Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor që konkludoi në arrestimin e një 45-vjeçar nga Rrësheni, të cilit iu gjetën me vete mina me telekomandë. Balla shkroi se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Postimi i plotë “Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit📍Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë! Gjithashtu parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, zbardhja e ngjarjeve të ndodhura më parë,…
Author: tirana
Dy karabinierë në Itali kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së shtunës në provincën e Salernos. Tre makina, përfshirë atë ku udhëtonin efektivët e ruajtjes së rendit, u përplasën me njëra-tjetrën përgjatë rrugës që lidh komunat Eboli dhe Campagna. Sipas të dhënave, viktimat janë Marshalli Francesco Pastore, 25 vjeç dhe oficeri Domenico Ferraro, 27 vjeç, të dy me origjinë nga Pulia, në detyrë në stacionin Campagna. Gjithashtu, në aksident mbetën të plagosur dhe 4 persona të tjerë që udhëtonin në makinat e tjera, mes të cilëve dhe një…
Është zbardhur konflikti i ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbeg”, ndërsa u vu në pranga një 50-vjeçar që tentoi të qëllonte me pistoletë një 24-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Nga të shtënat nuk u dëmtua asnjë person. NJOFTIMI I POLICISË: Shkodër Zbardhen brenda pak orësh, rrethanat e konfliktit ndërmjet 2 shtetasve, që ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin. Si rezultat i…
Arrestohet një 33-vjeçar në Durrës i cili 4 ditë më parë, dyshohet se vuri lëndë eksplozive në ambientet e jashtme të mobilierisë së një 48-vjeçari, në fshatin Rrashbull. Gjithashtu Alban Qira është është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024. mësohet se nga shpërthimet ka patur vetëm dëme të pjesshme materiale. Po ashtu u sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë të Alban Qira, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve. Njoftimi i policisë: Durrës/Zbardhen 3 rastet e vendosjes së lëndës eksplozive në një mobileri. Identifikohet, lokalizohet dhe vihet…
Egla është kthyer mbrëmjen e djeshme në shtëpi pas disa ditësh izolim në dhomën e bardhë. Mirëpo pas mbarimit të spektaklit ajo ka debatuar me disa prej banorëve, fillimisht me Julin dhe më pas me Liamin. Këtij të fundit aktorja i ka kërkuar që ti mati fjalët kur të flasë me të ose ndryshe do marrë thjesht heshtjen e saj. Ndërsa Liami nga ana tjetër i është përgjigjur se është i gatshëm për çdo gjë. “Të respektosh një njeri nuk do të thotë që mos të luash me të lojëra fjalësh. Siç bën ti i bëj dhe unë, shtoi ai”.…
Kukës- Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në një lokal në qytet, ndërmjet 4 shtetasve, të afërm të njëri-tjetrit. Vihen në pranga 2 shtetas të përfshirë dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Sekuestrohet sendi i fortë (shufra prej hekuri) që u përdor gjatë konfliktit për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit se mesditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Kukësit, 4 shtetas ishin konfliktuar për motive të dobëta, fizikisht dhe me send të fortë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës organizuan punën dhe…
Shumë të huaj që më parë parapëlqenin të kishin një shtëpi banimi në Sarandë, të orientuar prej çmimeve më të lira se tregjet e rajonit sivjet, për shkak të çmimeve të larta, sipas Eron Çumanit, nga agjencia e pasurive të patundshme “Saranda Property” po e zhvendosin kërkesën drejt marrjes së pronave me qira me afat deri në një vit. Në treg konstatohet gjithashtu shtimi i ofertës. Sipas z. Çumani, kjo u ndikua tërësisht nga ndryshimet ligjore për formalizimin e qirasë ditore. “Tregu i qirasë afatgjatë ka filluar të aktivizohet. Shumë shtetas të huaj po orientohen te kërkesa për marrje të…
Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist Robert Fico, e ka mposhtur një kandidat properëndimor për t’u zgjedhur president i ri i Sllovakisë, duke e pasuar Zuzana Captovan. Pellegrini i fitoi 53 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të shtunën, duke e mposhtur ish-ministrin e Jashtëm, properëndimorin Ivan Korcok, i cili i fitoi rreth 47 për qind të votave. “Mund t’ju premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve sllovakë. Zotohem se do të jem gjithmonë në anën e Sllovakisë”, tha Pellegrini pas triumfit në zgjedhje. Pellegrini u bë presidenti i…
Një 45-vjeçar nga Rrësheni ka përfunduar në prangat e policisë. Blutë bëjnë me dije se pas një informacioni se një shtetas po transportonte mina me telekomandë, në drejtim të Rrëshenit, kanë bërë ndalimin e më pas kontrollin fizik të këtij shtetasi. Me vete i arrestuari, i identifikuar si Arili Kalija, kishte mina me telekomandë te lidhura me aparat celular dhe kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të 45-vjeçarit, u gjetën 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive,…
LUSHNJE- Një 25-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi u kap me doza kanabisi me vete gati për shitje. Arrestimi i tij vjen në kuadër të operacionit policor “Tempulli 2”. Gjatë kontrollit në banesën e të riut, në lagjen “Kongresi” në Lushnjë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 205 gramë lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në momentin ndërhyrjes së policisë, i riu e hodhi në territorin e jashtëm të banesës. NJOFTIMI I POLICISË: Lushnjë/Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar. Sekuestrohen në cilësinë e provës…
Selena Gomez festoi të shtunën në New York lansimin e skuqjes së butë me pudër të markës së saj “Rare Beauty”. Këngëtarja 31-vjeçare dukej mahnitëse teksa veshi një ansambël tërësisht rozë, i cili përbëhej nga një fustan me model të lehtë lulesh dhe një pallto rozë mbi supet e saj. Ajo la flokët e saj ngjyrë kafe të lirshme në një stil pak të ndarë anash, me volum në pjesën e pasme duke dhënë një pamje të viteve të 60-ta, shkruan DailyMail. Aktorja e “The Wizards of Waverly Place” ka kombinuar pamjen me taka rozë dhe bizhuteri argjendi, teksa ka pozuar…
Një i ri është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjali” është vënë në pranga shtetasi Jasin Drijaj, 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. “Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve policore. Bëhet me dije se është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, dy krehra me fishekë, automjeti që drejtonte 18-vjeçari dhe celulari…