Në një takim bashkërendues me prefektët e 12 qarqeve të vendit për masat e sezonit turistik, Ministrja Kumbaro theksoi se Shqipëria duhet të jetë gati me të gjitha forcat në terren për të siguruar më të mirën e shërbimeve dhe infrastrukturës për pushuesit vendas dhe gjithë të huajt që do të zgjedhin këtë vit Shqipërinë. Në bashkitë që kanë vijë bregdetare, ka përfunduar procesi i ndarjes së stacioneve të plazheve dhe gjithashtu ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit vendimi për miratimin e ndërtimit të strukturave të përkohshme të shërbimit ose ato që quhen ndryshe beach-bar. “Çdo bashki ka marrë…
Author: tirana
Me të mbaruara protesta, në vendngjarje kanë zbarkuar ekspertët e kriminalistikës për të bërë fotografimin e pasojave dhe mbledhjen e provave për ndonjë arrestim të mundshëm të protestuesve që i vunë flakën godinës së Bashkisë së Tiranës.
Një peshkatar i zonës së Udënishtit ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujërat e liqenit të Pogradecit. Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari. 45-vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen, por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.
Partia e Lirisë është futur në seri përplasjesh të cilat tashmë kanë kulmuar me akuza mes çiftit Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Ilir Meta ka thirrur më 27 prill Konventën Kombëtarë të PL-së, ndërsa në një video të publikuar dje në zyrë, ai shfaqet teksa bën susta për krahët, iu jep edhe udhëzime atyre që i kanë mbetur në parti, me Tedi Blushin në krye.
Këshilli i Ministrave miratoi një projektligj për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan pas një interesi të rizgjuar për prodhuar municion në vend. Qeveria miratoi të mërkurën një projektligj për shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për pagat dhe sigurimet e ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan, një ndërmarrje shtetërore e themeluar në vitin 1962 me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim. Krahas pranimit të këtyre detyrimeve, që kapin shifrën 83.8 milionë lekëve, qeveria deklaron se po përgatitet ta rikthejë këtë kombinat në punë për prodhim municionesh ushtarake duke kërkuar investitorë të…
Deputeti Flamur Noka, së bashku me anëtarin e Këshillit Bashkiak, Tedi Blushin e Klevis Balliun kanë tentuar të “shkulin” gardhin metalik.Gjithashtu kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke shkaktuar tensione me efektivët.
Ylli Manjani thotë se me drejtësinë Ilir Meta mund të ketë një llogari personale. Manjani tregoi se ka pasur një tentativë për ta arrestuar Ilir Metën lidhur me çështjen CEZ-DIA por gjykata nuk ra dakord se vepra penale ishte e parashkruar. “Ka qenë përhapur gjerësisht që ka pasur një tentativë për arrest, por gjykata nuk ka rënë dakord se ishte e parashkruar. Kjo tezë është diskutuar gjerësisht, në moment që ishte parashkruar kjo vepër penale ky u ringjall, është dosja e CEZ-DIA”, tha Manjani. Sipas tij, me vajtjen në Presidencë Meta e shkatërroi LSI, partinë që e krijoi nga hiçi…
Protesta e Rithemelimit dhe e Partisë së Lirisë sot para bashkisë së Tiranës po shoqërohet me momente tensioni. Protestuesit të prirur nga përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përplasen me policinë pasi kërkojne heqjen e gardhit metalik me të cilën është rrethuar godina. Këshilltarët e djathtë thonë se duan të hyjnë në godinë por nuk lejohen nga policia e cila është vendosur gardh para derës. Pak minuta më parë drejt derës së bashkisë u hodhën molotovë dhe tymuese. U desht ndërhyrja e policisë me bombola kundra zjarrit për të shuar flakët.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës. Qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Rithemelimit për t’ju bashkuar protestës qëlluan më parë me bojë, pampersa dhe mollë godinën. Dhjetëra forca policie kanë rrethuar godinën për të siguruar rendin para bashkisë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka pësuar një incident gjatë performancës në skenën e festivalit “Coachella 2024”. Në videon që po bën xhiron e rrjetit duke qartë këngëtarja e cila teksa po performonte këngën e saj “In The Name Of Love”, këmba iu ka ngatërruar në shkallët afër orkestrës duke u rrëzuar para një publiku të gjerë. Megjithatë pas incidentit ku duket se Bebe u lëndua, me një energji të paparë këngëtarja vazhdoi të përformonte dhe të kërcente sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Veprim ky që u prit mjaft mirë nga fansat e saj, të cilët e…
Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë. Mësohet se nga kontrollet e ushtruara në 13 lokale nate në Zyrih, në pranga kanë rënë 47 persona, ndërsa janë sekuestruar pistoleta, municione, një shkop bejsbolli, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch. Gjatë një inspektimi të madh në një festë shqiptare të shtunën e kaluar, policia kantonale arrestoi shtatë persona, përfshirë disa yje të muzikës, mes tyre Sinan Vasaliu, Soni Malaj, reperi Don Phenom dhe këngëtarja Eugena Aliu. Policia kantonale e Cyrihut prishi një festë…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundoi hetimet për një grup shtetasish shqiptarë dhe italianë të akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/b dhe 180 të K.Penal. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.3230 të vitit 2022, u kërkua nga Prokuroria dhe u dënuan nga gjykata, tetë shtetas italianë dhe 15 shoqëri të cilat nuk deklaruan një shumë të ardhurash prej 5.799,010 euro. Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat…