Napoli humbet një protagonist për finalen e këtij sezoni. Mbrojtësi Mathias Olivera do t’i mungojë kampionëve të Italisë për ndeshjen ndaj Frosinones dhe transfertës në Empoli. Përgjigjet e marra sot nuk në lidhje me dëmtimin e muskujve, të pësuar në takimin ndaj Monza-s, nuk ishin pozitive. Olivera do të qëndrojë jashtë fushe 15-20 ditë. Objektivi është rikuperimi i tij për përballjen direkte për Europën më 28 prill me Romën. Të dielën, për ndeshjen ndaj Frosinones, në vend të tij nga minuta e parë do të rikthehet Mario Rui. Olivera do të vlerësohet ditë pas dite, për të saktësuar më pas…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka ka reaguar për pezullimin dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj Ervin Muçës, drejtorit të IT-së në policinë e shtetit, i cili dyshohet se kopjoi të dhënat e sistemit “TIMS” pa pasur autorizim. Noka akuzoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla se e kishte emëruar për këtë qëllim Muçën, ndërsa tha se çështja e të dhënave të sistemit “TIMS” duhet të hetohet nga SPAK. “Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i Rilindjes që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike. Emërimi i…
Mbrëmë në Prime e “Big Brother Alabnia Vip 3”, Romeo Veshaj u zgjodh nga publiku si lider për këtë javë, e ka nisur me një vendim të fortë. Ai ka marrë një vendim të papritur duke vendosur të heqë vajzat nga pastrimi i shtëpisë. Burrat që sa ka qenë e mundur i kanë bërë bisht kësaj sipërmarrje, që sot kanë marrë detyrat secili për punën që do të bëjnë. Vajzat, ka njoftuar Romeo, nëse e ndjeni, po patën dëshirë mund të na ndihmojnë në ndonjë punë të vogël, apo të na gatuajnë diçka. Sigurisht që palët ishin të ndara në…
Një sherr që degraoi në përplasje fizike ndodhi pasditen e djeshme mes 9 adoleshentëve në ambientet e një berberi në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Edhe pse policia njoftoi se sherri fizik mes tyre, ishte për motive të dobëta, sipas JOQ Albania shkaku ka qënë një vajzë. Sipas burimeve të JOQ, sherri ku u thyen xhamat e dyert e berberhanes dhe ishin të përfshirë shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç, ka ndodhur për shkak të një vajze të quajtur “A”. Adoleshentët, mes…
Namazi i Fiter Bajramit u fal këtë mëngjes në sheshin “Skënderbej” nga besimtarët myslimanë, pas 30 ditëve agjërim që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit. Ky është viti i disatë radhazi që besimtarët falen në sheshin qendror të Tiranës, edhe pse duket se në xhaminë e Namzgjasë pas 10 vitesh, punimet po arrijnë drejt fundit. Objekti, ndër më të mëdhenjtë e kultit në kryeqytet ende nuk është hapur për besimtarët dhe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka një datë për këtë. I pyetur në “Ditari” i A2CNN se kur do të hapet xhamia e Namazgjasë, nënkryetari i KMSH-së, Lauren…
Drejtori i IT Ervin Muço, u vu në “Arrest shtëpie” të martën, pasi dyshohet të ketë ndërhyrë verën e shkuar në sistemin TIMS. Arrestimi përkon me nisjen e punës së Komisionit hetimor pikërisht për ngjarjen për të cilën u arrestua drejtori Muço. Prokuroria e Tiranës e cila nisi hetimet, pas kallëzimit të vetë strukturave të policisë, bëri të ditur se drejtori i IT-së, dyshohet për “Hyrje të Paautorizuar Kompjuterike”. “Në 2 gusht te vitit 2023, në bazën e të dhënave të Policisë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara, nga Drejtori Ervin Muco. Veprimet janë kryer në…
Përveç rasteve në rritje me kollë të mirë , të vegjlit po preken edhe nga virusi “Koksaki” ose siç njihet ndryshe sëmundja “duar-këmbë-gojë”. Përhapja e kësaj sëmundje që prek edhe të rriturit që nuk e kanë kaluar në vegjëli, ka bërë që shumë fëmijë t’i drejtohen urgjencës së pediatrisë në QSUT për shkak të temperaturës së lartë dhe puçrrave të qelbëzuara që ju kanë shpërthyer në duar, këmbë dhe gojë. “Virusi Koksaki , apo sëmundja duar-gojë-këmbë ka një përhapje të gjerë e cila merret zakonisht nga ambientet komunitare si çerdhe, kopshte, shkolla dhe manifestohet me puçrra në zonën përreth gojës,…
Këngëtari i njohur i muzikës popullore të jugut, Jurgen Kaçani, feston sot ditëlindjen. Sigurisht urimi i parë për Jurgenin ka ardhur nga motra e tij Mariola Kaçani, e cila ka uruar vëllanë e saj përmes një postimi në Instagram. Jurgen Kaçani baba i një vajze, është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Këngët e tij, më së shumti në bashkëpunim me motrën, Mariola Kaçani janë pjesë e dasmave shqiptare. Projekti i fundit muzikor i Jurgenit është kënga “Vashëzo” një këngë në bashkëpunim me motrën e tij Mariola Kaçani.
Ruanda dhe Gjermania janë vënë në krye të përpjekjeve për kalimin e një projektrezolute e cila e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Kujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Pjesë e nismës që ka tërbuar Serbinë është edhe Shqipëria, siç tregojnë dokumentet e para nga VOA, së bashku me SHBA, Bosnjen vetë, Kilin, Finlandën, Zelandën e re, Turqinë, dhe vende të tjera. Drafti bazohet pjesërisht në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 2004, që shpalli 7 prillin Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit për Gjenocidin e vitit 1994 ndaj grupit Tutsi në Ruandë. Dokumenti do…
Bashkimi Evropian i hapi rrugë idesë për dërgimin e azilkërkuesve në shtete të treta të sigurta jo anëtare siç po vepron Italia me Shqipërinë. Eurodeputetët miratuan paktin e ri për migracionin ku refuzuan modelin britanik që synon zhvendosjen e emigrantëve të parregullt në Ruanda si vendi pritës i përhershëm i tyre. Kjo ide e britanikëve bie ndesh me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Vetëm Austria dhe Danimarka kanë shprehur interes për të ndjekur rrugën e Britanisë së Madhe. Marrëveshja e Romës me Tiranën përshkruan transferimet e emigrantëve të shpëtuar në det në qendrat e ngritura në Shqipëri që…
Namazi i Fiter Bajramit u fal këtë mëngjes në sheshin “Skënderbej” nga besimtarët myslimanë, pas 30 ditëve agjërim që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit. Ky është viti i disatë radhazi që besimtarët falen në sheshin qendror të Tiranës, edhe pse duket se në xhaminë e Namzgjasë pas 10 vitesh, punimet po arrijnë drejt fundit. Objekti, ndër më të mëdhenjtë e kultit në kryeqytet ende nuk është hapur për besimtarët dhe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka një datë për këtë. I pyetur në “Ditari” i A2CNN se kur do të hapet xhamia e Namazgjasë, nënkryetari i KMSH-së, Lauren…
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane ka uruar paqe dhe shëndet për të gjithë në këtë ditë të shenjtë. “Ambasada e SHBA në Tiranë uron përzemërsisht të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin. Duke shënuar fundin e Ramazanit, Fitër Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë” shkruhet në mesazhin e ambasadës. Më tej thuhet se, “paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ata që festojnë në këtë ditë…