Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim poetin, prozatorin dhe përkthyesin lituanez, Tomas Venclova. Teksa e cilësoi atë si “Kadarenë” e Lituanisë, kryebashkiaku theksoi se zëra të tillë, të kthjellët, janë personifikim i ringjalljes dhe shpresës në kohët e sotme. “Është një kënaqësi e veçantë të kemi në qytet Tomas Venclova, një nga poetët jo vetëm më të mëdhenj, por edhe dissident, ose Kadareja i Lituanisë. Më vjen shumë mirë që në këto kohë të trazuara, në këto kohë ku ka konflikte, ku epshet e perandorive të vjetra po ringjallen e po duken kudo në botë, sidomos…
Author: tirana
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është rihapur, ndërsa disa fluturime kanë mbetur të ndërprera pas shirave të dendur që goditën Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet fqinje. Fluturimet dalëse vazhdojnë të vonohen për shkak të gjithë ngarkesës. Ata më vonë njoftuan se check-in ishte i hapur në Terminalin 3 për Emirates, transportuesi i vetëm më i madh në aeroport. Ata paralajmëruan se një numër i madh udhëtarësh po presin në radhë dhe se priten vonesa të gjata. Zyrtarët u kërkuan njerëzve që të shkonin në aeroport vetëm në rast se kanë rezervime të konfirmuara.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit, në lidhje me deklaratat e fundit të Metës për spastrime brenda partisë, tha se sulmet ndaj saj kanë qenë si politikane dhe jo si bashkëshorte, ndërsa nënbvizoi se në parti nuk ka pasur nepotizëm, pasi kjo ndodh në institucionet shtetërore. “Meta nuk më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane”.
Rike Roçi aventurën e saj në ”Big Brother Albania Vip 3” e mbylli të shtunës. Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Wake Up”, dhe ndër të tjera u pyet nëse ishte penduar për veprimin që kishte bërë ndaj Eglës kur i kishte hedhur panën në kokë, pamjet e veprimit të cilat ishin bërë virale në internet. “Jo s’jam penduar, do e bëja sërish me thënë të drejtën. Isha shumë e ngarkuar dhe nuk ishte gjëja e parë që bënte Egla ndaj meje. Vazhdonte, vazhdonte, vazhdonte dhe dikur u mbush kupa”, tha Rike për tensionin që kishte pasur…
Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç. Në një përgjigje për ”Radion Evropa e Lirë”, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje. “Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i…
Endrit Braimllari pasi dha dorëhqjen si nënkryetari i Partisë së Lirisë, ka thumbuar sërish Ilir Metën për debate brenda partisë. Teksa i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, Braimllari thotë se problemet e brendshme të partisë shfokusojnë vëmendjen nga korrupsioni qeveritar. Për të koha e tradhtarëve ka mbaruar në vitin 1991. Komenti Dorëheqja ime ishte një mesazh i qarte për të reflektuar mbi situatën në parti. E cila nuk u krijua nga unë. Ne nuk mund të përsërisim të njëjtën situate si me partinë më të madhe opozitare në vend, ku problemet e brendshme shfokusojne vëmendjen nga e vërteta e…
44 është numri i personave të arrestuar për tentativë korrupsioni të punonjëve të Policisë Rrugore. Sipas njoftimit të Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë 24-orëve të fundit, janë prangosur 4 drejtues mjeti, pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke tentuar ti japin ryshfet efektivit të Policisë Rrugore. “Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Gjatë 24 orëve të fundit katër shtetas janë arrestuar përkatësisht shtetasi me iniciale, E.R 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S 52 vjeç i cili u…
Java e 32-të e Kategorisë Superiore nis këtë të premte me dy takime. Tirana përballet me Erzenin në Elbasan Arena. Ndërkohë Kukësi pret Skënderbeun ndërsa tre takimet e tjera do të luhen të shtunën. Laçi pret Egnatian, Vllaznia udhëton në Durrës ndërsa gjithçka mbyllet me derbin e kryeqytetit Partizani-Dinamo në Arenën Kombëtare. Takimi nis në orën 18:00. Tirana luan me Erzenin në një sfidë shumë delikate për sezonin. Në rast të një disfate bardheblutë rrezikojnë seriozisht një vend mes 4 ekipeve më të mira ndërsa Erzeni nga ana tjetër nëse humb, zbeh dhe më shumë shpresat për të qëndruar në…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mbështet bashkëshortin e saj, kryetarin e PL-së Ilir Meta në sulmet e tij ndaj SPAK. “Në çdo fjalë që ka thënë Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam dakort”, tha Kryemadhi. Ajo vijoi më tej me akuza ndaj SPAK. ”SPAK është vegël e Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK. Ju duket normale ju që gazetat e Erion Veliajt hapin faqen me njoftimin e SPAK-ut. Më shumë se ç’më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju. Meta më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte”, shtoi Kryemadhi.…
Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi iu akordua titulli “Qytetar Nderi” i Durrësitm, 4 muaj pas vdekjes. E bija, Mendi Kabashi u përlot teksa pranoi titullin për aktorin e shumë roleve dhe u shpreh se ky eshte një titull i vonuar, pasi Mirushi ndjente gjithnjë dashurinë e publikut durrsak. “Është i vonuar, do doja ta merrte kur ishte gjallë! Mua më është dhënë që është lënë që ai ta merrte titullin në përvjetorin e lindjes, por nuk ishte e shkruar”. Regjisorja Driada Dervishi kishte përgatitur një dokumentar pjesë e të cilit ishte edhe një intervistë e…
Ky muaj dinamik ka plot të reja dhe ka nisur qysh prej marsit. Më 23 prill do të kemi edhe një hënë të plotë në Akrep, e cila do të ndikojë në shumë drejtime në jetën e secilit. Hëna e plotë në Akrep do të të pastrojë rrugën nga bllokimet me të cilat je hasur këto kohë. Është një moment i rëndësishëm në aspektin astrologjik dhe një periudhë transformuese për ty. Shfrytëzoje këtë periudhë për t’u kujdesur më shumë për veten, fëmijën tënd të brendshëm dhe për të rikujtuar se do të jesh mirë, çfarëdo që të ndodhë. Peshat e…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti këtë të enjte në një takim ambasadoren e Japonisë në vendin tonë, Kikuko Kato. Sipas një postimi në Facebook, ministri thekson se u diskutua për nxitje projektesh të reja për fuqizimin e bashkive. ”Japonia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë për ndihmën në grante që jep për pushtetin vendor. Diskutuam me Ambasadoren japoneze në Tiranë, Kikuko Kato, në lidhje me vijimin e bashkëpunimit me projekte të tjera zhvillimore për fuqizimin e bashkive në Shqipëri”, shkruan ministri. Mazniku dhe ambasadorja Kato, ndanë të njëjtin mendim për vijimin e bashkëpunimit për ngritjen…