Selena Gomez festoi të shtunën në New York lansimin e skuqjes së butë me pudër të markës së saj “Rare Beauty”. Këngëtarja 31-vjeçare dukej mahnitëse teksa veshi një ansambël tërësisht rozë, i cili përbëhej nga një fustan me model të lehtë lulesh dhe një pallto rozë mbi supet e saj. Ajo la flokët e saj ngjyrë kafe të lirshme në një stil pak të ndarë anash, me volum në pjesën e pasme duke dhënë një pamje të viteve të 60-ta, shkruan DailyMail. Aktorja e “The Wizards of Waverly Place” ka kombinuar pamjen me taka rozë dhe bizhuteri argjendi, teksa ka pozuar…
Author: tirana
Një i ri është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjali” është vënë në pranga shtetasi Jasin Drijaj, 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. “Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve policore. Bëhet me dije se është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, dy krehra me fishekë, automjeti që drejtonte 18-vjeçari dhe celulari…
SHBA- Cole Bring Plenty aktori amerikan, 27-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Kansas të SHBA. Cole u raportua i zhdukur nga familja e tij në fillim të kësaj jave pasi nuk zhvilloi takimin e planifikuar më herët me agjentin e tij. Duke postuar në Instagram, aktori Moses Brings Plenty, 54 vjeç, konfirmoi vdekjen e nipit të tij duke ndarë një deklaratë nga vëllai i tij, Joe, babai i Cole. “Me pikëllim të thellë konfirmoj se nipi im, Cole, është gjetur dhe nuk është më me ne. Duam të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë për…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina duhet ta përgatitë një numër të madh ushtarësh, përfshirë rezervistë, për ta ndalur ofensivën më të fundit të Rusisë në luftën tashmë mbi dyvjeçare. Gjendja në vijën e frontit është e “vështirë, por e qëndrueshme” tani për tani, tha Zelensky në një intervistë që u transmetua më 6 prill në televizionin ukrainas. Por, Ukraina duhet ta përgatitë një numër të madh të pjesëtarëve për t’i zmbrapsur sulmet ruse, theksoi ai. Duhet të përgatiten brigada për t’i zëvendësuar ata që janë duke luftuar tani, nënvizoi ai, duke shtuar se kjo nënkupton se…
TIRANË- Si asnjëherë tjetër në muajt e parë të vitit, vendi është i mbushur plot me turistë. I gjen kudo, në Tiranë duke shëtitur e duke konsumuar në lokale; në Krujë duke vizituar Muzeun; në bregdet, nga Velipoja në Sarandë, duke shijuar ditët e ngrohta; në qytetet tradicionale Gjirokastër e Berat, apo në Alpe. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në dy muajt e parë të vitit, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me 41%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ka shumë argumente për këtë lulëzim të turizmit, që në fakt erdhi si bekim për vendin,…
Më shumë se 100 mijë izraelitë u mblodhën mbrëmjen e kaluar në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve. Protestuesit akuzuan edhe njëherë autoritetet se nuk i kanë menaxhuar situatat e krijuara që nga sulmi i 7 tetorit, teksa i bënë thirrje kryeministrit Netanyahu që të japë dorëheqjen nga posti dhe t’iu hapë rrugë zgjedhjeve të reja. “6 muaj ferr” ishte parulla kryesore e kësaj proteste gjigante teksa nuk munguan në disa raste dhe përplasjet me forcat e sigurisë. Protestuesit në Tel Aviv ndezën zjarre në rrugën “Kaplan”, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të…
