Çifti Heidi dhe Romeo u surprizuan dje nga ‘Vëllai i Madh’ me një suitë të bukur vetëm për ata të dy. Por Gracianon e shqetësoi fakti që Romeo zgjodhi të kalonte kohë jashtë me banorët e tjerë dhe mos shoqëronte Heidin, e cila po rrinte e vetme në suitë. Në një diskutim me Romeon sot, Graciano i thotë se Romeo nuk ka dashuri për Heidin dhe nuk i intereson më shumë se loja. Graciano: Ti me veprimet, nga poetiku dhe ai që qan, të vjen një mundësi e artë me suitën, që mund të jeni të dy bashkë vetëm, ti…
Author: tirana
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur Lulzim Bashës nga Fieri, pasi ky i fundit tha se ish-presidenti ka inicuar djegien e mandateve në vitin 2019. Për gazetarët Meta tha se Basha edhe kur fle gënjen, ndërsa shtoi se të gjithë e dinë se zgjedhjet vendore i ka shtyrë me kërkesë të tij me premtimin se do të merrte pjesë, por nuk u regjistrua në KQZ. ”Se kush është Lulzim Basha, e dimë të gjithë, e dinë gjithë shqiptarët. Është njeri i braktisur dhe i përbuzur nga të tërë për aktet e rënda të vetëdijshme të tradhtisë…
Kryeministri Edi Rama, edhe njëherë tjetër ka komentuar dokumentarin e bujshëm të emisionit ”Rai 3” për Shqipërinë. Kreu i qeverisë e quan një produkt i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavidshme të medias italiane kur sa herë fliste për albanesi fliste për trafikantë, hajdutë, e Shqipërinë si atdheu i të gjithë të këqijave. ”Reagova se u sulmua Shqipëria! Përpjekja për të na ulur kokën në mënyrë skandaloze merr përgjigje. Shqipëria u godit me duart e italianëve por me madhin e dhënë nga shqiptarët në Tiranë”, tha Rama për ”Report TV”. Viktima kryesore e këtij sulme konsideron sekretarin…
”Amnesty International”, gjigandi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut në raportin e vet vjetor, thekson se shqetësimet për Shqipërinë lidhen me sulmet kundër medias, me dhunën me bazë gjinore dhe me ndërtimin e kampit të azilkërkuesve në Gjadër për llogari të politikës italiane. Amnesty International theksoi si shqetësime në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri sulmet fizike dhe verbale kundër gazetarëve, vrasjen e grave në dhunën me bazë gjinore brenda familjes dhe ndërtimin e kampeve për burgosjen e refugjatëve azilkërkues që Italia po ndërton aktualisht në portin e Shëngjinit dhe në ish-aeroportin ushtarak të Gjadrit. “Praktikat…
Prej disa ditësh është hedhur për konsultim publik projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues ku do të merren mendimet e profesionistëve të fushës, grupeve të interesit si dhe organizatave jofitimprurëse. E kur bëhet fjalë për familjen, një pjesë të rëndësishme kanë edhe komunitetet fetare në vend. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta sjellë huazimin e një gruaje për të bërë nënë një grua tjetër, si një revolucion për zgjidhjen e problemeve të fertilitetit, 3 komunitetet kryesore fetare në vend nuk e pranojnë debatin që qeveria kërkon që në vend të lejohen ”nënat me qira”. “Mënyra se si është interpretuar…
Këtë të mërkurë, shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin, për shkak të dallgëve të larta. Sapo janë njoftuar se në hapësirën ujore ndërmjet Shëngjinit dhe Tales, për shkak të dallgëve të larta të detit, kishin mbetur të bllokuar, ndërkohë që peshkonin, 2 shtetas, shërbimet e SPK Shëngjin janë nisur për të ofruar ndihmë. Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj.L, 56 vjeç, dhe S.L, 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar…
Disa persona mbetën të plagosur pasi disa kuaj të Regjimentit mbretëror dolën nga kontrolli dhe vrapuan në qendër të Londrës. Pesë kuaj, njëri prej të cilëve i mbuluar me gjak, u panë duke vrapuar edhe nëpër zona të tjera të Londrës, duke përfshirë “Tower Bridge” dhe “Strand”. Kafshët i hodhën kalorësit e tyre kur po dilnin nga kazermat për stërvitjen e tyre të përditshme në mëngjes.
Berti, është një nga përfituesit nga Amnistia Penale që doli sot nga burgu i Drenovës në Korçë. Ai fitoi lirinë pas rreth dy viteve në qeli për veprën penale të dhunës në familje, pasi rushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes. Berti nuk u prit nga asnjë njeri në momentin që doli në ambientet e burgut. Ai tha se tashmë duhet ta rifillonte jetën i vetëm, me shumë vështirësi, por shtoi se nuk do ta përsëriste më kurrë dhunën në familje. Edhe pse me gojën e tij, pranon se nuk është penduar, dhe se e kishte hak drurin gruaja. “Nuk kisha shpresë…
Përgjatë muajve maj dhe qershor, kryeministri Edi Rama në rolin e kryetarit të Partisë Socialiste do të zhvillojë takime me komunitetet shqiptare jashtë vendit. Rama bëri të ditur sot se turi i takimeve do të nisë së shpejti me synim “rienergjizimin e diasporës për Shqipërinë 2030”. “Krenarë për Shqipërinë”, shkruan Rama, ndërsa informon për këtë tur takimesh. Rama pritet të zhvillojë takime me komunitetet shqiptare në Athinë, Milano, Londër dhe Mynih.
Deputetja e PD-së zyrtare, Eralda Tase Bano i dha firmën Rithemelimit kundër mandatit të deputetes së PS-së Olta Xhaçka, dhe ka dalë me një deklaratë publike. Tase shprehet se është dhe ka qenë deputete në krah të Bashës, por për të qëndrimi kundrejt Xhaçkës tejkalon çdo lloj grupimi politik. ”Jo i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë nuk ka të bëjë me pozicionim politik por ka të bëjë me të gjithë ne si qytetarë shqiptarë”,-shkruan Tase. Postimi i plotë Të dashur qytetarë, Të nderuar demokratë, ndjej të nevojshme që për herë të fundit të sqaroj pozicionin tim politik në Partinë Demokratike…
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për Komisionet Hetimore. Gjykata ka pranuar kërkesën e PD-së për shqyrtimin e ligjit. Seanca do të mbahet më datë 27 maj të këtij viti. Në dhjetor të vitit të shkuar mazhoranca miratoi ligjin e ri për komisionet hetimore që u kontestua nga Rithemelimi në parlament. 33 deputetë dorëzuan në Kushtetuese muajin e shkuar kontestimin e tyre për këtë ligj duke pretenduar se mazhoranca synon të privojë opozitën të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë.
Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që njihet si masakra e Lushnjës në shtator të vitit 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Rreth dy javë më parë Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të shpallë fajtor Laert Haxhiun dhe ta dënojë atë me burgim të përjetshëm si autori kryesor në atë që njihet si masakra e Lushnjës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në vitin 2017. Haxhiu mbahet i arrestuar në Greqi prej rreth një viti. Nga ana tjeter autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Haxhiut që…