Sot e enjte (11 prill) parlamenti do të vendosë për fatin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ajo që mbeti e paqartë nga vendimi i marrë në Këshillin për Mandatet është qëndrimi i shumicës socialiste ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në vendimin e saj për çështjen “Xhaçka” thuhet se kur e 1/10 e deputetëve ngrejnë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në “Kushtetuese”. Në mungesë të një qëndrimi nëse shumica socialiste do ta çojë ose jo për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, ajo…
Author: tirana
Dashi Do e përballoni këtë ditë me shumë qetësi, sidomos nëse në dashuri po mundoheni të rindizni pasionin. Rigjetja e ekuilibrit do të jetë shumë e lehtë, por vetëm nëse do dini të limitoni disa tensione. Në vendin e punës parashikohen konflikte të vogla. Demi Kjo është një periudhë mjaft aktive, ku do të jeni gjithmonë gati për të jetuar aventura të reja. Kjo gjë do ju lejojë që të bëni njohje të reja dhe të nxirrni përfitime në vendin e punës prej tyre. Favorizohen bashkëpunimet e reja. Binjakët Parashikohet një ditë të cilën duhet ta përballoni me qetësinë e…
Situatat në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, nuk kanë të sosur. Banorët të ndarë në grupe duhet të realizojnë një kërcim, Jetmiri ka shtyrë Lidin, i cili është rrëzuar në pishinë bashkë me mikrofonin. Nga pamjet duket qartë, që Lidi i shtyrë nga Jetmiri është rrëzuar në pishinë bashkë me mikrofonin. Një nga rregullat e produksionit të Big Brother është që mikrofonat të mos lagen, pra banorët të mos futen në pishinë me mikrofon. Më pas, Jetmiri bën sikur rrëzohet dhe duke ndjekur pas Lidin, dëgjohet teksa thotë “Pa dashje, pa dashje. E shtyva unë”. Për këtë në…
Real Madrid dhe Manchester City barazuan 3-3 në çerekfinalen e parë të Champions League. Në “Bernabeu” dy skuadrat dhuruan spektakël dhe lanë gjithçka të hapur për kalimin më tej në ndeshjen e kthimit pas një jave në “Etihad”. Pep Guardiola tha se rezultati ishte i mirë, pasi po luanin në “Bernabeu”. I pyetur nga gazetarët për lojën jo dominuese, spanjolli tha se ishin duke luajtur kundër Realit. “Madridi është gjithmonë i veçantë. Ne morëm epërsinë, por nuk ka mbaruar kurrë këtu. Ne e pranojmë rezultatin, javën tjetër do të luajmë në një stadium plot, tifozët do të na ndihmojnë. Pse…
Zëvendës drejtori i policisë për veriun në Kosovë, Veton Elshani, thotë se situata në atë pjesë të vendit nuk është e mirë, edhe pse momentalisht e qetë. Ai i tregon gazetares britanike se me çfarë rreziku haset çdo ditë policia e Kosovës, me patrullat që duhet të kenë me vete dronë, dylbi, jelekë antiplumb, AK-47 dhe armë të tjera. The Telegraph sjell në vëmendje deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilat sinjalizoi se mund të nisë një pushtim. Frika për shpërthimin e një luftë kulmoi në shtator të vitit 2023 kur paramilitarët serbë kryen sulmin në…
Grupi Parlamentar i PD-së pas refuzimit të interpelancës nga kryeministri Edi Rama për denoncimin mbi përfshirje e vëllait të tij Olsi Rama në Laboratorin e drogës në Xibrakë, nuk ka hequr dorë. Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë. “Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotë identitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016. Por, dy vite më pas ky procedim penal…
