Komisioni hetimor për të dhënat e sistemit TIMS miratoi të premten të gjitha kërkesat për informim drejtuar institucioneve publike, ndërsa mbledhja u përshkua nga një konsesus jo i zakonshëm mes opozitës dhe shumicës. Kërkesat për informacion iu drejtuan Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Prokurorisë së Tiranës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Konsensusi për të vijuar me punën erdhi pas dështimit të mbledhjes së fundit, ku palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për një votim teknik që kishte të bënte pikërisht me këto kërkesa. Kryetari i komisionit, deputeti…
Author: tirana
Alban Bërmeta është një nga boksierët që nuk u dorëzua kurrë pavarësisht çdo vështirësie, objektivi i tij kryesor mbetet të ngrejë sa më lart flamurin kombëtar në arenën ndërkombëtare. Ai u rendit i 20 në botë, në peshën e tij sipas faqes së specializuar Boxrec. Një rezultat historik ka nuk e ka arritur askush më parë, por me shumë mund e sakrificë, Bërmeta, ia doli. Në ndeshjen e fundit, Bërmeta fitoi kundër Fati Kelles, ish-kampionit olimpik të Turqisë. Një përballje spektakolare në Feti Borova ku në një atmosferë elektrizuese, Alban Bërmeta arriti të fitojë një nga sfidat më të rëndësishme…
Këtë të premte, një punonjës i bashkisë së Elbasanit ka humbur jetën. Ai u rrëzua nga një vinç gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit. “Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi më herët policia. Punonjësi me iniciale E. B., 56 vjeç u dërgua në spital, por humbi jetën…
Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory ka takuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ajo deklaron se OSBE shpreh mbështetje të plotë për SPAK, duke shtuar se gjyqësori nuk merr urdhra nga askush. “U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë. Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së…
27-vjeçari Oltion Çeça akuzohet se në bashkëpunim me Ajet Dokun, ka vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e Elton Andreica Alias Muça në Vorë. Për ngjarjen e ndodhur në 19 shkurt të këtij viti, janë bërë konfliktet pronari i banesës, ka pasur në Londër të Anglisë për aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit apo “shtëpive të barit”. Autorët e ngjarjes, janë paguar nga Londra për të bërë të mundur vendosjen e lëndës plasëse në banesën e Elton Adreicës. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa në kërkim është 27-vjeçari Ajet Doku, bashkëpunëtori i…
Edhe pse opozita nuk e ka votuar ngritjen e Komisionit Parlamentar për dezinformimin, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare të opozitës, përkatësisht Gazment Bardhit, Agron Dukës dhe Mesila Dodës, që të propozojnë emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e komisionit. Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej të cilëve nga mazhoranca dhe 5 nga opozitar. Tre prej anëtarëve të opozitës i takojnë grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Simona Ventura ka bërë një rrëfim të veçantë dhe të ndjerë për jetën e saj personale të viteve më parë, po ashtu dhe sot. Ikona e bukurisë dhe televizionit italian, po përflitet shumë në rrjet që pas shpalljes së datës së martesës me gazetarin dhe shkrimtarin e njohur italian Giovanni Terzi, më 6 korrik të këtij viti 2024. Po ashtu edhe fatkeqësia e paralizës në fytyrën e gazetares është përfolur shumë në media. E ftuar në “Belve” më 16 prill, Simona ka treguar episode sa të dhimbshme në jetën e saj, si aborti të cilin e ka kryer në moshë…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të saj, Ilir Metës, pak orë para mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj force politike. Kryemadhi bën thirrje për rigjallërimin e partisë përmes meritokracisë dhe mendimit ndryshe. Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. “Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë…
Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, kanë ndarë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti i cili filloi rrugëtimin e dashurisë nën sytë e publikut gjatë qëndrimit në shtëpinë e ”Big Brother VIP Albania 3”, tani po shijon një nga momentet më të ëmbla të jetës së tyre. Përmes një postimi në InstaStory, Sara Gjordeni ka zbuluar se ata mirëpritën dhuratën e parë. Ajo ka treguar se moderatorja e njohur Bora Zemani ka qenë personi i parë që i ka dhuruar diçka bebit që pritet. Me fjalët “Dhuratën e parë e kemi nga teta…
Brenda 24 orëve, është pastruar vija bregdetare e plazheve të Durrësit dhe Kavajës, nga Plepat deri në Golem që u ndot masivisht nga mbeturina të shumta. Mbetje të shumta plastike, por edhe të tjera u grumbulluan në breg pas qetësimit të motit të trazuar. Ndotja preku një gjatësi prej 4 kilometrash të brezit ranor. Ishin punonjës të ndërmarrjes së pastrimit që ndërhynë për pastrimin e plazhit. Autoritetet lokale apeluan që mbetjet urbane të mos hidhen në lumenj apo kanale kulluese për të mos përsëritur një situatë të tillë.
Në prangat e Policisë së Vorës ka rënë një 27 vjeçar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen se kanë vënë lëndë plasëse në një banesë në Vorë. Policia thotë se nën hetim janë bënë dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorët. Në banesat e dy personave të proceduar, policia gjeti sasi municioni luftarak së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë.
Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit në shenjë hakmarrjeje orët e para të mëngjesit të 19 prillit, një veprim që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin rajonin e Lindjes së Mesme. Izraeli kishte paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet Iranit, pas sulmit me mbi 300 dronë e raketa. “Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe një armëpushim të qëndrueshëm që lejon një rritje të ndihmës humanitare të nevojshme urgjentisht për t’u ofruar në mënyrë të sigurtë në të gjithë Gazën”,-shkruhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të G7. ”Në këtë kontekst, ne mbështesim fuqimisht përpjekjet ndërmjetësuese të ndërmarra…