Author: tirana

Lulzim Basha ka propozuar disa ndryshime ligjore të cilat sipas tij i vijnë në ndihmë SPAK-ut. Basha propozon që në përfundim të mandatit prokurorët e SPAK-ut të emërohen në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Apelit ose të emërohen drejtues të prokurorive duke ruajtur mbrojtjen dhe përfitimet financiare që gëzojnë aktualisht. “Këta janë prokurorë të cilët janë caktuar nga Kushtetuta për të trajtuar problemin e korrupsionit madhor të pushtetarëve dhe kjo bashkë më misionin e luftës kundër krimit të organizuar i vendos ata nën presion të jashtëzakonshëm. Pra detyra e ekipit të PD është të minimizojë hapësirat për presion,” deklaroi…

Read More

Pas triumfit të Interit në Seria A që u finalizua pas ndeshjes me Milan, në kuadër të festës së lojtarëve, mesfushori Kristjan Asllani ka zhvilluar një bisedë “live” në rrjetin social Instagram me mesfushorin turk të skuadrës, Hakan Çalhanoglu. Ky i fundit, i kërkon të flasë shqip pasi arrin ta kuptojë dhe t’i kthejë përgjigjie. Çalhanoglu: Më flit shqip dhe unë do të ndjekAsllani: Po sigurisht, ti kupton shqip. Ça bone plako…Çalhanoglu: Ça bone zemër Dy mesfushorët e Interit njihen për miqësinë që kanë me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë vazhdimisht edhe në rrjetet sociale. @irrhq7 #inter#fcinternazionale #kasllani #asllani #hakancalhanoglu #fy #viral #hi…

Read More

Turqisë i është dhënë titulli i një prej vendeve më aktive seksualisht në botë, pasi hulumtimi i Statista analizon detajet intime të jetës sonë seksuale. Më konkretisht, ata zbuluan se numri mesatar i partnerëve të ndryshëm seksualë që njerëzit kanë pasur në mbarë botën është 9, por turqit e kalojnë shumë këtë numër, me 14.5. Zelanda e Re gjithashtu kryeson listën me ta , me një mesatare prej 13.2 partnerësh të ndryshëm seksualë, ndërsa Australia shënon 13.3 partnerë. Kjo, megjithatë, ndryshon në mënyrë drastike nga India , e cila u rendit në vendin e fundit me një mesatare prej 3 partnerësh. Por çfarë tregojnë në të vërtetë gjetjet e hulumtimit? A ka vërtet “shumë”…

Read More

Ekonomia turke është në vështirësi të mëdha prej disa vitesh pas largimit të një numri të madh investitorësh të huaj si pasojë e problemeve të hasura me sistemin e drejtësisë dhe paqendrueshmërinë politike. Sëfundmi, Presidenti Erdogan futi në kabinet një teknokrat si Mehmet Simsek duke shpresuar se do të kryejë reforma të thella, në një kohë kur lira turke humb vlerë përballë monedhave të tjera. Një ditë më parë, Presidenti Erdogan shpalli planin kombëtar të kursimit duke u bërë thirrje turqve që të kursejnë sa më shumë të munden për të shpëtuar ekonominë dhe vendin e tyrë. “Duhet që të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” për investigimin e emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3, lidhur me marrëveshjen e emigrantëve midis Shqipërisë dhe Italisë. Në reportazhin investigativ Engjëll Agaçi është etiketuar si ish-avokat i narkotrafikantëve, gjë që ka shkaktuar inidinjatën e Agaçit, i cili dy ditë më parë tha se do të padisë për shpifje RAI 3. Rama i del në mbrojtje Agaçit. Kryeministri e nis postimin teksa kujton fjalët e gjyshes së tij e cila i thoshte: Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh është djallëzore. Postimi Rames: Gjyshja ime që më mësoi italisht…

Read More

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë herë inspektorët dhe drejtuesit e IMT-së në Bashkinë e Elbasanit. Një biznesi në këtë qytet i kanë vënë një gjobë për ndërtimin e një tende pa leje. Me anë të një sekseri, kryeinspektori i INUV-it pranë bashkisë së Elbasanit, Andri Mehja, i ka kërkuar qytetarit një ryshfet prej 2 milionë e gjysmë Lekë për të reduktuar masën e gjobës nga 17 milionë në 5 milionë Lekë. “Stop” e takoi kryeinspektorin e IMT-s, i cili premtoi, se do të ulte gjobën. Andri Mehja: Ça bën? Si kalon? Andri Mehja: Mirë je ti?…

Read More

Një mjegull portokalli ka mbuluar Athinën, si pasojë e pluhurit saharian. Sipas zyrtarëve, ky është një nga episodet më të këqija që ka goditur Greqinë që nga viti 2018. Sipas BBC, Greqia është goditur nga re të ngjashme në fund të marsit dhe fillim të prillit, të cilat mbuluan gjithashtu zona të Zvicrës dhe Francës jugore. Cilësia e ajrit është përkeqësuar në shumë zona të vendit dhe mëngjesin e së mërkurës Akropoli në Athinë ishte thuajse i padukshëm për shkak të pluhurit. Reja ka arritur deri në veri deri në Selanik. Qytetarëve me probleme të frymëmarrjes u është kërkuar të…

Read More

Në një interval të shkurtër kohor në Gjermani u zbuluan spiunë të dyshuar për Rusinë dhe Kinën. Motivet e tyre: Lufta në Ukrainë, interesa ekonomike dhe sulm ndaj demokracisë. Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman këto ditë është shtuar puna. “Ndalim për shkak të aktivitetit të dyshuar të spiunazhit”, thuhet në njoftimin e 23 prillit. Të njëjtin titull ka edhe një njoftim për shtyp një ditë më parë. Në të dyja rastet katër të dyshuarit, tre burra dhe një grua kanë spiunuar për Kinën. Në lajmin e 18 prillit bëhet fjalë për dy burra, që me porosi…

Read More

Përfitues i amnistisë penale që nis të zbatohet këtë të mërkurë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Frrokaj pritet që të lërë sot ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndron që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë. Ish-kryebashkiaku i Lezhës, është dënuar edhe nga Gjykata e Posaçme me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone. Por për këtë ende nuk ka një vendim…

Read More

Ditën e sotme do të jetë i bllokuar segmenti nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë, deri te Rrethrrotullimi i Klosit. Segmenti rrugor do të jetë i mbyllur nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 18:00. “Në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të Asfaltit ne Rrugën e Arbrit, Kompania Koncesionare dëshiron të njoftojë të gjithe qytetarët për bllokimin e përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit”, thuhet në njoftimin e kompanisë. Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin në rrugë alternative. “Rrugët alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë…

Read More

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në emisionin “3D nga Alban Dudushi” u shpreh se njerëz të afërt me ish presidentin Meta janë thirrur nga SPAK në lidhje me CEZ-Dian por edhe për dyshime të pastrimit të parave. “Kanë qenë njerëzit më të afërt të ish presidentit të cilët janë thirru në mënyrë të përsëritur që kanë lidhje me Cez Dian por edhe për dyshime për pastrimin e produkteve të veprës penale apo siç quhet ndryshe pastrimin e parave”, u shpreh Karamuço. Gjithashtu Karamuço u shpreh se Meta po hetohet edhe për pasuritë e tij madje edhe për ndërhyrjet estetike. “Ish…

Read More