Egla dhe Meritoni, dy banorët e shtëpisë së ”Big Brother VIP 3”, edhe pse ishin në Dhomën e Bardhë për shkak të sjelljes, nuk kanë ndryshuar dhe janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin. Teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë, Egla i thotë Meritonit se është i pafè dhe i pafytyrë. Sipas Eglës, për ditëlindjen e saj Meritoni është sjell keq ndërsa Natën e Kadrit ndryshoi sjellje. Egla: Ti provokon, nuk do arrish më asgjë tjetër. Meriton: Asnjëherë, është për përndjekje. Egla: E ke gojën me myk të bardhë, Meriton: Ça nuk the për profesionin. Përmend çmimet,…
Për herë të parë një operacion i rrallë në mjekësinë shqiptare. Rezeksioni i trakesë tek “QSR Tiranë Shefqet Ndroqi” u krye tek një pacient 30-vjeçar që ishte diagnostikuar me një stenozë të rëndë të trakesë dhe fistul trakeo-ezofageale, si pasojë e intubimit të zgjatur. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook. “Në këtë ndërhyrje tepër komplekse që realizohet vetëm në klinika shumë të specializuara nëpër botë, pacientit iu realizua rezeksion prej 3 cm i pjesës së sipërme të trakesë dhe u realizua anastmoza e suksesshme trakeo-laringeale”, shkruan Rama. Po ashtu kryeministri Edi Rama…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi në këtë ditë feste të Fitër Bajramit, Shtëpinë e Foshnjës “Hanna dhe Rozafa” në Tiranë. Koçiu i falënderoi për përkujdesjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për t’u dhuruar këtyre fëmijëve sadopak dashuri prindërore dhe ngrohtësi familjare. Ministrja theksoi angazhimin e vazhdueshëm të MSHMS-së dhe Shërbimit Social Shtetëror për t’u ardhur në ndihmë dhe mbështetur fëmijët pa kujdes prindëror. “Shërbimi ynë Social i ka të gjitha kushtet që të mbrojë absolutisht çdo të mitur në Republikën e Shqipërisë dhe t’i ofrojë një rritje të denjë, ashtu si të gjithë moshatarët e…
Sot në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, Erjola shpërtheu në lot pas debateve të shumta me Gracianon ditën e sotme, por edhe me banorët e tjerë. Banorja ka reaguar me të bërtitura duke u thënë banorëve se ‘jeni të gjithë të shpifur’ dhe ‘më bëtë të qaja edhe për ditëlindje të mamit’. ”Po më prekin shumë, ju turp t’u vijë për ditëlindje të babit më bëni të qaj dhe ditëlindje të mamit. Ju pje*sha në situata. Një skizofrene më hodhi tortën dhe një tjetër vini më prekni, ikni me gjithë situata, ma shpifët, njerëz të shfazuar. Me ju…
Jozefina Topalli me demokratët e Rrëshenit, tha se Shqipëria sot është Republika e grabitjes. Ish-kryeparlmentarja Topalli theksoi se demokratëve dhe shqiptarëve nuk iu falet nëse nuk reagojnë. Ajo shtoi se edhe pushtuesi nuk i ka larguar shqiptarët në këto përmasa, sa janë larguar në këto kohë. “Shqipëria është në emergjencë për demokraci për të ndryshuar. Ne nuk na falet nëse nuk reagojmë, sepse ne jetojmë në Republikën e 5D, ne jetojmë në qeverisjen e ministrave investitorëve strategjikë, ne jetojmë në Republikën e grabitjes. Ne jetojmë në një vend ku kanë ikur shumë të rinj. Edhe pushtuesi nuk i ka larguar…
Rroba falas për Fiter Bajram. Një çift nga Gjilani bën këtë gjest unik për familjet në nevojë. Gëzim e Xhani Mehmeti treguan se këtë vit kanë pasur shumë kërkesa jo veç nga Kosova por dhe Shqipëria. Ata treguan se deri më tani kanë dhuruar 400 pako. “Nuk është hera e parë. Ka 6 vite që dhurojmë, por kësaj here e kemi bërë lajmërimin më herët. Zakonisht e bëjmë një ditë para festës. Tani e kemi bërë lajmërimin dy tre ditë përpara dhe ka pasur kërkesa prej tërë Kosovës edhe prej Shqipërisë për rroba për ata njerëz që kanë vërtetë nevojë.…