Author: tirana

Endrit Braimllari, ish-nën kryetar, ishte ndër të parët që zgjodhi që të jepte dorëheqjen, mes tensioneve që kanë lindur brenda Partisë së Lirisë, me Ilir Metën shumë të ashpër për atë se çfarë po ndodh në partinë e themeluar prej tij.I ftuar në “Debat”, Braimllari ka zbuluar arsyer se përse ka dhënë dorëheqjen. Sipas tij, e gjitha ishte një hap pas për të mos përsëritur të njëjtin skenar si në Partinë Demokratike. “Kam bërë disa hapa pas sepse e gjykova të arsyeshme që duhet të veproja ashtu për të ctensionuar situatën brenda partisë, sepse gjykoj që energjia duhet të shkoj…

Read More

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Dita Botërore e Librit dhe të drejtës autoriale këtë vit zhvillohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën. Librat janë miqtë, udhëzuesit dhe filozofët tanë më të mirë. Në këtë datë në vitin 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë. Kjo datë…

Read More

Triumfi i Interit në Serie A u festua edhe në Tiranë. Tifozët zikaltër ishin mbledhur në amfitetarin te Liqeni Artificial për të ndjekur derbin me Milanin, ku iu gëzuan golave të shënuar nga ekipi i zemrës. Nuk kanë munguar dhe fishekzjarrët që krijuan atmosferë të veçantë. Ashtu si mbështetësit e tjerë në Itali dhe jashtë saj ata po prisnin me padurim sigurimin e titullit kampion që e prisnin prej vitit 2021.

Read More

Parlamenti britanik miratoi të hënën mbrëma projektligjin e diskutueshëm për deportimin e azilkërkuesve në Ruanda, të cilët hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Anëtarët e Dhomës së Lordëve dhe dhoma e lartë e parlamentit britanik më në fund ranë dakord për miratimin e ligjit pas muajsh diskutimesh. Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak tha dje se qeveria e tij është “gati” të fillojë deportimin e azilkërkuesve në Ruanda brenda 10 deri në 12 javë. Konservatorët e kanë cilësuar projektligjin si një masë kundër imigracionit të paligjshëm, duke kërkuar që refugjatët dhe migrantët, pavarësisht nga origjina e tyre, të deportohen në Ruanda…

Read More

“Free Berisha” e stampuar në bluzën e analistit Artan Hoxha. Dje në studion e “Opinion” ai ritheksoi qëndrimin e tij ndaj masës së sigurisë për ish-kryeministrin, duke e cilësuar vendimmarrje skandaloze të gjykatës. Por për Baton Haxhiun, ajo thirrje e Hoxhës nuk ka vërtetësi brenda pasi siç thotë ai, Berisha po përdoret për qëllime politike nga shumë të djathtë. -Hoxha ça është kjo bluzë që ke veshur? Artan Hoxha: Është “Free Berisha”. (Lironi Berishën!) Baton Haxhiu: Të vetmit që nuk e duan “free” Berishën. E mbajnë kot. -E ke bërë vetë bluzën apo i kanë shpërndarë? Artan Hoxha: I ka stampuar dikush dhe e…

Read More

Baton Haxhiu mori në analizë këtë të hënë çiftin Ilir Meta – Monika Kryemadhi. Gjatë emisionit “Opinion”, Haxhiu u shpreh se është kundër trajtimit që Meta po i bën Kryemadhit publikisht. “I kam pasur dy momente me miqësinë e familjes Meta dhe nuk e mohoj që i kam pasur shumë miq. Kam qenë shumë kundër që Monika të hynte në politikë atëherë kur Ilir Meta ia imponoi. Ia imponoi si pjesë të saj, si njeri të dytë etj. Jam shumë kundër me atë që po bën Ilir Meta sot. Jam shumë kundër për arsye se trajtimi i Monikës në këtë…

Read More

210 mijë fëmijë kanë fituar bonusin e bebes që është vendosur nga qeveria në janar të vitit 2019. Këtë njoftim e ka dhënë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Mirëmëngjesi dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë.

Read More

DASHI Një lajm i mirë për dashurinë: pse të mos organizoni një darkë për dy persona për të sqaruar çdo mosmarrëveshje me partnerin tuaj? Sa i përket punës, mund të bëni plane për të ardhmen! Nëse keni projekte për të realizuar, mund të mbështeteni në favorin e yjeve. Parajsa ju ndihmon. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 23 prill 2024), Hëna do jetë përballë dhe nuk do të dukeni shumë mirëkuptues, në fakt do të jeni intolerantë… Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos prishni gjithçka në fund. Puna: ka disa dyshime të vogla, por mos u shqetësoni,…

Read More

Studentët e Universitetit të Prishtinës, vijojnë me kërkesën për shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet nga studentët për ngacmim seksual. Studentët këtë të fundit nuk po e lejojnë të dal nga salla ku është mbajtur mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës. Profesori Xhevat Krasniqi po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual. Lëvizja Feministe Studentore për të disaten ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla. Aty më pas shihet se kanë hyrë edhe…

Read More

Astrologia më e famshme në vend, Meri Shehu e ftuar te “Rudina”, thotë se këtë javë do zbulohen shumë të fshehta e intriga. “Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për faktin se kemi hënën e plotë të muajit në Akrep, e cila lidhet me Plutonin shumë fuqishëm, që nxjerr në sipërfaqe gjëra të reja që nuk dimë. Plus dhe Dielli sapo është futur në Dem. Bën një katërkëndësh me Plutonin në Ujor dhe përsëri është një javë që do zbulohen shumë të fshehta dhe intriga. Në fund të javës Mërkuri nga i kundërt kthehet i drejtë dhe ky…

Read More

Aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2024 u mbyllën me 71.537 fermerë aplikues. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, thotë se tashmë ka nisur procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve, për t’i hapur rrugë financimit. “Synojmë t’i japim përgjigje të shpejtë dhe konkrete përmes financimit të gjithë fermerëve që plotësojnë kushtet e aplikimit”, tha Denaj. Referuar statistikave, në skemën e mbështetjes për bujqësinë aplikuan 69 510 fermerë individualë, blegtorë, bletarë, 321 grupe fermerësh dhe 21 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit bujqësor dhe blegtoral dhe përfituar nga mbështetja e…

Read More

Interi do të përballet me Milanin në Stadio Giuseppe Meazza (San Siro), në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Kanë dalë edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Pioli dhe homologun Inzaghi që kanë shuar dilemat për titullarët. Arbitër i sfidës është caktuar Colombo, i cili ka përgjegjësinë të vendosë drejtësi në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Spektakël i garantuar edhe në tribuna, ku tifozët e të dyja ekipeve të Milano do luajnë ndeshjen e tyre në shkallët e stadiumit. MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Musah, Loftus Cheek, Pulisic; Leao. INTER (3-5-2): Sommer; Pavard,…

Read More