Vesa Smolica ka folur pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP”, ku ndër të tjera ajo sqaroi edhe raportin e saj me Romeon, duke zbuluar se dronin “VeRo”, e ka dërguar ajo. Është folur për raportin tënd me Romeon, para dasmës i ke dërguar atij një dron. Nga HeRo ishte VeRo… Vesa: E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet. Kemi krijuar edhe këngë së bashku. Muzika na ka bashkuar. E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok, për shoqëri dhe që e mbështes deri…
Author: tirana
111-vjeçari John Tinniswood nga Britania e Madhe aktualisht mban titullin e njeriut më të moshuar në botë. Kjo pasi mbajtësi i mëparshëm i titullit, Juan Vicente Perez Mora nga Venezuela, vdiq ditë më parë në moshën 114 vjeçare. Tinniswood ka lindur më 26 gusht të vitit 1912 dhe njihet si tifoz i flaktë i Liverpool-it. Ai u takua me gruan e tij Blodwen gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u martuan në vitin 1942. Së bashku, ata kanë një vajzë, Susan. Deri në pensionimin e tij në vitin 1972, Tinniswood ka punuar për Royal Mail, Shell dhe BP. Sa i…
Pas më shumë se dy vitesh, Roma kthehet të fitojë derbin ndaj Lazios. Skuadra e Daniele De Rossit mori 3 pikët pas suksesit 1-0 ndaj rivalëve të kryeqytetit italian, me golin e vetëm të takimit që u shënua nga Gianluca Mancini. Mbrojtësi i Romës shfrytëzoi krosimin e Dybala për të kaluar në avantazh ekipin e tij, në fundin e pjesës së parë. Me këtë triumf në derbi, Roma renditet në vendin e pestë të Serisë A, vetëm 2 pikë larg Bolonjës së vendit të katërt, ndërkohë që Lazio mbetet në vendin e shtatë.
Gjin Gjoni, gjyqtari që i shpëtoi vetting-ut me dorëheqje është zgjedhur kryetar i Rithemelimit për degën e Lezhës. Kandidati i Berishës fitoi garën me diferencë të thellë, përballë dy kandidatëve të tjerë Albert Rrusti dhe Paulin Marku. Në votime kanë marrë pjesë mbi 1100 anëtarë, ndërsa Gjin Gjoni ka marrë 604 vota, Albert Rrusti 313, Paulin Marku 131. ”Doja të falënderoja dy kolegët e mi që bënë një garë dinjitoze. Populli i Lezhës arriti të më votëbesoj mua, dua të falënderoj gjithë votuesit lezhjanë. Situata politike që ne ndodhemi është shumë kritike. PD e Lezhës ka objektiva të qarta në…
I ftuar në “Cherry on Top”, stilisti i njohur Valdrin Sahiti, tregoi si kurrë më parë shumë rreth fillimeve të karrierës së tij. Moderatorja Bora Zemani u ndal edhe tek fustani i aktores Halle Bailey në premierën e filmit “The Little Mermaid” , i cili ishte një krijim i Valdrinit ama i parë diku më parë. Kjo pasi Bora ka veshur më parë një fustan të tillë nga Valdrini dhe është shprehur se e ka kopjuar prej saj pasi ajo e ka veshur e para. Bora: E kam veshur unë e para fustanin metalik të aktores te “Sirena e vogël”,…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se u “bënë përpjekje të premten për të zgjidhur gjithçka” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, para takimit të Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate këtë muaj, ku do të votohet për anëtarësimin apo jo të Kosovës. Lideri serb tha se “përpjekjet u parandaluan falë ndërhyrjes së dy vende”. “Ata u përpoqën dje, para vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të përfunduar gjithçka, dhe falë ndërhyrjes së dy vendeve, kjo nuk ndodhi”, tha Vuçiç të shtunën për gazetarë në Beograd. Vuçiç nuk i shpjegoi “përpjekjet”, e as nuk tregoi se…
Numri i turistëve në qytet dhe plazh është i lartë. Vijnë kryesisht nga vendet nordike, Anglia, Izraeli dhe Polonia. Disa të rinj janë nga Suedia dhe po shijojnë disa ditë pushimesh buzë detit në Durrës, larg vendit të tyre ku aktualisht temperaturat janë të ftohta. “Jemi nga Suedia dhe vendosëm të vijmë këtu se kemi shumë miq që janë nga Shqipëria dhe menduam se do ishte këndshëm ta vizitonim këtë vend”, u shprehën katër turistë. “Është hera ime e parë këtu dhe është bukur. Është vërtet shumë ngrohtë krahasuar me Suedinë. Moti është fantastik dhe njerëzit shumë miqësorë”, tha një…
Armando Broja u pa sërish në fushë, disa ndeshje pasi trajneri i Fulham e kishte lënë jashtë listës së të grumbulluarve. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 85 të ndeshjes që ekipi i tij humbi 1-0 ndaj Newcastle. Broja nuk u grumbullua në 3 ndeshjet e mëparshme të Fulham, ndërkohë që ende nuk e ka gjetur rrjetën me ekipin e ri, tek i cili u huazua nga Chelsea.
Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan kundër Qeverisë së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në qendër të Budapestit të shtunën. Protesta u udhëhoq nga një avokat dikur i afërt me administratën, i cili së fundmi e krijoi një lëvizje politike për ta sfiduar kryeministrin. Protestuesit marshuan drejt Parlamentit në motin e ngrohët pranveror, disa prej të cilëve duke brohoritur “ne nuk frikësohemi” dhe “Orban, jep dorëheqje!”
Një gjest i Romeo Veshajt, i cili i ka derdhur pije në dekolte ka mërzitur dhe acaruar tej mase Erjola Docin, e cila është mbyllur në tualet.Ro meo i ka shkuar nga mbrapa duke i kërkuar të sqarohen dhe duke i thënë se nuk ishte ai qëllimi. Erjola nuk ka pranuar duke i kërkuar të largohej. Erjola: Po më merret fytyra jashtë nga papjekuritë tuaja Romeo: Po të merret fytyra jashtë? Pse mo shpirti? Erjola: Mu zhduk se nuk të flas dot, nuk dua të të shoh me sy! Zhduku! Mos më detyro se nuk kam nga ik këtu. Romeo: Po jo mo shpirti,…
Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot 113-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe. Në nderim të 6 prillit të vitit 1911, kur burrat e malësisë valvitën flamurin e Skënderbeut në Deçiq, sot pranë memorialit të kësaj ngjarjeje historike në Hot të Malësisë së Madhe, u zhvillua ceremonia ku Presidenti i Republikës ngriti flamurin kombëtar. Presidenti Begaj nderoi protagonistët e kryengritjes që dhanë gjithçka për të shpëtuar trojet shqiptare nga copëzimi, si dhe atdhetarët që vazhduan përpjekjen për të bërë të mundur pavarësinë dhe njohjen e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. Ndërsa kujtoi faktet historike të kohës dhe qëllimet e patriotëve të…
Kryetari i grupit Parlamentar të PD dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me shkrimin e kryeministrit Edi Rama, të postuar më rrjetin social “X”, ku shpreh dakordësinë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj pas deklaratës që bëri ky i fundit për arrestimet e urdhëruara nga SPAK për disa zyrtarë në Bashkinë Tiranë. Bardhi shprehet se Rama mbështeti Veliajn sepse e di që kryebashkaku i ka në dorë fatin e pushtetit. “Shantazhi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! Nuk janë thjesht dy hallexjinj të drejtësisë, por edhe dy bashkëpunëtorë të afërt, ku fati i njërit përcakton…