Gjykata e Apelit rrëzoi sot kërkesën e Princ Dobroshit, bosit shqiptar të drogës në Evropë, i cili refuzon të ekstradohet drejt Gjermanisë. Sipas njoftimit, referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimit me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasit kosovar me iniciale P. D, nga ku rezulton se Gjykata Themelore Hamburg, Gjermani, me vendimin nr. 162 Gs 1782/23 , dt. 06.09.2023, ka nxjerrë urdhër arresti për shtetasin kosovar P.D , pasi dyshohet për…
Author: tirana
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se e ka lënë mënjanë sot palestrën të cilës i është futur me ‘kokë’ së fundmi dhe ka zgjedhur që këtë mëngjes ta kalojë mes natyrës. Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet mes pemëve, teksa shprehet: Pranvera sjell edhe aromën e luleve të agrumeve që është shumë frymëzuese. Kot nuk thoshin dikur prill – maj, Vlorës mos u ndaj. Për fat të mirë kemi agrume dhe ktej nga kodrat e Tiranës.
Rryshfeti i mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë ka çuar në pranga 2 persona gjatë 24 orëve të fundit. Policia njofton se u arrestua 20-vjeçari me iniciale S.B. që u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe 40-vjeçari me iniciale O.D. që drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit. Të kapur në këto shkelje, ata kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit rryshfet. Me këto 2 raste, ka shkuar në 38 numri i personave të arrestuave për korrupsion aktiv të punonjësve të Policisë Rrugore të mbetur në tentativë. Policia thotë se lufta kundër këtij fenomeni do të…
Nëna e këngëtarit, Luiz Ejlli ka udhëtuar nga Amerika për në Shqipëri për kaluar pak kohë me djalin e saj dhe nusen, Kiara Tito. Luizi ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, ku ka treguar se Shiroka është vendi i preferuar i nënës së tij, ndërsa kanë vendosur që të drekojnë së bashku në këtë vend turistik. “Si të duket Shkodra dashuri” e pyeti këngëtari Kiarën, e cila tha: “Erdhëm në Shirokë te vendi preferuar”. “Te vendi preferuar i kujt? Nuk është as i jemi dhe as i joti, por i… Është me turp, thuaje një fjalë o mbretëreshë.…
Tufa me euro të vendosura në çorape dhe kokainë në mikrovalë janë zbuluar agjentët e antidrogës në Itali gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia” ku u shkatërruar banda shqiptare. Tre prej të arrestuarve janë kapur në Vlorë, 52-vjeçari Ladi Kalemaj, Floriant dhe Ledjon Muho, përkatësisht 38 dhe 33 vjeç. Banda shqiptare akuzohet se bënin trafik droge nga Gjermania në Itali dhe janë mbajtur nën monitorim gjatë transportit të lëndëve narkotike. Janë marrë 13 masa shtrënguese dhe janë hetuar gjithsej 22 persona, ndërsa gjatë hetimeve është konstatuar se shqiptarët shpërndanin kokainë në të gjithë territorin e Italisë për blerës të shumtë, bashkatdhetarë të tyre. Organizata ishte…
A ka efekte në trupin e njeriut nga eklipsi total i diellit? Kësaj përgjigje i përgjigjet mjeku i hapësirës, Adrianos Golemis, i cili e ka parë fenomenin nga Teksasi. Ai theksoi se pavarësisht vështirësive të motit, ka arritur të vëzhgojë këtë fenomen mbresëlënës. “Me një eksperiment spektrograf ne po përpiqemi të matim spektrin e dritës nga korona diellore që është i dukshëm vetëm gjatë polaritetit të eklipsit“, theksoi mjeku duke shtuar se nuk ka asnjë ndikim të drejtëpërdrejtë në trupin tonë. “Është pak e çuditshme gjatë ditës që temperatura të bjerë, të errësohet kaq papritur. Ne e shohim këtë kryesisht…
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News foli për ndikimin rus në Shqipëri dhe politikanët e lidhur me Moskën zyrtare. Duke iu referuar kërkesës së PS për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrjet e huaja në Shqipëri dhe dezinformimin, Ngjela tha se SHBA-të mund t’u kenë zbuluar të dhëna. Ndërsa sa i takon përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar në politikën shqiptare, avokati tha se në 2017-ën kur PD hyri në Çadër para kryeministrisë, në Tiranë kishte 280 oficerë rusë. “Ka mundësi që politika amerikane t’u ketë dhënë të dhëna. Që kush…
Sot është një ditë e veçantë për Xhensila Myrtezajn. Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar feston sot 30-vjetorin e lindjes. Urimet e para për ditëlidnjen e Xhensilës kanë ardhur në mesnatë nga fansat e saj në rrjete sociale, të cilët kanë publikuar në Instagram fjalë të bukura për këngëtaren. Xhensila Murtezaj ka qenë në epiqendrën e vëmendjes së publikut kohët e fundit për shkak të ndarjes së saj nga Bes Kallaku, i cili konfimroi divorcin me Xhensilën 2 javë më parë në Ferma Vip. Xhensila dhe Besi janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit.
Tre persona, pjesë të një organizate kriminale në Itali,, janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Sammogia”. Për shtetasit Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho., Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Operacioni, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani. Në total janë 22 të dyshuar, teksa janë sekuestrouar 26,5 kilogram kokainë dhe 11 kilogram marihuanë.
Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Sara Karaj ka rrëfyer në Procesi Sportiv se është ngacmuar nga futbollistë shqiptarë pas daljes nga shtëpia. Ajo ka lexuar një nga mesazhet në studio nga një futbollist që jeton ose luan në Angli. “Mesazhe më kanë ardhur, nuk dua t’i nxjerr me emra, por jam habitur me të vërtetë se sa shumë e ndiqnin emisionin. Një që thotë ‘e shihja Bigun veç prej teje, je shqiptarja më e bukur në gjithë Shqipërinë, prefiksi është anglez”, tha Sara.
Policia e Vlorës është vënë në lëvizje pas denoncimeve për tre persona të humbur ditën e hënë. Kanë qenë familjarët që kanë bërë kallëzim pasi kanë humbur kontaktin me ta. Ndër tre të zhdukurit, dy janë vëllezër, por nuk dihet ende identiteti dhe as mosha e tyre. Për gjetjen e këtyre personave të larguar në mënyrë të dyshimtë është angazhuar edhe Forca Kombëtare e Sigurisë krahas Komisariatit të Policisë së Vlorës.
Trupi i dekompozuar i një 46-vjeçari, i cili ishte larguar nga banesa 4 muaj më parë është gjetur në fshatin Kalivaç të Pogradecit. Nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes. “Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor”, sipas njoftimit të policisë.