Një aksident tragjik ndodhi në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 23 vjeçare në gjendje të rëndë për jetën. Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre. 23-vjeçarja që e ka zënë mjeti poshtë është më rëndë, ndërsa të plagosura kanë mbetur dhe 2 motrat e saj, 10 dhe 6. Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe…
Author: tirana
Aktorja Ema Andrea është përfshirë në ”Big Brother Albania Vip 3”. E ftuar në ”Breaking”, ajo ka diskutuar për statusin që ka kryer në rrjete sociale, për dënimin e marrëdhënieve seksuale që kryen në publik. Postimi i saj ka marrë shumë vëmendje, ndërsa ka sjellë reagime edhe nga vëllai i Ilnisës, ish-banores së Big Brother Vip, e cila kur u pyet nëse ka kryer marrëdhënie seksuale në shtëpi me Meritonin, zgjodhi të mos përgjigjet, por të buzëqeshë. Aktorja shkruan në InstaStory: “Kodi Penal/ Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në vende të ekspozuara nga vështrimi i…
Pas votimit me 110 vota në Kuvend, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Amnistinë Penale. Në seancë pati edhe debate mes deputetëve. Nga ky projektligj pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar, dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Do të pushohen menjëherë 232 çështje të protestuesve të opozitës, e po ashtu do të përfitojnë personat të cilët kanë vendim të formës së prerë deri në datë 31 mars 2024. Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit…
Sheshi fundor i Bulevardit të Ri do të shndërrohet në “Tiranën e Re” për 100 vitet e ardhshme. Gjatë prezantimit të projektit, që do të kthejë pjesën fundore të bulevardit, përgjatë Lumit të Tiranës, në pedonale dhe hapësirë argëtuese për të gjitha moshat, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se projekti do të realizohet me një grant prej 11 milionë eurosh nga qeveria e Katarit, për të cilin është lobuar prej disa kohësh. Ai tha se synimi është që Bulevardi i Ri të kthehet në një destinacion, dhe jo thjesht një urë kalimi që lidh Tiranën me Kamzën. “Për gjeneratën…
Këtë të martë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej 3 muaj në arrest shtëpie, Berisha kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo përpjekje e tij u rrëzua. Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër. Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezin, gjithashtu në ”arrest shtëpie”, në përfitimin e pronave të truallit. Malltezi më pas ndërtoi komplekse pallatesh në atë tokë.
Për festën e Fitër Bajramin, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari ka përcjellë një mesazh urimi, ku thekson që të përhapim shpresën dhe tolerancës. “Mbyllim muajin e shenjtë thotë myftiu, por të ruajmë besën e Ramazanit, të mirësisë, për të përhapur shpresë dhe optimizëm në shoqërinë tonë. Fiter Bajramit është ditë gëzimi për familjet, lutjesh dhe adhurimi për të përhapur frymën e shpresës dhe dashamirësisë. Motra dhe vëllezër besimtarë, pas një periudhe 30 ditore ku të gjithë ne u angazhuam me agjërimin e muajit të Ramazanit, me përkrahjen e njerëzve në nevojë, me shpërndarjen e sadakave, me përuljen para duarve…
Orët e qetësisë janë të pakta në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Egla e cila u rikthye nga ”Dhoma e Bardhë”, nuk është tërhequr. Ajo dhe Françeska patën një përballje që shpejt u transformua në një duel plot ironi, i cili thuajse kaloi në ofendime. Egla e ka dëshmuar aftësinë e saj për të bërë lojë të fortë dhe për t’ia dalë gjithmonë në debate. Françeska, e cila ka qenë miss në të kaluarën, nuk heziton ta përmend këtë detaj gjatë lojës. Françeska: Jam ulur kështu që të vij në nivelin tënd, se po të rrija në këmbë,…
Të enjten Kuvendi pritet të vendosë nëse do ta dërgojë mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese apo jo. Në konferencë që pati me gazetarët, deputeti Gazment Bardhi u shpreh se pret reflektim nga qeveria duke shtuar se Kuvendi nuk duhet t’i imponohet Gjykatës Kushtetuese. “Unë pres reflektim deri të enjten, nuk e çoj ndërmend, është e paimagjinueshme që mazhoranca me votë të thotë nuk pyesim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ata nuk u imponohen deputetëve për mandatin, pse u imponohen për ligjet. Këtu ka një non-sens që vjen nga humbja e arsyes për shkak të…
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, është takuar me Donald Trump në rezidencën e ish-presidentit amerikan në Mar-a-Lago të hënën në mbrëmje. Lajmin e konfirmon CNN, përmes dy burimeve që kanë dijeni për vizitën. Takimi në Florida ndodhi para nisjes së vizitës zyrtare të Cameron në Uashington, ku është parashikuar takim me homologun amerikan, Antony Blinken. Një zëdhënës i qeverisë britanike e quajti “procedurë standarde” takimin me opozitën e një shteti partner. “Bisedimet do të fokusohen në disa çështje që janë prioritet për dy shtetet, përfshi sigurimin e mbështetjes për Ukrainën dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, tha zëdhënësi.
Komisionet hetimore për TIMS-in dhe koncensionet në shëndetësi, nuk do të kenë sukses, sipas analistit Fitim Zekthi. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se qëllimi i ngritjes të këtyre komisioneve, ka qenë që Sali Berisha të identifikohet si opozita dhe ai të jetë përballë kryeministrit Edi Rama. Sipas Zekthit, Berisha nuk ka shanse që të kthehet si kryeministër, pasi është i vdekur politikisht. Analisti shtoi se Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji po luftojnë me njëri-tjetrin, për të marrë një rol të rëndësishëm te Foltorja e Sali Berishës. “Ajo është një rutinë parlamentare pa asnjë…
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka, e dënuar nga Apeli i GJKKO-së me burg për korrupsion. KLGJ mori vendimin pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkakimin nga nga detyra të magjistrates së Gjykatës së Durrësit. “Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrates, si dhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe organet e drejtësisë, të gjitha shkelje shumë të rënda disiplinore për të cilat ILD…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejes, Krishtian Shkreli. Kreu i KQZ, Celibashi ka vendosur vazhdimin e mandatit të Kristan Shkrelit si kryebashkiak i Vaut të Dejës, ndërsa u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”. “Ne konstatojmë se Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës. Ky vendim…