Author: tirana

Nga Anta Muçaku “Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gjuhën Ilir Meta”, “Ilir Meta sulmon ambasadorët”, “Ilir Meta përplaset me Donald Lu”, “Ilir Meta kërcënon Yuri Kim”, “Shantazhon Ilir Meta”, “Merrni sfurqet, rrëmbeni kosoret, do u presim dorën…” I kam si flash-e të gjalla para syve me dhjetëra tituj të kësaj natyre për ish-Presidentin Ilir Meta apo Ilir Metaj. Shumëkush zuri kokën me dorë dhe shqeu sytë kur dëgjoi nga goja e Metës të shante e të shfrynte ndaj kreut të SPAK me një fjalor rruge, fyes, denigrues e kërcënues duke e quajtur Altin Dumanin: “DumDuman, palaço, injorant, tarollak”…

Read More

Matura shtetërore ka nevojë për reformim të menjëhershëm, thotë Fiqiri Çifliku me përvojë gati 30 vjeçare në arsim. “Është shoqëruar me shumë problematika, qoftë në menaxhim, ka pasur një stres të jashtëzakonshëm nga maturantët por edhe mësuesit mbikëqyrës që dalin nga roli i mësimdhënësit. Kur flasim për telefonin, teknologjia ka avancuar aq shumë saqë nxënësit fusin pajisje të tjera shumë të vogla si smartwatch që mësuesi nuk arrin t’I kap. Presioni është i madh, I kemi parë dhe në media daljet e testeve, akuzat për kopje apo teza të testeve jo të standardeve të pranueshme”- shpreh Fiqiri Çifliku, specialist arsimor.…

Read More

Në një ceremoni të mbajtur në Amsterdam, fotografi “veteran” i Reuters, Mohammed Salem u shpall fitues i çmimit të lartë “World Press Photo of the Year” për vitin 2024. Imazhi i cili tregon një grua duke qarë mbi trupin e mbesës së saj të vrarë në Gaza, u zgjodh për fuqinë e tij emocionale dhe për të ndërgjegjësuar botën për pasojat e luftës. Redaktori Global i Reuters për Foto dhe Video, duke folur në ceremoni, theksoi rëndësinë e punës së fotografëve në zonat e konfliktit dhe sakrificat që ata bëjnë për të sjellë lajmet në botë. Fondacioni World Press Photo…

Read More

Era Istrefi po rikthehet me këngë të re, dhe do ta publikojë më 21 prill këngën “Mona Lisa”. Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ku publikoi edhe një sekuencë të klipit. Këngëtarja me zërin dhe stilin e saj unik, e kishte paralajmëruar konceptin e kësaj kënge disa ditë më parë duke publikuar disa imazhe të look-ut të saj në klip. View this post on Instagram A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

Read More

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzon Izraelin, duke thënë se ka tejkaluar mizoritë e Adolf Hitlerit duke vrarë 14,000 fëmijë në Gaza. Duke folur në një takim të ligjvënësve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në parlamentin turk, Erdogan tha se kauza palestineze i ka dhënë kuptim jetës së tij, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu. “Për sa kohë që Zoti të më japë jetë, unë do të vazhdoj të mbroj luftën e Palestinës dhe do të jem zëri i popullit të shtypur palestinez”, tha lideri turk. Ai e krahasoi luftën e Hamasit me luftën turke për pavarësi…

Read More

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner në një intervistë dhënë sot për Zërin e Amerikës, u ndal ndër të tjera edhe te zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë. I pyetur lidhur me qëndrimin e SHBA për personat non-grata dhe nga ana tjetër njohjen e Sali Berishës si kryetar të PD nga shumica e deputetëve të opozitës, Wisner u shpreh se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e tyre. Zëri i Amerikës: Ju e përshëndetët dakortësinë mes shumicës dhe opozitës që riktheu normalitetin në jetën parlamentare. Megjithatë, në sallën e parlamentit kemi një rikonfigurim në krahun…

