Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur Greqinë gjatë natës. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një distancë prej 3 kilometrash në perëndim të Amfilochisë, ose 246 kilometra nga Athina.
Author: tirana
DashiLidhja që keni pritur do të vijë sot. Ju keni çdo arsye për të qenë optimistë në lidhje me një projekt për të cilin keni punuar ose një marrëveshje që keni shpresuar. Suksesi është në rrugën tuaj sot. DemiNëse shijoni ëmbëlsinë dhe butësinë e romancës së vërtetë, atëherë do të shijoni vërtet ditën tuaj sot. Ndikimi qiellor i jep jetë marrëdhënieve tuaja dhe ju afron shumë më pranë ndjesisë që doni. Nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje me partnerin, sot do e zgjidhni. BinjaketNdjehuni të lirë të shkëputeni nga rutina juaj normale sot. Kjo është një kohë e mirë për të…
Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli i kësaj gjykate, ndërkohë që avokatët e tij thonë se qëllimi i këtyre vendimeve është që Berishës t’i hiqet mandati i deputetit për shkak të mungesave në Kuvend.
Egla, më pas Meritoni u skualifikuan prej produksionit, përfshirë këtu edhe Ilnisën, dhe qëndruan për ditë me rradhë në ”Dhomën e Bardhë”. Nga ky nominim i fortë, Ilnisa ishte ajo e cila u eliminua, ndërsa Meritoni dhe Egla kanë vazhduar garën. Këta të dy i janë kthyer pjesës tjetër të banorëve dhe duket që ‘luftën’ do ta vazhdojnë përsëri. Meritoni: O sa shumë më do, o teta Eglantina. Egla: Po vazhdon prapë me teta ti? Vazhdo. Meritoni: Po ti po vazhdon me ‘stalker’? Shpifëse. Shpif pra shpif, sepse do të mbash përgjegjësi për të gjitha këto. Edhe për stalker e…
Kryeministri Edi Rama, bashkë me iniciativën edhe të bashkëshortes së tij Linda Rama, ka shtruar një darkë iftari me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, që është edhe darka e parafundit e iftarit. “Edhe unë njësoj si agjëruesit mezi e pres këtë iftar bashkë me Lindën e këdo që angazhohet. Na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë. Pa u munduar ti vëmë emër i ndjejmë afërsinë e pakufizueshme. Vakti i iftarit nuk është i pazakonshëm. Është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit. Është virtyt ti nënshtrohesh disiplinës së…
Në Shqipëri, socialistët e lanë të paqartë qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin nga kjo gjykatë të papajtueshmërisë ose jo të mandatit të deputetes së shumicës, ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Pavarësisht këmbënguljes së përfaqësuesve të opozitës që parlamentit t’i rekomandohej dërgimi i çështjes në Gjykatë, ata ranë dakort vetëm që rasti të kalojë në seancë dhe të ishin deputetët që më pas të shpreheshin me votën e tyre. Pikëpyetjet mbi mandatin e zonjës Xhaçka lindën pasi kompania e bashkëshortit të saj mori statusin e investitorit strategjik për një hotel turistik, gjë e cila…
Kur kanë mbetur edhe një ditë nga përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarët orarin e faljes së Fitër Bajramit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 10 Prill 2024, ora 06:55. Programi i plotë i Fitër Bajramit: 06:25 – Hapja e programit 06:30 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj 06:35 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu 06:45 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli 06:55 – Falja…
“Retorika nacionaliste dhe përçarëse në Bosnje-Hercegovinë rrezikon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Shqetësimin e ka shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën që zhvilloi me kryesuesin aktual të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviç. Stoltenberg theksoi se NATO mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. “NATO mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës. Jemi thellësisht të shqetësuar me retorikën ndarëse dhe përçarëse që dëgjohet në Bosnje e Hercegovinë. NATO mbështet reformat në fushën e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në këtë drejtim, përfshirë edhe në modernizimin…
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, thotë se situata në Shqipëri është alarmante. Në mbledhjen e Kryesisë së paritës, Meta theksoi se Partia e Lirisë do të ribëjë veten e do të jetë 10 herë më e fuqishme se Lëvizja Socialiste për Integrim. ”Dje ishte 7 prilli, ishte ditë pushtimi, por edhe rezistence kundër një fuqie të asaj kohe, unë vendosa t’i bëj vizitë nënë Selvisë, kontribuese në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që po bën 100 vjeç. Edhe pse luftuam, Selvia ka një pension qesharak. Shqiptarët marrin pensione mizerable, ndërsa miliona euro vidhen natë e ditë. Bëhen gjithashtu edhe me…
Modetaroja Roza Lati e cila është pjesë e ”Big Brother Albania Vip 3” që në ditën e parë, ka folur sërish për vendimin e ndërprerjes së shtatzënisë dhe për djalin me të cilin priste fëmijën. Ajo tregon se ai ishte djalë shumë i mirë, por egoist, dhe nuk mund ta shikonte si babanë e fëmijës së saj. “Djali me të cilin pata shtatzëninë është alamet djali, të gjitha të mirat, shumë inteligjent shumë i pasur, të bëje një fëmijë me të sigurojë jetën me atë pensionin mujor. Shumë inteligjent, shumë i pasur, por shumë i hallakatur, karakter egoist, jo baba,…
”Shpreh dhimbjen time personale dhe të gjithë kompanisë për atë që ndodhi dhe sigurisht që nuk ka asnjë justifikim, faljet janë të miat por edhe të të gjithë stafit, duke ditur mirë përgjegjësitë që ka një kompani që menaxhon një të mirë publike”,-tha Roberto Tomasi, drejtori ekzekutiv i Autostradave në Itali. Ai u kërkoi falje familjeve të 43 viktimave, të cilët humbën jetën si pasojë e shembjes së urës Morandi. Ngjarja tragjike ndodhi në Genoa më 14 gusht 2018. Kompania, shtoi Tomasi ka ndryshuar thellësisht dhe po investon në siguri. “E kuptoj se është e vështirë me një dhimbje kaq…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, teksa flet për situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit, u ndal te qeverisja e kryeministrit Edi Rama. Ai tha se Rama ka gabime, por punon, ndërsa sipas tij opozita “është qorre”. Për punën e SPAK-ut, ai tha se po bën punë shumë të mirë, por se do duhej të godasë më fort. “Rama ka gabime, por edhe punon. Unë e quaj ‘me një sy’, por këta të anës tjetër janë qorra fare. Tani SPAK po punon. Por mendoj se më fort duhet të punojë, duhet të kapë te kokat. Nuk e kuptoj si Berisha është…