Sot burgjet e vendit hapën dyert, përshkak të Amnistisë Penale. Nga përfituesit është edhe një i burgosur i dënuar për armëmbajtje pa leje. Nga amnistia kishte përfituar 4 muaj dhe ndërsa largohet ka dhe një kërkesë. ”Liri! Aman atë aministinë ta zgjerojnë edhe cik më shumë. Për ata të SPAK-ut se, gjynah i lamë shokët aty prapa, mirë është t’i zërë dhe ata”.
Author: tirana
Ofendimet janë pjesë e jetës në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Meritoni dhe Erjola janë përfshirë në një debat këtë mesditë, ku nuk kanë kursyer ironitë me njëri-tjetrin. Erjola ka qenë duke marrë rreze dielli, ndërkohë që i afrohet Meritoni dhe e ngacmon me fjalë. Meritoni shprehet se ajo po i largohet atij, ndërsa Erjola shprehet se thjesht po shijon rrezet e diellit dhe nuk do ndikohet nga fjalët apo ngacmimet e tij. Meriton: Ky është dallimi që unë tallem me ju, ajo ikën. Erjola: Se di rrezet e diellit më pengojnë që fjalët e tua të depërtojnë…
1 muaj para finales së madhe të ”Big Brother Albania Vip 3”, aktori Julian Deda mësoi se kush është i preferuar i popullit, mes tij dhe Egla Cenos. Rezultatin e televotimit e ka mësuar vetëm Juli, sipas një avantazhi që kishte nga roli i tij prej lideri. Pas shpalljes së rezultatit, Juli shprehu falënderimet e tij për publikun që e ka votuar, ndërsa këtë informacion ai nuk duhet ta ndajë me banorët e tjerë. Moderatori Ledjon Liço tregoi se ky ishte rezultati më i ngushtë, me vetëm 16 vota diferencë. “Mbase është një televotim nga më të ngushtat në historinë…
Ditën e sotme ka filluar zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë rreth 800 të dënuar. Të burgosurit kanë filluar të lirohen nga disa burgje në vend, teksa disa të tjerë kanë përfituar ulje dënimi.
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Fatmir Mediun. Vizion Plus mëson se seanca e radhës është caktuar më 2 maj, ora 10:00. Avokatët mbrojtës dhe ish-ministrit kanë kundërshtuar provat e prokurorisë. Ndërkohë mësohet se SHBA ka sjellë përgjigjet e letër porosive mbi myetjet e disa dëshmitarëve. Sakaq autoriteete janë shprehur se pyetjet nuk mund të bëhen nga Gjykata por vetëm nga agjentët e FBI. Ndaj Mediut rëndojnë akuzat në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Faik Basha, një emër krejt i panjohur nga kjo parti, nëpërmjet një postimi në facebook, ka deklaruar se do të garojë përballë Metës për postin e presidentit të partisë më 27 prill. Kandidimi i emrave të panjphur që thjesht shpiken për të plotësuar fletën e votimit është nje formule e njohur në politikën shqiptare, por rasti më flagrant është ai i Maqo Lakrorit perballë Ramës në 2009. Deri para shpalljes së kandidaturës së Faik Bashës, Meta ishte i vetmi kandidat për president të partisë së Lirisë, ndërsa deputeten Erisa Xhixho e përmendte gjithmonë si kandidate për zëvendëspresidente të partisë.
Një nga të burgosurit e burgut të Drenovës, është edhe ky i ri, i cili tha për gazetarët se i kishte mbetur vetëm një muaj nga plotësimi io dënimit. Ai sqaroi se ishte dënuar për një kabull që kishte këputur me qëllim që ta shiste, ndërsa dënimi nga katër vite iu ul nga gjykata në 2 vite. “U shtyva ta bëja nga gjendja ekonomike, familja më ka lënë që të vogël. Sa i përket kushteve në burg janë të këqija, nëse ha ushqimin aty të zë gjumi. Këta përdorin edhe dhunë. Dje kisha për të dalë në skype për të…
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë e Konfederatës Zvicerane, një marrëveshje e rëndësishme që do të asistojë gjithë strukturat e shëndetësisë për sa i përket reagimit ndaj emergjencave shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se kjo marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi do të zgjasë për 4 vite. “Marrëveshja do të asistojë forcimin e strukturave shëndetësore për t’iu përgjigjur emergjencave, si dhe ndërkohë do të rrisë kapacitetet e profesionistëve të fushës së shëndetësisë”, u shpreh Koçiu. Po ashtu Koçiu nënvizoi rëndësinë e koordinimit mes institucioneve dhe rolit aktiv të tyre, për të…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nga Qendra e Shërbimeve Arsimore deklaroi se janë lehtësuar procedurat për aplikantët për licensimin dhe aplikimin në portal për t’u punësuar si mësues në sistemin parauniversitar. Sipas Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu këto lehtësira janë një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të procedurave për punësimin e mësuesve dhe përmirësimit të sistemit arsimor në Shqipëri. “Sot në Qendrën e Shërbimeve Arsimore jemi për një lajm, i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e procedurave për mijëra mësues, të cilët do t’i nënshtrohet së shpejti provimit të licensimit për mësues, ku ne…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sot ishte në burgun e Rrogozhinës, ku tha se janë rreth 780 të dënuar në të gjithë vendin kanë lënë qelitë pasi kanë përfituar nga amnistia. Ndërkohë, 800 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Nga të liruarit, janë 15 gra, ndërsa 9 gra të tjera kanë përfituar ulje dënimi. Manja dha edhe një mesazh duke u bërë thirrje të dënuarve që t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Nga amnistia 3 të mitur dalin nga burgu, 2 të tjerë përfitojnë ulje të dënimit. Përfitojnë edhe 2662 persona të…
Mediat britanike janë duke bërë raportime ngjethëse sa i përket sjelljes së rojeve të sigurisë në anijen burg ‘Bibby Stockholm’, ku humbi jetën edhe azilanti shqiptar Leonard Farruku. Trajtim çnjerëzor dhe racizëm i pastër etnik dhe fetar. Kjo është ajo që del nga raportimi që bën Daily Mail në lidhje me vdekjen e Farrukut. Ndërkohë, Ministria e Brendshme britanike thekson se nuk është vënë në dijeni dhe nuk ka të dhër pretendimet se rojet e sigurisë ishin shprehur se pas vdekjes së Farrukut “kishin një gojë myslimani më pak për të ushqyer”. Ngjarja sipas medias britanike thuhet se ka ndodhur…
Pas akuzave nga dhjetëra studente për ngacmim seksual, pedagogut Xhevat Krasniqi ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë. Ai ka thënë se vajzat vijnë me fustan në shkollë gjatë verës, që të kopjojnë, dhe se ai i pyet se ‘çfarë kanë në këmbë’, për kopjen dhe jo me konotacion tjetër. “Krejt këmbët i shkruajnë gjatë verës me fustan për të kopjuar, e unë s’flas për këtë. Shkoj e i shikoj e më thonë, ‘pse më shikon’. Unë i pyes çfarë ke aty, dhe jo çfarë ke nën fustan”, ka deklaruar ai.