Author: tirana

Ditën e sotme, Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, do të mblidhet sërish në 11:00. Mbledhjen e kaluar, palët nuk arritën dakordësinë për të miratuar planin e hetimit dhe kjo pikë do të diskutohet sërish sot. Pritet që plani i hetimit të integrojë të dy draftet e palëve, ndërsa në rend dite është futur edhe miratimi i kërkesave për informacion. Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish-ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj. Ndërsa nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve, me të gjithë ish-ministrat e shëndetësisë që nga viti…

Read More

Kryeministri Edi Rama a reaguar sërish ndaj Sigfrido Ranucci, moderatorit të emisionit ‘Report’ në RAI 3. Rama i është përgjigjur deklaratave që Ranucci ka dhënë në një intervistë për televizionin familjes Berisha. Reagimi i plotë i Edi Ramës Që dje gjatë fjalimit tuaj në të njëjtin TV shqiptar të njëanshëm, tashmë i përfshirë para Report në përhapjen e së njëjtës shpifje të importuar më pas në Itali nga Report, do të kishit thënë se do të ishte më mirë të kontaktonit drejtpërdrejt, këtu jam në kontakt të drejtpërdrejtë. me ty por para syve të të gjithëve, sepse me gjithë shtrembërimet…

Read More

Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi prej 10 kilogramë kanabin në një automjet në një nga fshatrat e Korçës. Sakaq u arrestuan 2 persona, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri pasi në mjet ju gjetën 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Burime bëjnë me dije se operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm ( 25 prill) në një nga fshatrat e Korçës. Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në drejtorinë vendore ndërsa hetimet vijojnë pasi dyshohet se mund të ketë edhe të tjerë persona të përfshirë.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur dje për akuzat e tij ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, si dhe për të ardhmen politike. Gjatë deklaratave të tij Meta tha se i kanë propozuar të arratisur. Referuar kësaj deklarate moderatorja Borakaj e ka pyetur nëse vendi që i kanë sugjeruar për tu arratisur është Hungaria dhe a ka lidhje me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, Meta tha se ka respekt për këtë të fundit. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ku ju sugjeruan të ikni? Cili ishte vendi, ishte Hungaria? Meta: Pse Hungaria? Borakaj: Ka lidhje me Gruevskin? Meta:…

Read More

Në Maqedoninë e Veriut Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka numëruar mbi 90 për qind të votave nga të gjitha vendvotimet dhe kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, po prin bindshëm në garën për të parin e shtetit. Renditja e deri tanishme është: 1-Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja e VMRO-së, me 362.561 vota apo 40,09 % 2-Stevo Pendarovski, kandidati i LSDM-së, me 180.216 vota apo 19,93% 3-Bujar Osmani kandidat i BDI me 120.803 vota apo 13,36% 4-Maksim Dimitrievski, kandidati i koalicionit ZNAM, 83.761 vota apo 9,26% 5-Arben Taravari, kandidati i VLEN, 83.307 vota apo 9,21% 6-Biljana Vankovska- Cvetanovska, kandidate e partisë ‘E Majta’, 41.167 vota apo 4.55% 7-Stevçe…

Read More

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon. Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e fermerëve të anketuar pohuan se kanë përdorur shërbimet e testimit të qumështit gjatë vitit 2020, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, 16.7%. Të dhëna për Serbinë dhe Malin e Zi, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se 19.9% e fermerëve serbë dhe 42.1% e fermerëve malazezë bënë testimin…

Read More

Tirana do të mbledhë 110 akademikë dhe studiues nga 31 vende të ndryshme të botës, të cilët përfaqësojnë institucione me famë botërore si Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Winchesterit, Shkolla Ekonomike e Londrës, Universiteti i Barcelonës, Universiteti i Tilburgut, Université de Lausanne, Universiteti Sapienza i Romës, Universiteti i Montrealit, Universiteti i Helsinkit, Universiteti i Bergenit, Universiteti i Nevadas, Universiteti i Fribourgut, Universiteti Lille, etj. Konferenca e cila do të zhvillohet gjatë datave 25-27 prill 2024 në ambientet dhe auditorët e Universitetit Bedër do të fokusohet në sfidat e emigrimit, diversitetin fetar dhe kohezionin social në Evropë dhe më gjerë. Ajo…

Read More

Tre ditë para konventës kombëtare, Ilir Meta, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, ka sqaruar një herë e mirë deklaratat për krisje në raportin e tij me bashkëshorten, Monika Kryemadhi. Përballë analistit Mentor Kikia dhe kryeredaktorit të “Vizion Plus”, Roland Zili, kreu i PL tha se po përpiqet që në parti të zhdukë nepotizmin dhe të instalojë meritokracia. Sipas tij, nuk ka asnjë krisje në marrëdhënien e tij me Kryemadhin, për të cilën tha se ka një kontribut të jashtëzakonshëm në parti. Zili: Ju po riktheheni dhe keni gjetur një formë interesante rikthimi. Por…

Read More

DASHI Po kaloni ditë të bukura dhe nga e diela do jetë edhe më mirë falë Venusit, që do jetë në krahun tuaj. Nëse ju pëlqen dikush, tani është koha për të ecur përpara me guxim. Marrëdhëniet me të lindurit e shenjës së Binjakëve dhe Virgjëreshës janë të mira. Sa i përket punës, më shumë fitime do të vijnë deri në fund të prillit. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 25 prill 2024), pasioni që digjet brenda jush do të ringjallet shumë shpejt. Shumë do lëvizin bashkë, ndërsa për beqarët do ketë një kthesë sepse favorizohen takime të…

Read More

Tirana ka arritur të fitojnë minimalisht 1-0 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, por pa mundur të realizojnë përmbysjen e humbjes 2-0 në transfertë. Goli u realizua nga Deliu që në minutën e 21 të pjesës së parë. Kryeqytetasit provuan gjatë gjithë takimit të realizonin edhe golin e dytë, por nuk ia dolën. Kukësi i cili është duke kaluar një periudhë të vështirë në Superiore, pasi mban vendin e fundit, por do të luajë në finale të Kupës së Shqipërisë. Kundërshtari i verilindorëve ende nuk është përcaktuar pasi sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Egnatias ka shkuar…

Read More

Për tri ditë me radhë rreth 50 studentë të ndarë në grupe janë bërë pjesë e garës “Hackathon”, organizuar nga IdentiTek, kompania që prodhon dokumentet biometrike në Shqipëri. Programues e profesionistë të rinj të teknologjisë punojnë së bashku për një periudhë kohore për tẽ krijuar produkte inovative ose zgjidhje teknologjike nën tematika të caktuara. Më të talentuarve do t’u ofrohet një kontratë pune tek IdentiTek. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndoqi sot nga afër garën. “Mbi 50 të rinj super të talentuar konkurrojnë mes njëri-tjetrit në fushën e kodifikimit dhe inovacionit, duke punuar në ekip dhe duke përdorur aftësitë e…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të nisi së shpejti turin e takimeve me shqiptarët në diasporë. Adriatik Lapaj, drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është spektik dhe tha se është i bindur se kjo qeveri, por edhe vetë opozita nuk e do votën e diasporës. “Emigrantët nuk janë me këto, prandaj nuk duan votën e këtyre. Ato mund të bëjnë ç’të duan, ne si lëvizje kemi në dorë veten tonë, unë di të them me bindje të plotë, nuk do t’i ndahemi, do ndodhin. Jam investim i qytetarëve dhe nuk mund të më lënë në mes të rrugës tani, qytetarët me votë…

Read More