Shumica e të rriturve që jetojnë në ekonomitë e zhvilluara besojnë se janë në një situatë më të keqe financiare se prindërit e tyre, ndërsa shprehin shqetësim të fortë për financat e tyre. Madje, ata shfaqen edhe pesimistë për të ardhmen, pasi një numër i konsiderueshëm parashikojnë që fëmijët e tyre të jenë në të njëjtën situatë apo edhe më të keqe financiare. Sipas një sondazhi të ‘Survey Monkey’ në ekonomitë e mëdha, të paktën gjysma e të rriturve janë të shqetësuar për financat e tyre dhe shumë ia atribuojnë këtë ankth rritjes së inflacionit. Në veçanti, në Shtetet e…
Author: tirana
E kanë konsideruar shpesh si “Maldivet e Europës”. Këtë herë Ksamili ka marrë vëmendjen e revistës së njohur të modës GQ Italia që e ka renditur atë mes sugjerimeve të saj për pushime ideale në Gusht të këtij viti. Revista e njohur nënvizon se Ksamili, brenda Parkut Kombëtar të Butrintit është ndër destinacionet kryesore në Shqipëri, sepse sipas saj deti këtu të lë pa frymë. E veçanta e Ksamilit, thuhet në shkrim, janë 4 ishujt e vegjël të pabanuar që ndodhen pikërisht përballë plazhit, të arritshëm edhe me not duke pasur parasysh afërsinë me bregdetin, por më lehtë shkohet me…
Dhjetëra blegtorë nga Lushnja, Fieri, Berati, Kavaja e Vlora kanë dalë në protestë këtë të hënë, në hyrje të autostradës Lushnjë- Fier, pranë zonës Saver. Disa në këmbë e disa me traktorë. Autostrada nuk është bllokuar ende nga traktorët. Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema, raporton se forca të shumta të policisë po mbikqyrin mbarëvajtjen e protestës. Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendojnë se që prej datës 1 prill çmimi është ulur me 100 lekë të vjetra për litër qumësht. Ulja e çmimit është bërë nga fabrikat e qumështit njëzëri.m Në shenjë…
Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylametin ne komisionin hetimor për të dhënat e sistemit ‘TIMS’ hodhi poshtë kërkesën e saj për të thirrur dëshmitar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, pasi sipas saj po bënte ironi. Sipas Gjylametit, komisioni është ngritur për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në 2 gusht të 2023, dhe theksoi se duhet të kuptohet se çka ndodhur me sistemin jo me individë. ‘Ju jeni fije fije. Çtë bëjmë diversion midis jush, midis nesh edhe ka bazë. Dëshira e madhe të bën të mbash qëndrime që as vetë nuk i beson port ë marrësh ironin për të…
PS ka sqaruar se nuk do të kërkojë thirrjen e liderit të opozitës Sali Berisha në komisionin hetimor për sistemin TIMS. Nënkryetari i komisionit hetimor Toni Gogu deklaroi gjatë mbledhjes së këtij komisioni se PS nuk ka kërkuar thirrjen e Berishës në komision. “Unë e kuptoj që ju do të dëshironit të bëheshit gjyqtar i Sali Berishës. Ky komision nuk e ka në objektin e punës që ta bëjë këtë. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedisi ky kolegët tanë vuajnë dënimet e dhëna nga drejtësia”, deklaroi Toni Gogu. “Nëse ju keni sherr me njëri-tjetrin ky nuk është problemi.…
Në Komisionin e Ligjeve, është miratuar me 13 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, ligji për “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Për miratimin e ligjeve votoi edhe deputeti i opozitës, Fatmir Mediu. Deputeti Gazment Bardhi tha se e vetmja karrierë për të bërë karrierë në FA është firma për të tjetërsuar pronat, ndërsa tha se do të votojë kundër. ‘Ne do ta votojmë kundër këtë ligj, sepse nuk garanton që ata të cilën kanë bërë karrierë me ndershmëri. E vetmi kriter për karrierë në Forcat e Armatosura, ka qenë vetëm firmosja e ndonjë…
Martesa thuhet se është një simbol i prosperitetit dhe stabilitetit. Shumë prej nesh janë rritur duke besuar se një martesë e lumtur është qëllimi pas të 30-tave dhe se ajo mund të çojë në një jetë të lumtur. Për shumë prej nesh, mjafton të ndihen të pjekur, të kenë një punë të qëndrueshme ose të jenë thellësisht të dashuruar për të menduar për hapin e ardhshëm në një marrëdhënie. Për disa, mjafton një bashkëjetesë harmonike dhe synime të përbashkëta jetësore. Secili prej nesh ka kritere të ndryshme për të marrë një vendim të tillë . Megjithatë, ka disa arsye objektivisht…
Një pronar lokali është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi është kapur në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit. Në pranga ka rënë Z.K i cili kishte përshtatur lokalin e tij në lagjen “Ahmet Haxhija” për ushtrimin e paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e projektit për transformimin e parkut fundor të Bulevardit të ri në Tiranë. “Drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor të Bulevardit të Ri në kryeqytet, ku shumë shpejt nisim punën për këtë xhevahir që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme”, shkruan Rama.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje. Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023. Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës. Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura…
Komisioni për të Dhënat e Sistemit TIMS do të mblidhet këtë të hënë në orën 12:00, ku pritet të zgjidhen ekspertët ligjorë për punimet e komisionit. Sipas opozitës, gjatë hetimit do të thirren për të dëshmuar disa nga drejtuesit më të lartë të shtetit dhe policisë, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe ai aktual Taulant Balla, si dhe do të kërkohet informacion nga disa institucione shtetërore. Ndërkohë që përfaqësuesi socialist, Toni Gogu ka deklaruar më herët se puna e këtij komisioni do të bazohet vetëm në fakte dhe jo në thashetheme. Pas miratimit të…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është ka reaguar i revoltuar për heshtjen e institucioneve zyrtare të vendit dje kur duhej të përkujtohej 85 vjetori i pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. Ai falenderoi kryebashkiaken e Durrësit dhe deputetët të cilët dje (7 prill), mbajtën homazhe para statujës së Mujo Ulqinakut i cili bëri rezistencë ndaj pushtuesve italianë asokohe. “Shqipëria u pushtua në 7 prill 1939. 85 vite më parë-pushtimi i fundit i këtij vendi, ishte fashist. U lehtesua nga tradhtia, u pergjak nga rezistenca e Mujo Ulqinakut dhe nje grushti luftëtarësh të tjerë! Shqipëria u çlirua me luftë, e…