Read More

Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i famshëm italian ishte i ftuari special i FSHF-së në kursin për trajnerë “UEFA PRO”. Kampioni i botës me Kombëtaren italiane të futbollit dhe fituesi i Topit të Artë, zbarkoi në Shqipëri këtë të enjte dhe mbajti një leksion të hapur për të gjithë pjesëmarrësit në kursin “UEFA PRO”, me temën “Nga futbollist në trajner, nga sukseset në fushë në kampionatet e fituara në pankinë”. Pas përfundimit të leksionit, Cannavaro vlerësoi edhe Kombëtaren shqiptare të futbollit. “Kombëtarja shqiptare që është nën drejtimin e një trajneri shumë të mirë më pëlqen shumë. Disa prej lojtarëve kanë eksperiencë ndërkombëtare…

Read More

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës”, tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk ka ndryshuar. Diplomati u shpreh se SHBA-të nuk angazhohen me personat e shpallur ”non-grata”. Ndërsa i pyetur qëndrimin në lidhje me mandatin e tretë të PS në pushtet, Wisner tha se mezi presin zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Po ashtu ai përshëndeti rikthimin e opozitës në Parlament pas disa muajsh bojkot. Pjesë nga intervista Zoti Wisner, si asnjëherë me parë, një forcë politikë drejton vendin prej tre mandatesh, ka kontrollin e pjesës dërrmuese të bashkive të…

Read More

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha priti në një takim ambasadorin e ri të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato. Dredha tha se “në vizitën e parë zyrtare në Vlorë të ambasadorit Gonzato diskutuam për projekte madhore që na presin dhe për ato që janë në vazhdimësi”. “Bashkimit Europian i jemi mirënjohës, për projektet e rëndësishme në infrastrukturë që ka financuar në territorin e bashkisë së Vlorës, por edhe për impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane, në Sherishtë”, theksoi Gonzato. Kryebashkiaku Dredha u shpreh se “folëm edhe për projektin “BE për Rininë”, një mundësi shumë e mirë për punësimin e…

Read More

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, flet për kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet të Greqisë në Parlamentin Europian. Sipas Hajdarit, pasi të publikohet CV-ja e Belerit vetë shoqëria greke do të reagojë kundër kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili e përfshiu atë në listën e kandidatëve për eurodeputetë. Ish-prokurori tha se edhe nëse Beleri do të arrijë të zgjidhet eurodeputet, nuk do mund ta ushtrojë si funksion pasi nuk lejohet që një person i dënuar në një prej vendeve anëtare të BE-së, të jetë eurodeputet. Thënë kjo, kujtojmë se në vitin 1999, Beleri rezulton i dënuar në Greqi me 1 vit e…

Read More

Shqipëria është vendosur në krye të listës së udhëtimeve të sugjeruara nga mediet suedeze “Livsstil” dhe “Dagens Nyheter”. Kryeministri Edi Rama ka postuar shkrimet e botuara në mediet suedeze ku i bëhet jehonë Shqipërisë si destinacion turistik. “Nga veriu në jug, një udhëtim në të cilin të shoqërojnë rrënoja të lashta, male magjike, plazhe të bukura me rërë të imët, fshatra të rrallë dhe detet e kristalta, Shqipëria përshkruhet si një nga brigjet më piktoreske të Mesdheut”, shkruan kryeministri Rama. Po ashtu kreu i qeverisë thekson se në tre muajt e parë të këtij viti Shqipëria është vizituar nga rreth…

Read More

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron te njerëzit e përfshirë në korrupsion. Gjatë intervistës, ai vlerëson punën e institucioneve të drejtësisë dhe nënvizon se është me rëndësi kyçe që të vijojë lufta kundër këtij fenomeni në nivelet e larta. Zoti Wisner shpreh shqetësim për sulmet e fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme. Diplomati amerikan komenton po ashtu zhvillimet politike dhe ngritjen e komisionit për dezinformimin, si dhe flet për bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e mbrotjes dhe nxitjen e lidhjeve të biznesit Zëri…

Read More