Mediat britanike janë duke bërë raportime ngjethëse sa i përket sjelljes së rojeve të sigurisë në anijen burg ‘Bibby Stockholm’, ku humbi jetën edhe azilanti shqiptar Leonard Farruku. Trajtim çnjerëzor dhe racizëm i pastër etnik dhe fetar. Kjo është ajo që del nga raportimi që bën Daily Mail në lidhje me vdekjen e Farrukut. Ndërkohë, Ministria e Brendshme britanike thekson se nuk është vënë në dijeni dhe nuk ka të dhër pretendimet se rojet e sigurisë ishin shprehur se pas vdekjes së Farrukut “kishin një gojë myslimani më pak për të ushqyer”. Ngjarja sipas medias britanike thuhet se ka ndodhur…
Author: tirana
Pas akuzave nga dhjetëra studente për ngacmim seksual, pedagogut Xhevat Krasniqi ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë. Ai ka thënë se vajzat vijnë me fustan në shkollë gjatë verës, që të kopjojnë, dhe se ai i pyet se ‘çfarë kanë në këmbë’, për kopjen dhe jo me konotacion tjetër. “Krejt këmbët i shkruajnë gjatë verës me fustan për të kopjuar, e unë s’flas për këtë. Shkoj e i shikoj e më thonë, ‘pse më shikon’. Unë i pyes çfarë ke aty, dhe jo çfarë ke nën fustan”, ka deklaruar ai.
Klubi i Futbollit Tirana do të vijojë të mbetet në pronësi të Refik Halilit të paktën edhe për një periudhë kohë. Kjo pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të pezullojë ankandin e thirrur nga përmbaruesi privat deri në shqyrtimin e çështjes me themel. Pak ditë më parë Përmbaruesi hapi një ankand për të shitur 66% të aksioneve të Tiranës me lerë 1.5 milionë euro për shkak të një detyrimi që shoqëria “Halili” i ka Darlin Prezës, trashëgimtar i një testamenti ligjor.
Kuvendi njofton se janë depozituar të gjitha dosjet e procedurës së kryer dhe se procesi është futur në fazën finale të përzgjedhjes që i përket Kuvendit. Sipas kësaj liste, janë kualifikuar 6 kandidatë për 1 vend vakant në KLGJ dhe 5 kandidatë për 1 vend vakant në KLP. Mandati i anëtarëve të këshillave ka përfunduar me 31 dhjetor 2023, por procesi i përzgjedhjes së zëvendësuesve dhe pse nisi në kohë nuk arriti të mbyllej sipas afateve për shkak të proceseve gjyqësore me të cilat u përballën komisionet përzgjedhëse të ngritura nga Avokati i Popullit. Dy kandidatë të skualifikuar për mosplotësim…
Opozita ka dërguar për të dytën herë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetes të PS , Olta Xhacka. 44 deputetë të opozitës kanë firmosur ankimimin në kushtetuese duke kërkuar nga gjykata të rrëzojë vendimin e parlamentit dhe të bëjë interpretimin e Kushtetutës për çështjen e mandatit të deputetit. “Duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhacka, duke penguar zbatimin e vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetutese, dëshirojmë të theksojmë se ky veprim përbën minim të demokracisë dhe rrënon besimin e qytetarëve tek Gjykata…
Një incident i dhunshëm me grushte është regjistruar këtë të mërkurë në Parlamentin grek në Athinë. Deputeti i pavarur, Kostantinos Floros, është përleshur me deputetin e partisë “Greek Solution”, Vasilis Grammenos. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Protothema.gr, deputeti Floros ka sulmuar me grushte kolegun e tij Grammenos, ndërsa deoutetët e pranishëm në Kuvend kanë ndërhyrë për të ndërprerër sherrin e dhunshëm. Sipas informacioneve, episodi i paprecedentë erdhi pasojë e një mosmarrëveshjeje që dy depuetëtn patën para se të “plaste” grushti. Sot në seancën plenare të Kuvendit u diskutua kërkesa për heqjen e imunitetit të Kyriakos Velopulos pas…
Raporti mes Eglës dhe Meritonit ka qenë ndër më të komentuarit të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Sado armiqësi mes vete të kenë pasur, ka pasur prej tyre edhe momente të këndshme, një raport jo i përkufizuar [edhe i mirë edhe i tensionuar] por që i solli mjaft dinamikë këtij sezoni. Ngjashëm me herën e kaluar, Egla dhe Meritoni u gjenden sërish në situatën e vaskës, ku aktorja e kishte mbushur moderatorin me shkumë. Së fundmi, ndodhi diçka e ngjashme. Derisa Egla lahej në vaskë dhe shijonte një gotë verë, ajo këndonte me zë të ulët por i…
Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli pak edhe për “Big Brother VIP3”. Pak ditë më parë ajo dërgoi një mesazh në aplikacionin “Big Love”, për Meriton Mjekiqin, ku shprehu simpati për lojën e tij në shtëpinë më të famshme. (lexo këtu) “Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur por mos harro që ne fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur.…
A2 CNN ka siguruar përgjigjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi për Rai 3, por që nuk u publikuan asnjëherë, shkak ky që u kthye në një mollë sherri ndërmjet qeverisë shqiptare dhe medias italiane. Gazetarët e kanë pyetur Agaçin mbi rolin e tij si avokat në disa çështje në Itali dhe ndërmjetësimi që ka bërë në ratifikimin e protokollit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për ngritjen e një qendre pritëse për emigrantët, ku për të dyja këto çështja, ai nuk i ka mohuar duke i lidhur me profesionin e avokatit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të…
Lulzim Basha ka akuzuar Ilir Metën si një prej politikanëve që ishte pro djegies së mandateve të deputetëve të opozitës në vitin 2019. Edhe pse Meta ka deklaruar shpesh se nuk kishte dijeni për djegien e mandateve dhe ishte kundër këtij vendimi, Basha theksoi se Meta ka qenë nxitësi i djegies së mandateve. “Ilir Meta ka qenë nxitësi i djegies së mandateve njësoj si të tjerët. Ilir Meta për mua ka pushuar së ekzistuari si faktor politik. Mendimi im është që me Ilir Metën nuk do të ketë asnjëherë aleancë politike, ” deklaroi Basha.
Lulzim Basha ka dalë kundër dërgimit të çështjes së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Pak minuta para se kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi të dorëzojë ankimimin e ri në kushtetuese, Basha e akuzoi se po bën lojën e Kryeministrit Edi Rama. “Mos i bëni për budallenj shqiptarët. Ta çosh sërish në Gjykatë Kushtetuese do të thotë të bësh lojën e Edi Ramës. Ky është diversion ndaj opozitarizmit, kjo nuk është rruga, kjo është rruga për të ndihmuar Edi Ramën. Refuzimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca e ka futur vendin në krizë…
Bologna është pranë kualifikimit në grupet e Champions League dhe për këtë kërkon të përforcohet. Nedim Bajrami është në listën e klubit nga Emilia Romagna dhe për këtë në ndeshjen e fundit të Sasussuolo pati të pranishëm edhe drejtues të kësaj skuadre. Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese është vëzhguar edhe më parë nga zyrtarë të Bologna dhe merkato e verës mund të sjellë zhvillime. Bajrami është nën kontratë me Sassuolo deri në 30 Qershor të 2027 që për ta marrë nga Empoli në Janar të 2023 shpenzuan 6 milionë Euro. Këtë sezon Nedim Bajrami ka shënuar 2 gola dhe ka…