Në 20 ndeshje të këtij sezoni në kampionatin arab, Karim Benzema ia ka dalë të shënojë nëntë gola si dhe të regjistrojë shtatë asistë. ARABI SAUDITE – Karim Benzema po vuan në Arabinë Saudite me skuadrën e Al-Ittihad. Sulmuesi francez është larg statistikave që regjistronte me Realin e Madridit. Por, 36-vjeçari e ka një justifikim për këtë pasi në një intervistë të fundit ia hedh fajin shokëve të skuadrës së Al-Ittihad. Benzema shprehet se në fushë ka nevojë që ata ta mbështesin më shumë ndërsa theksoi se ai e ka të pamundur që ndeshjet t’i fitojë i vetëm. “Sigurisht që unë…
SHBA- Kërcënimet e Iranit për t’u hakmarrë pas sulmit ndaj ambasadës së tij në Siri e kanë vendosur në gjendje alarmi si Izraelin edhe SHBA-në. Qeveritë e të dyja vendeve po përgatiten për një sulm iranian. Sipas mediave amerikane, objektiva mund të jenë si ato të SHBA-së edhe të Izraelit. Mediat amerikane i referohen zërave nga qeveria për sulme të mundshme. Irani bëri përgjegjës për sulmin ndaj ambasadës Izraelin. Kreu i Gardës së Revolucionit Hosein Salami tha, “se asnjë aksion i armikut nuk do të mbesë pa përgjigje”. Kreu i Hezbollahut, Hasan Nasrallah bëri fjalë për një “pikë kthese”. Kryeministri izraelit, Netanjahu ka kërcënuar me pasoja në…
KINË- Kryeministri kinez Li Qiang tha sot se ai shpreson se SHBA dhe Kina mund të jenë partnerë, jo kundërshtarë, duke iu drejtuar Sekretares së Thesarit të SHBA, Janet Yellen, e cila ndodhet në Pekin. Li vuri në dukje në fillim të takimit të tyre dypalësh se përdoruesit kinezë e kanë ndjekur nga afër vizitën e Yellen që kur ajo mbërriti në Kinë të enjten, me ndalesën e parë në pjesën jugore të vendit, Kantonin (Guangzhou), gjë që tregon, sipas tij pritshmëri dhe shpresë se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të përmirësohen”. Nga ana e saj, ministrja…
WhatsApp në pronësi të Meta po nxjerr një përditësim të ri, raportoi WABetaInfo. Platforma e mediave sociale po zhvillon një veçori për të shpallur aplikacione të reja për desktop. Kjo veçaori duhet të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit në një përditësim së shpejti. WABetaInfo raportoi se WhatsApp në dukje është i përkushtuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesit të saj, veçanërisht në pajisjet e lidhura. Platforma në pronësi të Meta po eksploron mundësinë e prezantimit të një baneri brenda ekraneve të pajisjeve të lidhura. Ky baner do të shfaq disponueshmërinë e aplikacioneve të reja të desktopit dhe aftësinë…
Dy policë u vranë nga persona të armatosur të panjohur në provincën veriperëndimore të Pakistanit Khyber Pakhtunkhwa në orët e para të mëngjesit, tha policia. Incidenti ndodhi në lagjen Lakki Marwat të provincës, ku rreth shtatë terroristë sulmuan zyrën e një biznesmeni lokal dhe policia arriti në vendngjarje, thanë burimet policore. Duke parë mbërritjen e policisë, autorët hapën zjarr në drejtim të automjetit të policisë përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Dy policët vdiqën në vendngjarje, ndërsa një tjetër u plagos dhe u dërgua në spitalin më të afërt. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
SHKUP- Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka treguar se çfarë ka bërë për Kosovën gjatë kohës që ka qenë kryesues i OSBE-së. Në një intervistë, Osmani ka thënë se ka qenë ai që ka bërë planin 9 pikësh për mospërshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës. Ai tha se ky propozim i tij më pas është bërë plan i Qeverisë së Kosovës. “Fillimisht kam qenë në vizitë në Prishtinë. Përveç takimit me presidenten, kryeministrin , ministren e jashtme, me kryeministrin vizituam edhe Akademinë për policë, ku i përshëndetem policët e rinj përfshirë edhe ata të komuniteteve.…