Author: tirana

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të detyrueshme si për Kosovën dhe Serbinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Nju Jorku, ku Presidentja Osmani u përballë dje me Presidentin e Serbisë në takimin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ajo tha se Kosova do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për statutin e Asociacionit pasi të jetë arritur më parë një marrëveshje se si do të zbatohen aktet që dalin nga Marrëveshja e nënshkruar në Ohër nga Kosova dhe Serbia vitin e kaluar. Zëri i…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së së dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë një grup i strukturuar kriminal. Për këtë ai i bën thirrje qytetarëve që të premten, më 26 prill të protestojnë kundër hajdutërisë të taksave. Postimi i plotë Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim…

Read More

Konkursi i Magjistraturës prej nga ku dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj në vend është shoqëruar me hije të forta skandali një ditë më parë. Provimi i kandidatëve, pasi është dorëzuar nga këta të fundit, është kontrolluar me scantron dhe në prezencën e të gjithëve është shpallur edhe lista fituese nga ku ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë, të mjaftueshme për t’u renditur në krye. Por 24 orë më vonë kur është shpallur lista zyrtare ka rezultuar se nuk ishin më 79 fitues, por 121. Pasi janë njohur me këtë fakt 27 prej kandidatëve…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zyrtarizuar si “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Bujanocit. Me 24 vota pro, këshilltarët kanë dhënë pëlqimin për nderimin e kryebashkiakut Veliaj në shenjë falënderimi për mbështetjen në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të shqiptarëve në këtë zonë. Më herët, kryebashkiaku Veliaj është shpallur “Qytetar Nderi” edhe nga Kuvendi Komunal i Preshevës. Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës. Në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me…

Read More

Ndeshja e radhës e Dinamos me Laçin duhej të zhvillohej në stadiumin “Air Albania”, ku “nëndetësja” ka luajtur si skuadër pritëse javët e fundit, me Teutën dhe me Erzenin. Por stadiumi këtë herë mund të ndryshojë dhe ndeshja të luhet në Elbasan, për shkak të derbit mes Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e diel. Ende nuk ka një vendim zyrtar, por derbi është bërë pengesë për Dinamon, sepse policia, si pjesë të masave që merr për këtë ndeshje, duhet që një ditë më parë të kontrollojë stadiumin “Air Albania”. Kështu mund të pengohet zhvillimi i ndeshjes Dinamo-Laçi…

Read More

Aktorja Egla Ceno, një nga banoret më të komentuara dhe protagoniste në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka bërë një bisedë zemre me Erjolën. Banorja ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e një vajze, ku thotë se kjo ka qenë dëshirë e vazhdueshme edhe e nënës së saj. Egla: Do i fus dhe unë një kalama kur të dal. Erjola: Një gocë. Egla: Një kaçurrelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Po mi, po pse jo do e bëj, mami më lutet “bëje se ta rris unë”, po ik më lër rehat mi grua se po shkoj sa…

Read More

”La Repubblica”, një media me emër në Itali, sot publikoi një lajm, sipas të cilit kryeministri Edi Rama pati një telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin “Report”, rezultoi të ishte i pavërtetë. I pari që hodhi poshtë lajmin ishte Rama, i cili deklaroi se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI, por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen skandaloze të emisionit Report. Media italine e cila ka korrigjuar tekstin e lajmit duke fshirë tekstin e “telefonatës së tërbuar” që nuk ndodhi kurrë. RAI konfirmon në artikullin e korrigjuar deklaratën e…

Read More

Në Elbasan është ngritur qendra rajonale e inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raw Materials Regional Innovation Center). Kjo qendër e vetmja në Ballkanin Perëndimor, synon të nxisë kërkimin shkencor në sektorin minerar, vazhdimësinë e kërkimeve, zbulimin dhe përpunimin e lëndëve të para, duke u mbështetur në inovacion. Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila mori pjesë në ceremoninë e hapjes së qendrës bëri të ditur se qendra do të rivitalizojë një nga sektorët më të rëndësishëm, atë minerar. Balluku theksoi se për shkak të të gjithë situatës globale…

Read More

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi, thotë se opozita shqiptare mund të vijë në pushtet vetëm përmes figurave të reja, pasi Lulzim Basha ka humbur në tre zgjedhje. Për të qeveria e Edi Ramës do të mbyllë mandatin në 2025-ën, pasi sipas tij kryeministri nuk ka çfarë të sjellë ndryshe në vend. “Rama është më i dobët se kurdoherë, do të largohet këtë herë. I ka bërë ditët e veta. Besoj se çfarë ka thënë edhe raporti i DASH, mjaft realist, Amerika e njeh mirë politikën shqiptare. E mira e opozitës është të gjejë një grup dhe trajektore të re.…

Read More

Media britanike ”Daily Express” i kushtoi një artikull rasteve të transportit të paligjshëm të parave nga Britania e Madhe nga ana e shqiptarëve që jetojnë aty. Gazetari britanik Zak Garner Purkis, thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për transportin e parave të drogës por edhe për transportin e parave të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që punojnë në punë të ndershme. Ndërsa u shpreh se transporti i parave me furgon mallrash bëhet edhe nga persona individualisht, jo vetëm kompani. “Nuk bëhet fjalë për disa kompani që bëjnë transport nga Britania e Madhe. Unë kam humbur me persona të caktuar që u…

Read More

As nga Shkodra kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka nguruar që të lëshojë akuzat ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta tha se nuk ka frikë nga një prokuror që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria. “Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë…

Read More

Që prej 19 marsit në kishën e Shën Ndout kanë nisur të martat e shenjta. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga Kisha e Laçit, ku sot është e marta e gjashtë e shenjtë e Shën Ndout. Kisha e Shën Ndout në Laç prej vitesh është kthyer në vendin ku bashkohen mijëra qytetarë dhe besimtarë nga mbarë vendi. Deri më 13 qershor, e marta e çdo jave e kthen këtë kishë, që i kapërcen kufijtë fetarë, në epiqendër të lutjeve të qytetarëve nga të gjitha qytetet. Vendi i shenjtë është bërë vendi i unifikimit të besimeve dhe besimtarëve, të cilët…

Read More