Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri, magjistatin i cili i dha Partinë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri u shkarkua pasi iu nënshtrua procesit të vettingut, ku u konstatuan probleme në kriterin e pasurisë. KPK konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve Sipas BIRN, gjatë seancës më 17 prill në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, magjistrati u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha në një seancë dëgjimore që zgjati rreth 5 orë e gjysmë. Hetimi administrativ…
Author: tirana
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni ka qenë sot e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka sjellë edhe njëherë në vëmendje momentet pikante nga eksperienca e saj në “Big Brother Vip”, si dhe ngjarjen më të fundit në jetën e saj, humbjen e babait! Për këtë të fundit, Sara u shpreh se e ka përjetuar ndarjen e tij nga jeta, ndonëse siç tregon ajo nuk e ka takuar kurrë! Ish-banorja ndër të tjera u shpreh se nuk do të donte që të përballej me të pas shumë kohësh, përmes një interviste që babai i saj i ndjerë dha,…
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova dhe reperi i njohur Stresi ka reaguar për ndodhitë e fundit në BBVA si dhe veprimet dhe sharjet e Meritonit ndaj banorëve. Ai gjithashtu ka komentuar deklaratën e Meritonit, siç pretendoi ai që e kishte bërë kundër reperit pasi kishte fituar Big Brother-in. Stresi pretendoi se Meritoni pati thënë “se e fitoi ai i Shqipërisë”. Derisa komentonte sjelljen dhe fyerjet e Meritonit, Stresi foli pikërisht edhe për deklaratën e moderatorit që kishte bërë për të. “Dëgjova Meritonin duke thënë [për mua] e ka fituar ai i Shqipërisë, pse kush duhet…
Në fakt nuk është mashkull. Bëhet fjalë për një femër. “Dëshmitari me të cilin ka folur gazeta e madhe austriake KRONE është bashkëshortja e ish-kreut të DIA, Kastriot Ismailaj, aktualisht në burg” – i tha redaksisë së gazetës DITA në kohën e publikimit austriak, një burim afër studios ligjore të përfshirë në procesin e Arbitrazhit në Vjenë. Znj.Vojsava Ismailaj, ka qenë të paktën dy herë në qendër të vëmendjes publike në Shqipëri dhe në një intervistë në 2019 ajo tha se ndihej e kërcënuar nga z.Meta, të cilin e akuzon si personin që nxiti burgosjen e bashkëshortit të saj. Arrestimi…
Artan Hoxha ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ndaj Metës nuk ka një hetim të regjistruar specifikisht për emrin e tij, por po hetohet çështja CEZ-DIA dhe Meta flet pikërisht për këto hetime ku po verifikohet edhe roli i tij. Ndërkohë për Monika Kryemadhin ka dy hetime, ai për lobimin në SHBA dhe një hetim pasuror. Hoxha tregoi detaje nga kontrolli i BKH në banesën e mamasë së Kryemadhit, ku janë sekuestruar telefonat e fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi dhe të vetë…
Shtetet Bashkuara të Amerikës u informuan për planet e Izraelit për të goditur, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të paidentifikuar për disa media amerikane. Si NBC ashtu edhe CNN kanë raportuar zyrtarë të paidentifikuar duke thënë se Izraeli i dha Washingtonit paralajmërim paraprak. “Ne nuk e miratuam përgjigjen,” citoi CNN një zyrtar. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë dhënë ende ndonjë koment mbi sulmin e raportuar, për të cilin Irani thotë se përbënte vetëm disa dronë. Irani nga ana tjetër ka hedhur poshtë raportet për një sulm raketor. Një zyrtar i Teheranit është shprehur se “lajmet…
Pazari i Ri sjell në datat 19-20-21 prill një përvojë unike, që vetëm Funky Days&Nights ofron. Plot tre ditë e net të ngrohta të dedikuara muzikës, ushqimit, artit dhe kulturës.Funky Days & Nights sjell një përvojë të pazakontë, duke kombinuar muzikën, ushqimin, artin dhe kulturën në një ngjarje të vetme.Për ata që duan të zhyten në një atmosferë retro, surprizat e veçanta të prezantuara me tingujt mahnitës të artistëve më të dashur të momentit do t’i bëjnë të ndjehen si në një kohë tjetër. Ky event jo vetëm që do të transformojë pamjen e Pazarit të Ri, por gjithashtu do…
Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, një lëvizje kjo që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin në Lindjen e Mesme. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit u aktivizuan në disa lokacione pasi u dëgjuan shpërthime pranë aeroportit dhe një baze ushtarake në provincën e Isfahanit. Tre shpërthime u dëgjuan pranë një baze ushtarake ku ndodhen avionët luftarakë në veriperëndim të Isfahanit. “Mbrojtja aktivizohet në përgjigje të një objekti që ka të ngjarë të jetë një dron”, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve FARS e Iranit. Pas sulmit, media iraniane raportoi se të gjitha objektet përreth Isfahanit janë të sigurta,…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve. Projektligji është në fazën e konsultimit dhe ka për qëllim rregullimin ligjor kryesisht për teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar dhe ndërprerjen e shtatzënisë, përfshirë edhe shtatzënitë me surrogato. Projektligji ngarkon ministrinë e Shëndetësinë me përgjegjësi për përcaktimin e e kritereve, rregulloreve dhe funksionimin e tyre në shërbim të shëndetit seksual dhe riprodhues. Sipas projektligjit ndërprerja e shtatzënisë kryhet në një institucion shëndetësor të akredituar publik ose jo publik, që plotëson kushtet e përcaktuara…
Për herë të parë në Gjermani, një qytet metropolitan ndaloi përdorimin e skuterëve. Vitin e kaluar, Parisi ndaloi plotësisht përdorimin e skuterëve në qytet. Duke filluar nga fundjava e ardhshme, përdorimi i skuterit nuk do të lejohet më në rrugët dhe trotuaret e Gelsenkirchen. Komuna e Gelsenkırchen kërkoi që skuterët të mblidheshin deri të shtunën. Kompanitë e quajtura Bolt dhe Tier, të cilat ofrojnë skuter me qira, ngritën një padi kundër ndalimit. Megjithatë, Gjykata Administrative e Gelsenkirchen vendosi në favor të komunës për momentin. Gjykata vendosi se ndalimi ishte i ligjshëm dhe se gjithsej 350 skuterë me qira në qytet…
Sipas MeteoAlb, përgjatë orëve të paradites; territori shqiptar; do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëborë në zonat e thella malore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendim duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.
DASHI Kini kujdes: mund të ketë debate dhe tensione sidomos me Virgjëreshat. Ju ende mund të merrni siguri të shkëlqyeshme dhe t’i çoni marrëdhëniet tuaja përpara, edhe nëse jeni fokusuar shumë në punë kohët e fundit. Mbani dhe rritni biznesin tuaj? Sot mund të kaloni pak kënaqësi. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 19 prill 2024), në dashuri mund të ketë mosmarrëveshje të pakëndshme për të cilat mund të humbni lehtësisht durimin. Për fat të mirë, gjatë ditës gjërat do të përmirësohen falë Diellit, Hënës, Mërkurit dhe Venusit që do të jenë të favorshme. Përsa i përket punës,…