Aktorja e mirënjohur Ema Andrea ka postuar një Instastory në llogarinë e saj ku shkruan se marrëdhëniet seksuale dënohet me gjobë ose burg. Mesa duket ky është një thumb për Ilnisën, ish-banoren e ”Big Brother Albania Vip 3”, e cila kur u pyet në Fan Club nëse kishte kryer marrëdhënie me Meritonin as e mohoi as e pohoi. Vëllai i Ilnisës i cili që në fillim ka dalë dhe ka folur për motrën në Big, shkruan “Meqë aktorëve po i duket vetja juristë ta lexojnë mirë kodin penal”.
Author: tirana
Italia sjell materiale dhe mjete të rënda përmes Portit të Shëngjinit që përdoren për ndërtimin e qendrës për pritjen e emigrantëve në Gjadër. Po punohet për ngritjen e një muri rrethues 7 metra i lartë, që do të përdoret për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla e më pas godinat. Gjtihashtu po investohet edhe për rregullimin e rrugës që të çon në Gjadër. Refugjatët e parë pritet të mbërrijnë më 20 maj. Ata do priten në një strukturë në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35…
Ikja e Ilnisës nga ”Big Brother Albania Vip 3”, ka bërë që Meritoni dhe Rikja të cilët kanë deklaruar që njihen që nga jashtë dhe se janë miq kanë pësuar krisje brenda shtëpisë. Ditën e sotme, teksa qëndronin në ambientin e pishinës, Meritoni i ka shprehur Rikes se është në mbështetje të saj. Meritoni: Si janë muhabetet me ata (banorët)? Rikja: Lëmsh mo. Meritoni: Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë. Rikja: Çdo njeri shikon prapanicën e vet. Meritoni: Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem…
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj siguroi sot se rrjeti i ri i ujësjellësit është gati në përfundim dhe se specialistët e kësaj shoqërie do të nisin nga puna për vendosjen e më shumë se 4600 matësave të rinj. Rrjeti i brendshëm dhe depo kryesore e ujit për qytetarët e Burrelit ka përfunduar dhe nga Malaj vjen lajmi i mirë se pas lidhjes së matësave do të largohen të gjitha depozitat në taracat e pallateve dhe uji do të ketë 24 orë. Postimi i Malajt Rrjeti i ri i ujësjellësit është gati në përfundim. Punimet janë fokusuar në fazën përfundimtare të…
Ndërtimi i një banese private në zonat rurale apo i infrastrukturës ndihmëse në fushën e agroturizmit, tashmë do të jetë edhe më e lehtë. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, propozoi lehtësim të procedurave të nxjerrjes së lejeve të ndërtimit për disa kategori, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm qytetarëve nëpër fshatra, por edhe ekonomive lokale dhe turizmit. Veliaj tha se ky është një shqetësim i të gjitha njësive vendore, pavarësisht bindjeve politike. “Është shumë e…
Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat të ashpër së fundmi me njëri-tjetrin, që pas daljes së aktores nga Dhoma e Bardhë. Aktori i tha Eglës që tashmë ka vënë mend dhe nuk komunikon me ulërima, duke bërë që kjo e fundit të shpërthejë keq ndaj tij. Nga ana tjetër, konkurrenti tregoi se i kishte thënë aktores që të ndryshojë, por ajo nuk ka pranuar. Egla: Ku e keni mësuar që të komunikoni me ulërima. Unë nuk jam vërë mend. Çfarë do të thuash me ke vërë mend? I trasformon gjërat, je i ulët. Juli: Po pse…
Këtë të hënë do të luhen dhe dy ndeshjet e tjera që mbyllin javën e 30 në Superligën Shqiptare. Tirana përballë Skënderbeut në Korçë. Bardhebluve i ndalohet hapi fals nëse duan të besojnë deri në fund tek Final 4. Dy skuadrat që janë rival direkte për vendin e katërt do të luftojnë në fushë vetëm për fitore. Nga ana tjetër ndeshje interesante pritet të jetë dhe ajo në Arenën e Demave ku Erzeni pret Egantian. Dy ekipe me objektiva tërësisht të ndryshëm do të matin forcat vetëm 3 pikët. Ekipi nga Shijaku do të tentojë deri në fund tek mrekullia…
Sezoni turistik po afron, ndaj dhe këtë të hënë Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, zhvilloi një tryezë pune me kryebashkiakët. Pika e parë është ngritja e një task-force për menaxhimin e sezonit turistik. ”Me afrimin e sezonit turistik, bashkitë janë një hallkë e rëndësishme dhe si të tilla do të jenë pjesë e task forcës së menaxhimit të sezonit turistik. Gjithashtu diskutim i rëndësishëm ishte edhe përcaktimi i rregullave për të marrë masa parandaluese kundër përhapjes së zjarreve në tokat bujqësore”,-shkruan ministri Mazniku. Postimi i plotë Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për të diskutuar bashkë me pushtetin vendor…
Nga Mentor Kikia Kush ua ka mësuar këtë lloj gazetarie mor aman? “Ka vdekur një këngëtar i njohur. Për të mësuar emrin kliko këtu”. Ky ishte lajmi në një media online sot. Në fakt ky është modeli i të gjithë lajmeve në mediat online dhe jo vetëm. Po ç’kemi vuajtur në rininë tonë ne të mësojmë sesi bëhen titujt e lajmeve, çfarë duhet të përcillen në titull e çfarë në nëntitull. Po paska qenë kollaj fare kjo punë mor ja. ”Ka ndodhur një ngjarje e madhe. Po deshe ta tregoj, shtype këtu”,-ja u bë lajmi. Dhe e bukura është se…
Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi thotë se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin e la që ditën e enjte Parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tij nuk kanë guxim të marrin një vendim pa sinjalin e kryeministrit Edi Rama. ”Ju e patë nuk patën guxim të marrin as vendim. Nuk ka dhënë sinjal ende Rama se çfarë do bëhet dhe nuk morën asnjë vendim. S’kanë marrë ende sinjalin. Ata mendojnë se i vetmi që mund të urdhërojë si të veprojnë është Rama. Në këtë rast duhet të zbatohet…
Tekniku Carlo Ancelotti ka folur para takimit që ekipi i tij Real Madrid do të zhvillojë ditën e nesërme (e martë) ndaj Manchester City për fazën 1/8 të Champions League në ”Santiago Bernabeu”. Në konferencën me gazetarët italiani foli edhe për kundërshtarin e tij, Pep Guardiola. ”Ai di si ta menaxhojë situatën e mbrojtjes së tij, ai iv endos qëndër mbrojtësit të luajnë si mbrojtësit e krahut. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Nuk e kam zbuluar formacionin me lojtarët ende, kam vetëm një dyshim. Nesër do të informoj…
Projektet në infrastrukturë janë prioritet kryesor i qeverisë, dhe një nga veprat e rëndësishme, tuneli i Llogorasë, në Vlorë, në nisje të sezonit turistik në muajin qershor, do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë drejtuesit e automjeteve. Krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare, për të qenë gati në datën 30 qershor, kur parashikohet të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektuan punimet në kantier, i cili…