Pas ndryshimit të masës nga arrest me burg në arrest shtëpiak, prokuroria kërkon kthimin në burg të Vangjush Dakos. Kjo kërkesë, u shqyrtua sot në gjykatën e Apelit të Posaçëm. Prokurori i çështjes deklaroi se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak. Por nga ama tjetër avokatët e Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak.
Author: tirana
Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit të Shkodrës. Shkak është bërë një automjet i policisë bashkiake i cili dyshohet se ka dalë nga korsia, duke kaluar mbi ndarësen e rrugës dhe është përplasur me një automjet tip Golf. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një çrregullim ne sistemin elektrik të automjetit të bashkisë.
Detaje të reja janë zbardhur nga djegia e makinës në garazhin e shtëpisë, së drejtoreshës së tatim taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko. Babai i Anjeza Shikos, ka treguar për mediat se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 mbrëmjen e djeshme, dhe janë njoftuar nga fqinjët, të cilët kishin parë tym nga garazhi. Ndër të tjera, ai ka treguar se nga kamerat e sigurisë kanë parë që autori është futur nga dera e garazhit, dhe më pas i ka vënë flakën mjetit. I pyetur rreth motivit që ka çuar autorët të ndërmarrin në këtë akt, ai është shprehur se…
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani mund të shihet në shumë fusha. Restorantet nuk mund të gjejnë kuzhinierë, spitaleve u mungojnë mjekët dhe infermierët, ndërtuesit vonohen me punë pa mjeshtër – dhe pishinat nuk do të mund të punojnë pa rojet e shpëtimit. Sezoni i pishinave të hapura fillon pas pak javësh dhe administratat janë duke kërkuar dëshpërimisht roje shpëtimi dhe instruktorë noti. Domethënë, pa ata, pishinat nuk mund të presin njerëz dhe do të qëndrojnë të mbyllura derisa ta zgjidhin problemin. Operatorët e pishinave në qytete kanë hapur një konkurs të përhershëm me kërkesa minimale: Kandidatët nuk…
Këngëtari i njohur kosovar, Avdyl Mziu është ndarë nga jeta në moshë të re. Mësohet se artisti vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën në një kohë të shkurtër. Gjithashtu bëhet me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 16:00 në fshatin Marinë të Skënderajt. “Me pikellim te thelle ju njoftojme se pas nje semundje te shkurter ka ndrruar jete me i dashuri yne Avdyl Mziu! Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne varrezat e fshatiti Marine- Skenderaj te Xhamia!”, informoi familja e këngëtarit.
Një ngjarje tronditëse është regjistruar gjatë një eskursioni në Greqi ku disa nxënës kanë abuzuar një shok klase. Mësohet se gjimnazisti nga Pelioni gjatë një ekskursioni 3-ditur në Janinë është abuzuar nga shokët e klasës. Ka qenë babai i 15-vjeçarit ai i cili ka denoncuar në komisariat sapo është njoftuar nga djali i tij për atë që ka ndodhur. Sipas asaj që ka denoncuar babai, ngjarja tronditëse ka ndodhur pas mesnatës e 6 prillit kur nxënësit e gjimnazit janë kthyer në hotel, ku po qëndronin me shokët dhe mësuesit që morën pjesë ne ekskursion. Menjëherë u njoftua Prokurori i Shërbimit…
Dy persona janë arrestuar nga policia e Gramshit nën akuzën e dhunimit të një 40 vjeçari të identifikuar si E.M në lagjen “Holta”. Në pranga kanë rënë të rinjtë E. B., 21 vjeç dhe Xh. B., 22 vjeç, të dy banues në Gramsh. Sipas hetimeve të dy këta persona, më datë 6 prill rreth orës 23:30 kanë goditur me grtushte për motive të dobëta 40 vjeçarin i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti.
Ditën e sotme (8 prill) në gjykatën Penale të Brukselit ka nisur gjyqi për 40 persona për një çështje të trafikut ndërkombëtar të drogës. Hetimi filloi në shtator të 2020-ës pas zbulimit të disa kilogramëve kanabis dhe një sasi të madhe acetoni në një kuti garazhi në rajonin e Brukselit. Çështja mori një tjetër rrjedhë hetimi pasi dolën të dhëna të reja nga infiltrimi dhe deshifrimi i mesazheve në aplikacionin “SKY ECC”. Aplikacioni i mesazheve u përdor nga kriminelët për të komunikuar fshehurazi. Falë deshifrimit të komunikimeve, policia mundi të identifikonte kontaktet në disa vende të Amerikës së Jugut, të specifikonte…
Egla Ceno e ka nisur ditën e sotme me një debat me Françeska Muratin. Kjo e fundit, pasi aktorja e njohur u skualifikua nga “Big Brother VIP3” vendosi që gjërat e saj ti vendoste te sirtari që më parë e kishte Egla. Ceno i ka kërkuar që t’i lirojë sirtarin, por Françeska nuk e ka pranuar një gjë të tillë. E si pasojë Egla ka nisur me ofendimet kundrejt saj. Egla: Miss-et kështu përgjigjen Françeska: Nuk dua, se ky është ambienti im Egla: Kështu përgjigjen miss-et Françeska: Kështu përgjigjet Françeska Egla: Kush është Françeska? Një copë mishi me dy sy…
Për tre ditë me radhë Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit. Për Kryeministrin Edi Rama, kjo ngjarje do e kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe do e ngrejë në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë. “MIRËMËNGJES dhe me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë, ju uroj…
Sot pjesa më e madhe e Amerikës Veriore dhe Qendrore do të kenë mundësinë të shohin Hënën të kalojë dhe të mbulojë Diellin gjatë një eklipsi total diellor. Eklipsi i plotë do të jetë i dukshëm për miliona njerëz në pjesë të Amerikës së Veriut, Meksikës dhe Kanadasë. Ai do të fillojë nga Oqeani Paqësor Jugor, me zonat e para të Meksikës që do ta vëzhgojnë atë nga bregu i Paqësorit. Rruga e eklipsit do të përshkojë Meksikën dhe do të vazhdojë në SHBA përmes Teksasit, duke vazhduar në verilindje dhe më pas në Kanada. Gjatë eklipsit, kur disku i…
Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja është regjistruar në zonën e plazhit të vjetër në qytetin bregdetar. Makina mësohet se përdorej nga drejtoresha e Tatim Taksave në bashkinë e Vlorës.