SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula nga gjykimi i çështjes ndaj Nuredin Dumanit dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Plumbi i artë”. Kërkesa vjen pas 2 kërkesave të rrëzuara nga vetë avokatët, me qëllim zgjidhjen e konfliktit të interesit mes gjyqtares Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, për shkak të një lidhjeje familjare mes të dyve. SPAK kërkon t’i jepet përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri.
Author: tirana
Ambasada e Italisë në Tiranë, ka dënuar aktet e dhunës në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. Ky reagim vjen pas atyre të ambasadës britnaike, amerikane dhe të BE-së. ”Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë. E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.
Në ambjentet e Qendrës Multifunksionale Rinore në Berat, është mbajtur panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punës. Të pranishëm kanë qenë drejtues të shkollave të mesme arsimore, të shkollave profesionale, biznese të shumta, banka të nivelit të dytë, drejtues tē pushtetit vendor si dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Ajo ka folur rreth rëndësisë së këtij panairi, si mënyra më e mirë pêr ti nxitur të rinjtë drejt punësimit. “Ju përshendesim nga Panairi i dhjetë për edukimin, punësimin dhe trajnimin. Jemi në Qëndrën Rinore të Beratit, ku kemi mbledhur institucionet e ndryshme arsimore, opsionet e ndryshme që…
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka regauar për protestën e opozitës brenda në Bashkinë e Tiranës, ku në një reagim thuhet se protesta paqësore është një akt demokratik, por dhuna jo. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, thuhet në reagim. Protestuesit hodhën bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës, bojë, pampersa dhe mollë. Dhjetëra forca policie rrethuan godinën për të siguruar rendin para bashkisë, ndërsa qytetarët bashkë me këshilltarët bashkiakë të opozitës shpartalluan kordonin metalik për të tentuar të hynin…
”Veliera” një nga veprat më komplekse po shkon drejt përfundimit. Gjatë inspektimeve që kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme në Durrës, u ndal edhe tek kjo hapësirë e re publike në dispozicion të qytetit të Durrësi. “Ka dashur kohën e vet dhe imagjino sa kohë u humb nga ata që u vunë kundër, me historira Prokurorie, jo do preket, jo nuk do preket Durrësi i lashtë, budallëqe e gjithë ajo kohë e humbur. Si nuk bëmë një punë të re inovative që nuk na u vunë mbrapa, si ka mundësi? Që në kohën e bashkisë deri më sot,…
Rexhep Gjuni, gjyshi i 3-vjeçarit të humbur ka dalë sot para gjykatës, bashkë me Arben Selajn. Ky i fundit është vëllai i gjyshes së të miturit. Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Gjunin. Po ashtu ka dhënë masën ”arrest me burg” për Arben Selaj, dhe në kërkim është gjyshja me vëllanë tjetër të saj. Nëna e la 3-vjeçarin me gjyshërit, por më pas ai është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Konfliktet mes të resë dhe vjehrrëve kishin nisur që prej vdekjes së babait të 3 vjeçarit, një vit e gjysmë më parë. Policia ka nisur…
Pas SHBA dhe BE, edhe ambasada britanike në Tiranë ka dënuar dhunën e sotme nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para bashkisë së Tiranës. Në një reagim, britanikët thonë se molotovi nuk ka vend në demokraci. “Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”,-deklaron Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.
Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në aksident janë përfshirë disa automjete dhe disa kamionë. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.
Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka edhe një luftë tjetër. Të gjithë jemi sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram? Aktori Jul Deda këtë javë është rritur me 1 mijë ndjekës, nga 449 mijë ka shkuar në 450 mijë. Roza Lati po ashtu ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar, nga 829 mijë tashmë numëron 830 mijë. Kalojmë tek çifti i vetëm…
100 ditë në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe banorët do të surprizohen me një darkë me tre të ftuar special. Moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj do të futen sonte në shtëpi, për të konsumuar një darkë dhe për të shkëmbyer biseda me banorët. Shpesh konkurrentët i kanë ftuar ata të bëhen pjesë e tavolinës së darkës së tyre, pas përfundimit të “Prime-ve”, ndërsa sot më në fund dëshira e tyre do të plotësohet. Në një edicion plot surpriza, debate dhe thyerje rekordesh, edhe natën e sotme mund ta ndiqni LIVE në…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. “E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në njoftim.
Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës për dosjen 5D, ku u hodhën bomba molotov në drejtim të godinës. “Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruhet në Twitter.