qenë e pamundur të shkojmë në një proces për zgjedhjen e avokatit të popullit. Mendoj se jemi në kushtet kur grupet politike. Grupet politike kanë filluar diskutimet për një dakordësi për zgjedhjen e AP. Ja kemi lënë këtë të drejtë opozitës. Besoj…

Read More

Situata në Partinë e Lirisë nuk është në ditët më të mira. Kryetari Ilir Meta flet për tradhtarë në parti, që sipas tij janë blerë për një sufllaqe nga pushteti. Kundër në mendime ai ka edhe gruan e tij, deputeten Monika Kryemadhi. Por një mesazh vjen edhe nga ish-ministri Edmond Haxhinasto. Ky i fundit ka zgjedhur një thënie nga Leon Tolstoj, ku edhe jep qëndrimin e tij për atë që po ndodh në partinë e tij.

Read More

Këtë të premte, Tirana fitoi kundër Erzenit për raundin e 32-të në Superligë, duke e çuar në tre numrin e ndeshjeve pa pësuar gol. Pas ndeshjes, trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu tha se të tijtë duhet të ruajnë këtë ecuri dhe të përmbysin Kukësin në Kupë gjatë mesjavës (humbje 2-0 në sfidën e parë). “Erzeni humbi një penallti, fati ishte me ne sot. Shënuam golin e dytë dhe e kontrolluam ndeshjen prapë. Patjetër që na gëzon kjo fitore. Ne gjithmonë kemi pësuar gol dhe pastaj kemi kërkuar që të kthejmë rezultatin. Kur e mbaron ndeshjen me zero gola, krijohet stabilitet…

Read More

Njëri nga emrat më të kërkuar prej festivaleve nëpër botë, Burna Boy është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill Festival 2024 të organizuar nga Dua Lipa. Ai është vetëm një nga artistët e shumtë botëror që këtë vit do të perfomojnë në Prishtinë. Në skenën e edicionit më të madh deri më tani, Burna Boy do të ngjitet më 26 korrik. Emrat e artistëve të tjerë do bëhen të ditur gjatë javëve në vazhdim. Organizatorët premtojnë edhe shumë befasi të tjera të mëdha për këtë edicion. 32 vjeçari, në vitin 2023 u bë i pari artist afrikan që…

Read More