Author: tirana

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato është takuar me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, të cilit i ka shprehur mbështetjen për të vijuar punën. “Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e SPAK dhe isha i lumtur që prita sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani”.

Read More

Aktorja Egla Ceno teksa po bisedonte me Julian Dedën në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Albania Vip 3”, ka treguar se asnjëherë do të lejonte një punëdhënës që ti kërkonte favore seksuale në punë. Ceno tha se do ta ngrinte zërin edhe sikur të gjithë botën ta ketë kundër, sepse nuk dëshiron një një burrë ti afrohet vetëm sepse është femër dhe e ka ves atë gjë. “Mua nuk duhet të më ngacmosh në punë, nuk duhet të më kërkosh gjënë (për favore seksuale). Unë jam në anën time të drejtës dhe do e bërtas sikur të gjithë botën…

Read More

Themeluesi i Space X dhe pronari i rrjetit social X, Elon Musk informoi sot se sateliti Starlink tashmë është aktiv edhe në Shqipëri. “Starlink është tani në dispozicion në Shqipëri! Interneti Starlink, me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të vogël, tashmë është i disponueshëm në Shqipëri”, shkruan në rrjetin “X” Elon Musk. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan “Mirë se erdhe Elon”. Starlink është plejada e parë dhe më e madhe satelitore në botë që përdor një orbitë të ulët të Tokës për të ofruar internet me brez të gjerë të aftë për të mbështetur…

Read More

Deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, duke u shprehur se ky është rezultati i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS dhe konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës. Postimi i plotë Arrestimi i Drejtorit të IT në policinë e shtetit, dëshmitari i parë i listuar në planin paraprak të hetimeve të Komisionit Hetimor, Ervin Muça, është rezultat i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS dhe konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës! Mohimi i Edi Ramës për shqetësimin e…

Read More

Qeveria ka vendosur propozimin e projektligjit për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, për shqyrtim dhe miratim në Parlament. V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË ITALISË NË FUSHËN E SIGURIMEVE SHOQËRORE” Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e…

Read More

Në seancën plenare këtë të enjte, do të kalojë për votim në Kuvend projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin. Komisioni i Posaçëm Parlamentar pritet të ketë në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri. Komisioni ka objekt të veprimtarisë së tij: – Të nxitë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një sërë formash, duke përfshirë fushat e dezinformimit nëpërmjet medieve tradicionale dhe atyre sociale për formëzimin e opinionit publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe…

Read More

Paul Williams, profesor i Universitetit Amerikan në Uashington dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, beson se vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar votimet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës, bie ndesh me interesat e qytetarëve serbë në Kosovë. Prof. Williams vlerëson se procesi i normalizimit ka ngecur sepse Serbia refuzon faktin që Kosova është e pavarur dhe shkakton provokime dhe pengesa, përfshirë së fundmi përpjekjet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Prof. Williams, thotë se amerikanët dhe evropianët duhet t’ia bëjnë të qartë…

Read More

Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është vendosur në arrest shtëpie pasi është në hetim për eksportimin e të dhënave të sisitemit TIMS. Prokuroria e Tiranës kërkon të zbatohet masa e arrestit shtëpiak dhe kërkesa u miratua nga gjykata. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237, 242 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Ervin Muça, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 192/b/2 i…

Read More

Sali Berisha shkruan nga izolimi në banesë në Facebook, se për thirrjen e tij në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, klani Rama ka frikë dhe tmerr. ”Të dashur miq, pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8 prill, në nje akt vetëposhtërimi publik, tërhoqën me urdhër të Ramës kërkesën”,-shkruan Berisha. Postimi i plotë Të dashur miq, pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8…

Read More

Deputetët e PS-së Erjon Braçe dhe Etilda Gjoni kanë propozuar ndryshimin e Kodit Penal për të dënuar me gjobë ose burg te gjithë ata që u shesin cigare atyre që ende nuk kanë mbushur 18 vjeç. Sipas Braçes për të luftuar fenomenin e pirjes së cigareve nga të rinjtë duhen marrë masa të ashpra dhe ai propozon gjoba nga 3 deri në 5 milion si dhe si masë ekstreme 6 muaj burg.

Read More

Banorët në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” nuk po gjejnë paqe me njëri-tjetrin. Një debat i ashpër së fundmi u zhvillua në mes të Egla Cenos dhe Françeska Muratit, të cilat kanë eskaluar në ofendime. Ndërsa kanë qenë duke diskutuar, modelja është çuar në këmbë dhe i ka kthyer shpinën Eglës. Egla: Mos na çaj menderen, shko. Mu largo! Je duke më krijuar ankth. Françeska: Me këtë fjalor që po përdor vetëm këtë pamje meriton. Egla: U kam kërkuar ndihmë banorëve për ty. Françeska: Vazhdo kërko ndihmë. Egla: Por ndjej nevojë të jem e mbrojtur nga ty. Egla:…

Read More

Nga avokat Gurali Brahimllari (Magjistrat, ish-gjyqtar) Duke u njohur me statistikat impresionuese mbi konfiskimet e pasurive, që u bënë prezente, disa ditë më parë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, vlersoj se rezultatet e arritura i dedikohen profesionalizmit në rritje të prokurorëve dhe gjykatësve të posaçëm, përkushtimit të tyre për funksionin e rëndësishem që u është ngarkuar si edhe zellit për të zbatuar me efikasitet legjislacionin e gjerë, të shpërndarë në disa ligje të veçanta. Sipas meje, treguesit mbi vlerën e aseteve të konfiskuara, janë rrjedhojë edhe e ndikimit që ka patur në këtë periudhë, aplikimi jo vetëm i ligjit…

Read More