Gazetari Erjon Halili ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Breaking” me gazetaren Dafina Hysa në Top News ku ka folur lidhur me përgatitjet e skuadrës kombëtare të futbollit para nisjes së “Euro 2024” në Gjermani. Halili u shpreh se trajneri ndër dilemat që ka Sylvinho për skuadrën, është se kë do të grumbullojë në repartin e sulmit, mes Brojës, Cikalleshit, Manajt dhe Dakut, pasi ka vend vetëm për dy prej tyre. “Dilemat e Sylvinhos janë në fazën e sulmit aty ku janë disa futbolishtë që luajnë shumë mirë. Përveç Cikalleshit dhe Dakut që kanë qenë protagonist në fazën…
Author: tirana
Analisti Arjan Curi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se amerikanët i kërkonin Lulzim Bashës shumë kohë më parë që të godiste Berishën, por ai hezitonte ta bënte. Sipas Curit, në këtë mënyrë, Lulzim Basha është “agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri”. “E mbani mend kur Yuri Kim i thoshte “Topin e ka Llulli Basha”, i thoshte ajo gjuaje topin, ky nuk e gjuante. Ore jepi i thoshte ajo se e ke penallti, se e ke portën bosh, pa portier. Ky hiç. Lulzim Basha mund të jetë agjenti më i sofistikuar i Berishës në…
Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet social freezing, për ta dalluar nga ngrirja për motive apo probleme shëndetësore. Është një trend rritjeje në Evropë, SHBA dhe Australi, ku mesatarisht procedurat janë rritur me rreth 25-30 % në vit që nga 2016. Pavarësisht përqindjes, që në 2020-2021 preku deri në 70%, në shifra flitet për rreth 5000 raste në 2016 në Evropë, e në 11 mijë në 2021, ndërsa në SHBA nga 16 mijë u kalua brenda 3 vitesh në 25 mijë. Mjekët shpjegojnë se kjo është një procedurë kur…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i bënë thirrje Kongresit amerikan që ta miratojë ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, duke thënë se financimi është kritik për sigurinë e SHBA-së, Evropës dhe botës. Duke folur pas takimit në Departamentin e Shtetit, Blinken përsëriti thirrjet për ligjvënësit që ta zhbllokojnë ndihmën që presidenti Joe Biden kërkon prej muajsh, ndërsa Cameron tha se do ta kërkojë të njëjtën gjë gjatë takimeve që do të zhvillojë në Uashington. “Unë vij këtu pa ndonjë qëllim që t’i jap leksione dikujt, apo t’i them dikujt se çfarë të…
Real Madridi dhe Manchester City kanë luajtur baras me rezultat 3-3 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët që kaluan në avantazh prej 1-0 me golin e shënuar nga Bernardo Silva në minutën e dytë. Pas golit të pësuar Real Madridi mori iniciativën, ku eventualisht ia doli që të përmbysë epërsinë e “Qytetarëve”. Fillimisht ishte Eduardo Camavinga (12’) i cili shënoi për rezultatin 1-1 falë edhe ndihmës nga Ruben Dias i cili devijoi topin. Menjëherë në aksionin e radhës madrilenët ja dolën që të shënojnë edhe golin e…
Pas 102 vitesh, në Selanik të Greqisë është rihapur Xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve komunale. Autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të një muaj agjërimi.
Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë ka shkruar: “Mirëmëngjes. Gëzuar Fitër Bajramin”.
Në mënyrë që t’u merrte një borxh prej mijëra paundësh, një bos i krimit në Britani i kërcënonte borxhlinjtë se për të zgjidhur hallin mund të fuste në lojë edhe “shqiptarin”. Bëhet fjalë për Asim Tufail, një 52-vjeçar i cili rrezikon një dënim të gjatë në burg për rolin e tij në trafikun e drogës e armëve. Siç shkruajnë mediat britanike, ai ishte gjithashtu i përfshirë në operacionet ndërkombëtare të pastrimit të parave dhe ka pranuar se merrej me ‘personat kyçë’ në Manchester dhe Liverpool. Hetuesit thonë se, ndër të tjera, ai vepronte në emër të kriminelëve të tjerë për…
Sot besimtarët myslimane festojnë Fitër Bajramin. Fitër Bajrami kremtohet pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve. Pas faljes së mëngjesit dita për besimtarët myslimanë vijon me vizita tek të afërmit dhe shoqërohet me drekën e Bajramit. Por cilat janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë nga tryeza për këtë festë? Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinë është mishi i qengjit për këtë festë. Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që…
Dashi Do të keni mundësi që të merrni disa propozime interesante, të cilat duhet ti vlerësoni me vëmendjen maksimale. Horoskopi i kësaj të mërkure parashikon një periudhë e cila do ju gjejë mjaft produktiv dhe gjatë së cilës do të çoni përpara projekte të reja. Demi Duhet të shmangni përfshirjen në diskutime të cilat mund të kompromentojnë autoritetin tuaj në vendin e punës. Do të jeni tepër emotiv dhe kjo gjë mund të çojë në reagime të tepruara. Bëni kujdes në dashuri. Binjakët Do të ndiheni disi të dekurajuar për shkak të sjelljes së partnerit/es tuaj. Megjithatë kjo nuk është…
Një vajzë 32-vjeçare në Symi ka përjetuar momente tmerri në orët e para të së martës brenda kafenesë që ajo mban në ishull, kur një 30-vjeçar shqiptar tentoi ta përdhunonte. Gruaja ka arritur të lajmërojë autoritetet, për pasojë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë. 30-vjeçari ka reaguar dhe kur kanë tentuar ta arrestojnë, i ka sulmuar efektivët, të cilët kanë arritur ta imobilizojnë dhe t’i vënë prangat.
Të gjithë myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit që nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore. Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën e Fitër Bajramit. Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh. Agjërimi, tipari kryesor i…